Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U përjashtua se i doli krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza! Mbështeta PS? Ta faktojnë ose përfundojmë në gjykatë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > U përjashtua se i doli krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza! Mbështeta PS? Ta faktojnë ose përfundojmë në gjykatë
Politike

U përjashtua se i doli krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza! Mbështeta PS? Ta faktojnë ose përfundojmë në gjykatë

Published: March 26, 2026
Shpërndaje

I kam qëndruar pranë Berishës në ditët e veta më të zeza. E di ai si e kam takuar 2-3 ditët e para pasi e përjashtoi Lulzim Basha.

Kështu shprehet Dritan Burgija, i cili u përjashtua nga grupi i anëtarëve demokratë të Këshillit Bashkiak Durrës, të cilin edhe e drejtonte, vetëm sepse është mbështetës i Ervin Salianjit.

Në një intervistë në “Studio Live” me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, Burgija thotë se përjashtimin e tij e mësoi nga mediat, dhe kjo është një arsye më shumë pse është zhgënjyer nga vendimi, për të cilin bën përgjegjës drejtpërdrejt Sali Bërishën.

- Publicitet -

“Ishte vendim surprizë, me thënë të drejtën, dhe vendim zhgënjyes, një vendim i pabazuar dhe i pafaktuar. Minimalisht duhet të më kishin bërë me dije për veprimet që po ndërmerrnin që unë mos të surprizohesha nga mediat dhe ta merrja vesh nga ju këtë punë. E kam marrë vesh nga mediat dje, më kanë telefonuar, më kanë thënë: “Di gjë për këtë?”. Ndërkohë që Shqiptarja.com kishte publikuar edhe shkresën, unë u surprizova. Qesha dhe nuk dija se çfarë emri t’i vija. Nejse, kaloi, unë e mora me sportivitet”,- thotë demokrati.

“Me thënë të drejtën, unë do bëj përgjegjës Sali Berishën, se është njeriu që unë kam mbajtur marrëdhënie më të ngushta se me çdo njeri tjetër atje. Unë drejtova Degën e PD Durrës prej 2021, për 3 vite, derisa vendosa vetë të mos jem më drejtues në Partinë Demokratike Durrës dhe kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer. Me takime të përzemërta, me falënderime për punën që bëja dhe nuk ma merrte mendja kurrë se pas një pune dhe lodhjeje të tillë krah Sali Berishës, do të përfundonte kjo histori kështu. Them do përfundonte, po nuk ka përfunduar, se unë jam pjesë e Partisë Demokratike, por që të arrinte puna deri këtu sa unë të përjashtohesha me një shkresë nga Sali Berisha”,- shton Burgija.

Ish-drejtuesi i Degës së PD-së në Durrës dhe ish-kryetari i grupit të këshilltarëve demokratë në Bashkinë e qytetit bregdetar, thotë se vendimet në selinë blu merren “kokë më kokë” nëpër zyra, dhe se asnjë hap politik aty nuk hidhet pa dijeninë dhe “bekimin” e Berishës.

“S’jam te Partia Demokratike prej Berishës apo prej Flamur Nokës. Sa i përket firmës që mban shkresa, në kokën e shkresës thuhet “Kryesia”. Kryesia dihet kush është. Ata mblidhen kokë më kokë dhe marrin vendimin dhe vendim të firmosur nga Flamur Noka pa e ditur Sali Berisha nuk ka”,- thotë Burgija.

Akuzat e krydemokratit për mbështetje të Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Burgija i mohon plotësisht. Për më tepër, demokrati i përjashtuar i kujton Berishës solidaritetin dhe përkrahjen e tij kur vetë ish-kryeministri u përjashtua nga partia me vendim të Lulzim Bashës.

“Ndoqa reagimin e zotit Berisha sot në media, ku fliste për qëndrime dhe na akuzonte ne se paskemi përfituar dhe paskemi qenë mbështetës të Partisë Socialiste. Nuk ishin vetëm fjalë, por edhe qëndrime që kishim mbajtur ne. Unë nuk e di se kujt i referohet zoti Berisha. Cilave qëndrime u referohet zoti Berisha? Ose jeton në botë paralele ose këshilltarët i ka dizastër. Po përdor këtë fjalën siç iu drejtua ai dikur Lul Bashës. Hapi rekordet e Këshillit Bashkiak Durrës. Po deshe, t’i vë në dispozicion edhe procesverbalet që na vijnë në email pas mbledhjes, që mbajmë secili prej nesh, dhe pastaj flasim për qëndrime. I kam qëndruar pranë Berishës në ditët e veta më të zeza. E di ai si e kam takuar 2-3 ditët e para pasi e përjashtoi Lulzim Basha”,- thotë Burgija.

Demokrati sfidon Flamur Nokën që të faktojë akuzat për tradhti poltike ose sekretari i Përgjithshëm i PD-së do të shkojë “në gjykatë, do përgjigjet në gjykatë për këtë shpifje të ulët që ka bërë”.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!

Komentet e Fundit

  1. Vlora Vlora on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  2. 666 on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Bureto on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. Joyce on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. Anonymous on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?