Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Abuzimi me fondet IPARD, ish-ministrja Frida Krifca merret në pyetje nga SPAK
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Abuzimi me fondet IPARD, ish-ministrja Frida Krifca merret në pyetje nga SPAK
EkonomiLajmi i fundit

Abuzimi me fondet IPARD, ish-ministrja Frida Krifca merret në pyetje nga SPAK

Published: March 19, 2026
Shpërndaje

Ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka dhënë dëshmi për disa orë të martën e 17 marsit në SPAK, për dosjen që po hetohet nga prokurori Klodian Braho mbi abuzimet me fondet e programit të IPARD.

Krifca është pyetur si person në dijeni teksa SPAK, ka intensifikuar hetimet për këtë dosje.

Më herët Reni Ashiku, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-ministres Krifca, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje.

- Publicitet -

Burime pranë organit hetues bëjnë me dije se kjo është një dosje që po hetohet me prioritet dhe paralelisht me marrjen e dëshmive po mblidhen edhe prova të tjera rreth skamës së dyshuar abuzive.

Më herët Bashkimi Europian kërkoi nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33.5 milionë euro në kuadër të programit IPARD 2.

Kjo shumë konsiderohet si e shpenzuar në mënyrë të parregullt në harkun e viteve 2020-2022. Pas hetimeve të kryera, Zyra Europiane Kundër Mashtrimit gjeti 52 rast të abuzimit me paratë që BE jep në kuadër të IPARD.

“Çdo shumë që rezulton të jetë përdorur në mënyrë të parregullt do të duhet të kthehet në buxhetin e BE-së. Qeveria shqiptare ka angazhuar një kompani të jashtme të specializuar për të kryer një auditim të thelluar të granteve dhe pagesave të IPARD II, si edhe të sistemit të ri të brendshëm të menaxhimit dhe kontrollit. Tashmë që autoritetet kanë marrë rekomandimet e auditimit, ato po vlerësojnë masat përkatëse korrigjuese”, thotë Komisioni Europian për A2 CNN.

Rastet dhe shuma e gjetur si e shpenzuar në formë të parregullt në Shqipëri është më e larta në Rajon, madje duke ja kaluar edhe Turqisë.

Komisioni Europian kërkon nga Qeveria e Shqipërisë “që ta trajtojë me seriozisht maksimal këtë çështje”:

“Duke qenë se bëhet fjalë për fondet e taksapaguesve të Bashkimit Evropian, Komisioni pret që autoritetet shqiptare ta trajtojnë këtë çështje me seriozitet maksimal. Bashkimi Evropian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë fermerët shqiptarë, sektorin agro-ushqimor dhe zonat rurale në të ardhmen, me kusht që interesat financiare të Bashkimit Evropian të mbrohen siç duhet”.

Bashkë me një pjesë të fondeve të IPARD 2, pezull kanë mbetur edhe ato të IPARD 3. Janë 146 milionë euro në total, 112 milionë prej të cilave financim nga Bashkimi Evropian.

Me fondet që skadojnë në vitin 2027, Shqipëria mund të mos përfitojë asnjë qindarkë nëse nuk lëviz më shpejt në përpjeke për të rifituar besimin e institucioneve të BE:

“Aktualisht, po zhvillohet një procedurë dypalëshe midis Komisionit Evropian dhe autoriteteve shqiptare, me qëllim që të sigurohet vendosja sa më shpejt e masave të duhura korrigjuese nga ana e institucioneve shqiptare”.

Veç institucioneve të Bashkimit EUropian, çështja e abuzimit me fondet IPARD të Bashkimit Evropian po hetohet edhe nga SPAK.

d.x. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
18 Comments
  • xhaxhi moderatori says:
    December 11, 2025 at 7:54 am

    T`i paguaje Edi Rama,Grida Grifsha,Ilir Beqja,se ata i kane marre.Ky u be:Hap e hajdutlluk,.Cdo firme,qe vulos nje hajdutlluk.Cdo emerim eshte nje minister hajdut,,cdo projekt eshte nje fole hajdutesh,.Nuk ke ku ta kapesh. Nuk i thua dot-Atletet i ke blere,apo i ke vjedhur?As kopsat e xhaketes nuk i ka te vetat.

    Reply
  • Asd says:
    December 11, 2025 at 8:03 am

    Keta s’e rruajne fare dhe vjedhin fondet e BE, imagjinoni se cfare u bejne fondeve publike te taksapaguesve te gjore shqiptare. Ne jemi ne dore te Ali Babes me 40 hajdute.

    Reply
  • Detari says:
    December 11, 2025 at 9:55 am

    si nuk u ngopen ore cfare rrace kafshe jane? Vetem denimi me vdekje i politikanve e zgjidh kete problem.

