Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “U thashë jam artiste dhe jo kriminele”, Elsa Lila tregon momentet e arrestimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “U thashë jam artiste dhe jo kriminele”, Elsa Lila tregon momentet e arrestimit
AktualitetLifestyle

“U thashë jam artiste dhe jo kriminele”, Elsa Lila tregon momentet e arrestimit

Published: April 2, 2023
Shpërndaje

Në një rrëfim për Tiranapost, këngëtarja Elsa Lila, ka treguar ndër të tjera dhe momentin kur policia italiane i bastisti asaj shtëpinë. Ajo tregon se një mëngjes të 16 marsit 2022 iu paraqiten në shtëpi 7 policë të armatosur.

“Më shihnin si të çuditur, sepse kërkonin diçka në shtëpinë time që nuk ekzistonte dhe unë i pyesja vazhdimisht, u thoja: “Çfarë po kërkoni në radhë të parë nga unë dhe çfarë po kërkoni këtu”? “Këtu nuk ka asgjë”! Një proces verbal ku rezultonin të sekuestruar vetëm celulari im dhe iPad-i i vajzës time. Çdo gjë ishte absurde.  Pra nuk gjendet asgjë në shtëpinë time“, tregon gjatë intervistës këngëtarja e njohur.

Elsa Lila thotë se do dy javët e izolimit, kanë qenë një eksperiencë gati kafshërore, jo njerëzore.

- Publicitet -

“Po mundohem të përmbledh gjithë këto kujtime dhe histori në një libër. Po shkruaj një libër dhe do t`i tregoj më në mënyrë të detajuar në këtë libër kur të jetë.

Komunikimi i parë! Kisha një refren që ishte: “Jam e pafajshme”! Nuk kam reshtur së thëni këtë gjë. “Ju lutem më kuptoni, jam e pafajshme”!, thotë e përlotur Elsa.

Ajo vazhdon ndër të tjera në intervistë se ka qëndruar në izolim  pa avokat.

“Nuk kam pasur nevojë. Avokatin e kam takuar pas tre javëve. Është një rast i rrallë, sepse zakonisht më tregojnë se kur ndodhin këto gjëra, avokati ka të drejtë të shkojë të takojë klientin e tij menjëherë.

Unë e kam takuar pas 3 javëve, e para sepse nuk kisha një avokat dhe deri sa u gjet nga miqtë e mi dhe nga familja ime të cilët ishin jashtë këtij lloj ambienti dhe ka qenë e vështirë dhe për ta që të gjenin dikë të ndershëm që të më ndihmonte“, vijon ajo.

Teksa kujton momentet e qëndrimit në burg, Elsa Lila thekson në intervistë se pasi punonjësit e burgut janë njohur me figurën e saj,  në ditët në vijim ndryshuan totalisht sjellje.

“U thashë të futeshin në “Google” dhe të shikonin kush unë isha dhe çfarë dija të bëja dhe cila jam realisht. Jam një artiste nuk jam një kriminele! “Ju lutem, – iu thashë, – shkoni dhe lexoni mbi mua, dëgjoni zërin tim.

A mundet një njeri që transmeton atë që transmeton me emocionet e saj, njëkohësisht t`i bëjë dëm shoqërisë? Të jetë një kriminele?” Nuk mund të qëndrojnë të dyja figurat bashkë sepse është e pamundur të qëndrojnë të dyja.

E bukura dhe e shëmtuara në të njëjtin trup nuk mund të bashkëjetojnë dhe shumë shpejt e kuptuan të gjithë. Gardianet mbasi kishin parë se cila unë isha,

Bashkëbisedonim në mënyrë “normale”, jo si një superior me një qenie inferiore. Mundoheshin të më ndihmonin, të më ruanin nga individë të rrezikshëm”, tregon këngëtarja Elsa Lila.

m.b./dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në arrati
  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Nismë për referendum, kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim
  • Sherr mes të burgosurve në burgun e Fierit, plagosen dy të dënuar në dhomën e ajrimit

Komentet e Fundit

  1. ANA on VIDEO: Sherr mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK gjuan me vezë drejt Kurtit
  2. Detari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. capi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. Dashi on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  5. Vizion shqiptari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?