Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U përfshinë në sulme kibernetike, Shtëpia e Bardhë sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > U përfshinë në sulme kibernetike, Shtëpia e Bardhë sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut
AktualitetBote

U përfshinë në sulme kibernetike, Shtëpia e Bardhë sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut

Published: May 23, 2023
Shpërndaje

Në listën e sanksioneve janë vendosur katër organizata dhe një individ për përfshirjen e tyre në fshehjen e fondeve dhe në aktivitete dashakeqe kibernetike, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

Një individ, i identifikuar si Kim Sang Man, dhe kompania për bashkëpunim të teknologjisë së informacionit, Chinyong – me seli në Korenë e Veriut – u sanksionuan nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut, për shkak të aktivitetit të tyre në fushën e teknologjisë informative, tha Thesari.

Koreja e Veriut mbikëqyrë mijëra punëtorë të teknologjisë informative në mbarë botën, por shumica e tyre janë të vendosur në Kinë dhe Rusi, tha Thesari. Këta punëtorë “gjenerojnë të ardhura që i kontribuojnë programeve të armëve të shkatërrimit në masë dhe programeve të raketave balistike”.

- Publicitet -

Këta punëtorë fshehin identitetin e tyre, vendndodhjen dhe prejardhjen e tyre dhe përdorin dokumente të rreme për të aplikuar për punë, thanë autoritetet amerikane.

Tri grupet e tjera të sanksionuara nga Uashingtoni – Qendra Kërkimore 110, Universiteti i Automatizmit në Penjian dhe Byroja e Zbulimit Teknik – paraprakisht ishin sanksionuar nga Koreja e Jugut për përfshirjen e tyre në operacionet kibernetike dhe gjenerimin e paligjshëm të të ardhurave, me të cilat mbështetej programi i armëve të shkatërrimit në masë i Koresë së Veriut, tha Thesari amerikan.

“Veprimet e sotme vazhdojnë të vënë në pah operacionet e gjera e të paligjshme kibernetike dhe të punonjësve të teknologjisë informative të Koresë së Veriut, që financojnë armët e paligjshme të shkatërrimit në masë të regjimit dhe programet e tij të raketave balistike”, u tha në njoftimin e Thesarit.

Thesari theksoi se Byroja e Zbulimit Teknik udhëheqë përpjekjet e sulmeve kibernetike të Koresë së Veriut dhe mbikëqyrë departamente që janë të lidhura me Grupin Lazarus.

Lazarus është akuzuar se ka kryer një prej vjedhjeve më të mëdha në histori të kriptovalutave në mars të vitit 2020. Ky grup pretendohet se ka vjedhur kriptovaluta në vlerë prej rreth 620 milionë dollarësh.

m.b/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Greqia merr pamjen e “Ferrit”, zjarre masive në ishujt helenë
  • Nafta shkon 214 lekë për litër, Braçe: Të kthehet Bordi i Transparencës, rritja është e qëllimshme
  • Balluku qëndron 20 minuta në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve
  • Ilir Beqaj lirohet nga qelia, GJKKO i cakton masën arrest në shtëpi
  • 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit

Komentet e Fundit

  1. nastradini on A do arrestohet Balluku
  2. Supaxhiu 300 evro on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  3. Zhorzho on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  4. Xen Bolja on A do arrestohet Balluku
  5. Arbeni on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?