Kjo është pamja e rrugës Shëngjin–Velipojë, pranë fshatit Rrjoll. Për shkak të rrëshqitjes së dherave, traseja e rrugës ka pësuar çarje në një gjatësi të konsiderueshme dhe rrezikon shembjen e plotë.
Pas problematikës së krijuar, është bllokuar një krah i lëvizjes në zonën ku janë konstatuar rrëshqitjet e dherave dhe qarkullimi kryhet me vështirësi vetëm në njërin sens. Siç shihet në pamjet e Report Tv rruga paraqet rrezikshmëri për drejtuesit e automjeteve.
Kompania që ka ndërtuar këtë segment rrugor ka vendosur barriera betoni dhe sinjalistikë në një gjatësi prej 50 metrash.
Rruga panoramike Shëngjin–Velipojë u hap për qarkullimin e automjeteve në pranverë të këtij viti. Ky segment rrugor, me gjatësi 15 km, është investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit me 3.8 milionë euro, dhe kompania fituese e tenderit është Gener 2.
Sipas të dhënave, është kompania ndërtuese ajo që ka detyrim ligjor të ndërhyjë për çdo problematikë deri në prill të vitit 2026 kur do të dorëzohet projekti.
Por ky nuk është rasti i vetem. Pak ditë më parë Report Tv solli në vëmendje dëmtimet në ura që ka pësuar autostrada me pagesë Thumanë–Kashar, që u promovua si “autostrada e parë e kategorisë A në Shqipëri”.
Këto janë rrugët e reja, të inaugurara me pompozitet që po përballen me defekte serioze brenda pak muajsh. Çarje, shembje, rrëshqitje, dhe ndërhyrje të përkohshme janë bërë tashmë realitet i përditshëm.

Nuk e kuptoj ku do të shkojmë kështu!
Këto kur i dëgjon të duken si legjenda, por në fakt janë ngjarje të dhimbshme të shekullit 21.
Fatkeqësi kombëtare që po na fusin
në gropë dhe jo në Europë.
Ne Gjermani jane akoma ne gjendje te shkelqyer autastradat dhe godinat gjigande te ndertuara gjate qeverisjes se Rajhut te Trete dhe bile shume me heret.
Pse kjo ngutje e madhe me tam tame per inagurime te nxituara si dikur Vicidoli kur peruroi rrugen Tirane Elbasan qe u keput si pras ne Krrabe pas 3 muajsh qe pastaj e regulloi Gjigandi.Edi Rama.
Sot jane bere te dukeshme ndertimet pa cilesi.
Shihni ne Durres aksin e bulevardit qe eshte bere sikur ka bombarduar Putini , gropa gropa , tek shatervani stolat prej betoni te thyer pllakat ne gjendje te mjerueshme, tek Pallati i sportit pa kaluar viti trotuari ka te gjitha pusetat me pllaka te thyera.
Turp i madh. Kush i.merr ne dorzim keto objekte duhet te jape llogari para ligjit.
Keto firma qe ndertojne duhet te riparojne deri ne nje cdo dem deri ne 3 vjet nga ndertimi pa cilesi dhe nuk duhet te lejohen te marrin pjese ne tendera publike per 5 vjet , ndryshe po investojme kot.
Punime turkarape gayner 2
Por ky nuk është rasti i vetem. Pak ditë më parë Report Tv solli në vëmendje dëmtimet në ura që ka pësuar autostrada me pagesë Thumanë–Kashar, që u promovua si “autostrada e parë e kategorisë A në Shqipëri”.
Cbehet keshtu me keto punime, kush kontrollon, sa shpenzohet, nxitojne ta mbyllin per te marre punen e radhes,,, Autostrada e pare e kategorisë A me demtime ne ura. Edhe me pagese nuk ke siguri. Organet e kontrollit ne Spak.
Panorame.Rruge Panoramike,,dmth.Kjo edhe ca te tjera nuk jane rruge trafiku per tonazhe te renda,per Transport.Jane rruge turistike per karroca golfi,taxi Safari,qe turistet te bejne fotografi. Edhe nje Piste garash Formula 1,qe po ndertohet ne zall te Shkumbinit diku ne Elbasan,nuk eshte vertete nje Piste makinash gare,se aty behet kasaphane me ato shpejtesi avionesh qe shkojne ne 350km/ore.Tabani prej rere dhe zhavorri i Shkumbinit ka fundosur shtepite e katundareve zaptues dhe pritat e betonit,jo rrugen,qe do ta beje copa copa,as tanku sovjetik nuk do kaloje ne te,jo Ferrari. Por Pista po ndertohet per nje enderr te kahershme te Edit,qe po djeg etapat,Do udheheqe Boten drejt teknologjive fantashkencore te Hollywoodit me satelite,me ministre Diella,me mbjellje fidanesh me drone(trecope bajraktar ka tartakuti,Ukraina ka 3 miljone dhe nuk po fiton dot luften).Aty ku po nderton ky pisten Ferrari,romaket e lashte ndertuan Uren e Topciast me kollona betoni veshur me gure te latuar te lidhur me trare druri.(betoni romak eshte aq i fuqishem,i qendryeshem,sa mjaft ura edhe sot jane ne kembe dhe kupola e Panteonit te Agrikoles nuk ka pesuar nje plasaritje per 2100 vjet,Amfiteatri i Durresit vetem cka demtuar qysqia e rraces me shkattruese ne bote,qe eshte rraca shqiptare,por vitet dhe natyra nuk e kane cimbisur fare).Ne Uren e topciasit nuk kane aplikuar lidhje guri midis kollonave,sepse nuk mban Tabani i lumit.Rera dhe zhavorri Shkumbinit jane te rreshqitshme.o teknollogjine romake,por ky nuk di as teknologjine e majmunit prehistorik, qe kane lene nje Llafe te urte.Me Lumin,me Zjarrin mos luaj.
Si thoshte sociopati Rama “Saliu i ka lene rruget rrugeve”….
Ja c’po ndodh tani me rruget e tij te florinjta, me te shtrenjat ne Europe, qe shemben si te ishin shtigje te hapura nga femijet.
Ja c’ndodh kur jep koncensione korruptive. Nuk ka lene oligark pa korruptuar ky edepsez. Qofte edhe nje. Njerit jepi nje rruge ketu, tjetrit nje tynel atje, nje tjetri akoma toke pafund per resorte.
Tani beni krahasimin mes Rruges se Kombit te Berishes me kete Qafe Plloce te ketij Rame pllogjshit, e cila shembet sa here bie shi…
Por beni krahasimet edhe mes rrugeve te tjera te ndertuara ne qeverisjet perkatese; nuk ka asnje rekord shembjeje rruge te ndertuar nen qeverisjen Berisha, perkundrazi gjithe shembujt qe sillen jane nga keto te monstres Rama.
Bile edhe kur ndonje biznesmen, qe ka ndertuar ne kohen e Berishes, porqe sot e ka blere Rama, i ben rruget shkel e shko, edhe pse tenderin e falur nga Kryeqenefi e ka fituar ne kushte shume me te favorshme se dikur.
Kjo Monster jo vetem qe mbledh te korruptuarit dhe hajdutet kudo qe jane, por edhe ata biznesmene te ndershem dikur, ka aftesine t’i shnderroje ne hajdute si veten.