Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U plagos në sy gjatë protestës, Prokuroria e Tiranës nis hetim për rastin e 28-vjeçarit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > U plagos në sy gjatë protestës, Prokuroria e Tiranës nis hetim për rastin e 28-vjeçarit
AktualitetKronike

U plagos në sy gjatë protestës, Prokuroria e Tiranës nis hetim për rastin e 28-vjeçarit

Published: October 26, 2026
Shpërndaje

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet kryesisht për plagosjen e 28-vjeçarit Erion Vishkulli, i cili mbeti i dëmtuar në sy gjatë protestës së zhvilluar të shtunën në kryeqytet. I riu dyshohet se u godit me plumb gome dhe është dërguar në Itali për mjekim të specializuar.

Sipas njoftimit zyrtar, organi i akuzës ka regjistruar procedimin penal për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “kryerjes së veprimeve arbitrare”. Po ashtu po hetohet përdorimi jo proporcional i forcës nga policia.

Në kuadër të hetimeve, prokuroria ka administruar pamjet filmike të vëna në dispozicion nga Banka e Shqipërisë, si dhe kartelën mjekësore të të riut pranë Spitalit Universitar të Traumës. Gjithashtu, po kryhen veprime hetimore në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

- Publicitet -

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë bën me dije se ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.7806, të vitit 2026, për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 250 të Kodit Penal, në lidhje me dëmtimin e shtetasit E.V. gjatë protestave të zhvilluara në kryeqytet.

Menjëherë pas ngjarjes të regjistruar më 24.10.2026, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë janë kryer veprimet e nevojshme hetimore, ndër të cilat si administrimi i pamjeve filmike të vëna në dispozicion nga Banka e Shqipërisë, marrja e kartelës mjekësore pranë Spitalit Universitar të Traumës, si dhe kryerja e veprimeve hetimore në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Gjithashtu, në kuadër të hetimeve po punohet për përcaktimin e mënyrave konkrete të komunikimit me autoritetet italiane, me qëllim përcjelljen e një letërporosie drejtpërdrejt pranë këtyre autoriteteve.

Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.

Gjithashtu në të njëjtin procedim po hetohet dhe po kryhen veprime në lidhje me dëmtimin e disa shtetasve, pas dyshimeve për përdorimin jo proporcional të forcës nga disa punonjës së policisë së shtetit në protesta”, thuhet në njoftim.

Deri në këtë fazë janë administruar rreth 20 kartela mjekësore të shtetasve të dëmtuar dhe po kryen verifikimet për këto raste me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lista Studentore mundi Vuçiçin në zgjedhje, mesazhi i Veliaj: Protestat nuk janë ‘fundi i botës’
  • U plagos në sy gjatë protestës, Prokuroria e Tiranës nis hetim për rastin e 28-vjeçarit
  • EMRAT: Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme
  • Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?
  • Balla për protestën e studentëve: Dorëheqja e Ramës nuk ka për të ndodhur kurrë

Komentet e Fundit

  1. Ndryshim apo riciklim? on Serbia rrëzon Vuçiçin, partia e krijuar nga protestat studentore fiton bindshëm zgjedhjet
  2. ¿? on Ish-frymëzuesi i studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve
  3. Ksenofon Sulejmani 🤣 on Ish-frymëzuesi i studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve
  4. Sakte on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë
  5. Gjoba qesharake on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?