    Reply
  • Ok says:
    December 11, 2025 at 10:57 am

    I ka marre Ballukja

    Reply
  • Arben says:
    December 11, 2025 at 12:18 pm

    Paguajmë ne ato që ka Edvin droga në llogari

    Reply
  • Sul Koburja says:
    December 11, 2025 at 12:21 pm

    Se pari personat qe kane marre parate duke abuzuar duhet te kthejne parate dhe ti kalohen ne llogari IPARD 2.Ja u zgjidh ceshtja e parave te abuzuara.Sa i perket ndjekjes penale eshte histori tjeter.

    Reply
  • Remo says:
    December 11, 2025 at 12:33 pm

    Kush do t’ua ktheje mbrapa ato 33 milione more
    zoterinj te BE-se?! Kane avulluar me kohe ato. Per dreq, dikush i ka ngrene pas kraheve te Palloshit, po kalouani ne llogari shqipove, se paguajne ata, pa’ me te voglio problem. Shqiptari, fal ato te tijat e lere me ato te mikut. E ka thene vete naltmadhnia kete. Po qe ua bejne mire, po t’u kishin kollofitur nja 3 miliarde euro, dhe pastaj, te shikonim nese do vazhdonit te benit samite me xhepistin e gjate.

    Reply
  • Remo says:
    December 11, 2025 at 12:35 pm

    Korrigjim:” pa me te voglin problem” doja te thoja!

    Reply
  • Vl says:
    December 12, 2025 at 8:51 pm

    Po populli e ka ne sum prap nga ai do dali.

    Reply
  • Kristina says:
    December 15, 2025 at 8:07 am

    Te vihet gishti ne plage

    Te kthehen fondet se vetem ashtu edukohen te gjith ata qe ven dore te fondet publike.

    Te kthehen dhe pergjegjsit te mbajne pergjegjsi

    .Te mos punojne asnjehere me ne administrata shteterore

    Jo vetem keta por kushdo tjeter qe abuzon .Mos harroni qe njerzit kane memorje

    Mos ndryshoni pozicionin e por largoni pergjithmon nga administrata publike.

    Eshte modeli Merkel ne gjermani qe hyri dhe doli ne administrat per te udhehequr jo per te abuzuar

    Turp ,

    Reply
  • xxx says:
    March 19, 2026 at 7:16 pm

    Eh mire 32 milionet qe u vodhen po hajd paguaj mbi to milionat e tarifave per kompanine e huaj te auditimit qe paska dashur i dashuri Edi!
    E huaj duhet kompania e kontabilitet auditimit, perndryshe i dashuri Edi nuk mundet te vertetoje besueshmerine e gjetjeve.

    Reply
  • demo says:
    March 20, 2026 at 5:36 am

    Me ne fund,me ne fund,me ne fund! SPAK e di si je Ti?
    Kur Enver Hoxhes ky popull i hante mutin,erdhi ne ndihme Perendia qe e torturoi me semundje dhe e vrau.
    Ja keshtu e ti SPAK,si Perendia.
    Se force tjeter,qe ta beje zap Edi Raen me Krifcat e veta,NUK KA.

    Reply
    • Dashi says:
      March 20, 2026 at 12:18 pm

      Po more demo , por nja 20 vjet pasi të kesh ngordhur ti .

      Reply
  • Kryeministri Blendi Gonxhja (baxhanaku i Mihal Gerdecit) says:
    March 20, 2026 at 6:41 am

    Mos! Luleshtrydhka pska ngrene dardha pa fund. 33 meleon nga EUja, plus nja 70 meleon nga tonat. Prandaj pas ministerllekut e promovuam Keshilltare ne kryeministri, me porosi te veçante nga Zamua, qe te keshillonte te Madhin per rruajtjen e fondeve dhe rritjen e mbeshtetjes per Zamon, Sandrin, Fevzon dhe Saliun.
    Me mua eshte treguar e poshter se nuk me ka dhene asnje lek. Lahen gjynafet dikur…

    Reply
  • Ne emer te popullit says:
    March 20, 2026 at 7:15 am

    Une propozoj Denim me vdekje, vendin e pushkatimit ta vendosi Dita dhe egzekutimin ta beje Demo…. Kaq kisha

    Reply
  • vlonjati says:
    March 20, 2026 at 7:53 am

    TE pakten ti demo ke filluar te besosh ne zot ! Deri dje besoje e votoje Ramen me shpresen se duke u servilosur mund te merrje tokat “tuaja” ! Ama ke filluar te vendosesh kembet ne toke . HALLALL .

    Reply
  • demo says:
    March 20, 2026 at 10:15 am

    Une besoj tek PERENDIA SPAK. Lutuni per perendine SPAK.Diten e themelimit te SPAK bejeni dite Bajrami,ramazani,rishtlindje Novruzi,hashure.

    Reply
  • Dashi says:
    March 20, 2026 at 1:13 pm

    Eh more demo , po plakesh nga trutë në atë mënyrë , për të ardhur keq . Dhe po shkon progresivisht drejt ezaurimit të plotë mendor .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?