Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: UDB dhe historia e errët e shërbimeve sekrete të Serbisë: Nga Tito dhe Milosheviçi, në ditët e sotme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > UDB dhe historia e errët e shërbimeve sekrete të Serbisë: Nga Tito dhe Milosheviçi, në ditët e sotme
BoteKryesore

UDB dhe historia e errët e shërbimeve sekrete të Serbisë: Nga Tito dhe Milosheviçi, në ditët e sotme

Published: July 28, 2022
Shpërndaje

 

”Zotat e jetës dhe vdekjes” ishte një nga përshkrimet e njësive të kohës së luftës të drejtuara nga ish-shefat e Shërbimit të Sigurimit të Shtetit të Serbisë, Jovica Stanisiç dhe Franko Simatoviç, të dëgjuara gjatë gjykimit të tyre në gjykatën e krimeve të luftës të OKB-së në Hagë.

Stanisiç, ish-kreu i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë dhe krahu i tij i djathtë Simatoviç, ish-kreu i Njësisë së Shërbimit të Sigurimit për Operacione Speciale, u liruan fillimisht nga akuzat për vrasje, persekutim dhe dëbim gjatë luftërave të viteve 1991-1995, por Gjykata e Hagës e rrëzoi më pas këtë vendim dhe urdhëroi rigjykim të çështjes.

- Publicitet -

Sipas aktakuzës, Stanisiç dhe Simatoviç ishin njerëzit kyç në krye të njësive të fshehta të Sigurimit të cilat nuk ishin të autorizuara ligjërisht për të ndërmarrë operacione speciale ushtarake.

Gjatë ekzistencës së tyre nga viti 1991 deri në vitin 2003, këto njësi kishin emra të ndryshëm – Knidze (‘Ninxhat’ nga qyteti i Kninit), Skorpionët, Tigrat e Arkanit, Beretat e Kuqe dhe Njësitë e Operacioneve Speciale.

Në vitin 2013, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY), zbuloi se njësitë kryen krimet e listuara në aktakuzë, por vendosi se Stanisiç dhe Simatoviç nuk mund të mbahen penalisht përgjegjës për to.

Një traditë operacionesh të fshehta

Stanisiç dhe Simatoviç janë shembuj të rrallë të ish-zyrtarëve që nxirren para gjyqit për vrasjet e kryera nga Shërbimi i Sigurimit Shtetëror serb dhe para këtij, nga Agjencia e Inteligjencës Jugosllave. Sepse përdorimi i njësive të fshehta për të vrarë “armiq të shtetit” daton dekada më parë, që para rënies së Jugosllavisë.

Shërbimi i Sigurimit Shtetëror serb, gjithashtu i njohur si DB-ja, lindi nga shërbimi sekret jugosllav, njohur si UDBA dhe më vonë si SDB, i cili vepronte nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri në shpërbërjen e Jugosllavisë në fillim të viteve 1990. Si Stanisiç ashtu edhe Simatoviç iu bashkuan SDB-së në vitet 1970, kur shërbimi u fokusua në eliminimin e disidentëve të mundimshëm dhe armiqve të tjerë të perceptuar si brenda dhe jashtë vendit.

Jugosllavia nën udhëheqjen e Josip Broz Titos përndoqi disidentë kudo në botë: në Austri, Britani, Belgjikë, Australi dhe SHBA. Megjithatë, fokusi kryesor për lidershipin e SDB-së ishte Gjermania Perëndimore.

Philip Gruell, krijues i një dokumentari të quajtur “Skuadrat e Vrasjeve të Titos”, thotë se shumica e urdhrave për vrasje vinin nga Beogradi, por viktimat ishin nga e gjithë ish-Jugosllavia.

“Sipas hulumtimit tonë, shërbimi i sigurimit shtetëror jugosllav vrau të paktën 29 kroatë të mërguar në Gjermani. U vranë edhe disidentë nga ish-republikat e tjera jugosllave, për shembull, nga Serbia apo Kosova” – tha Gruell. Megjithatë, vetëm pak nga këta vrasës janë ndjekur penalisht.

“Kur pamë dosjet gjermane, dukej sikur hetuesit kishin bërë vetëm minimumin. Në shumë raste dosjet ishin mbyllur pas një kohe të shkurtër,” tha Gruell. Një nga arsyet ishte insistimi i qeverisë gjermane në marrëdhënie të mira me Jugosllavinë, beson ai.

“Vendi ishte shumë i rëndësishëm për Gjermaninë si një partner dhe si ndërmjetës midis Lindjes dhe Perëndimit. Qeveria gjermane e dinte se shërbimi sekret jugosllav vriste në tokën gjermane. Por kjo nuk u diskutua kurrë në publik,” shpjegoi ai.

“Qeveria gjermane mund t’i kishte dënuar këto vepra, ata mund t’i kishin dëbuar diplomatët. Në vend të kësaj ata i dhanë Titos një medalje” – shtoi ai.

Gjermania priti për shumë se 30 vjet për të arrestuar zyrtarët e parë jugosllavë të sigurimit të shtetit për disa prej këtyre vrasjeve.

Ish-agjentët e SDB-së Josip Perkoviç dhe Zdravko Mustaç u ekstraduan në Gjermani, me një urdhër-arresti evropian, menjëherë pasi Kroacia iu bashkua BE-së, të akuzuar si përgjegjës për vrasjen e disidentit kroat Stjepan Durekoviç në Mynih në vitin 1983.

Ndërsa vendoste agjentët e saj në ndjekjen e disidentëve në vitet 1980, SDB-ja rekrutoi edhe kriminelë për të kryer ekzekutime të ndryshme të saj jashtë vendit.
Disa prej këtyre njerëzve më vonë u bënë figura famëkeqe në luftërat e viteve 1990, midis tyre Zeljko Raznatoviç, i njohur më mirë si shefi paraushtarake Arkani.

Arkani ishte një kriminel i cili kaloi disa vite në burgjet nëpër Evropë, përfshirë në Gjermani. Ai u lidh ngushtë me sigurimin e shtetit dhe pastaj gjatë luftërave të viteve 1990 në Bosnjë dhe Kroaci u bë kryekomandant i akuzuar për disa nga krimet më brutale të konfliktit.

Sipas Filip Svarm, redaktor i gazetës serbe Vreme dhe krijuesi i dokumentarit “Njësia”, Arkani dhe SDB-ja përfituan shumë nga lidhjet e tyre: “Ai bënte shumë detyra të dyshimta për sigurimin e shtetit dhe në këmbim, ky i fundit e lejonte atë të kishte bizneset e tij private – të hapte kafene dhe dyqane në Beograd” – tha Svarm.

Vende të reja, metoda të vjetra

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, e njëjta gjë ndodhi edhe me anëtarët e SDB-së – shumica prej tyre iu bashkuan shërbimeve të sapoformuara të sigurimit të shtetit në Serbi dhe Kroaci. Stanisiç dhe Simatoviç i qëndruan besnikë Beogradit, njësoj si edhe Arkani.

Në ditët e para të luftës, në mars të vitit 1991, presidenti jugosllav Sllobodan Milosheviç tha: “Qeveria ka për detyrë të përgatisë grupe shtesë, të cilat do të na bëjnë të sigurt dhe do të na mundësojnë të mbrojmë interesat e republikës sonë, por edhe interesat e serbëve jashtë Serbisë.”

Millosheviçi ia dha detyrën e formimit të njësive të policisë sekrete agjentëve me përvojë të inteligjencës. Në vitin 1991, Stanisiç, në atë kohë kreu i DB-së, e cila ishte krijuar nga ata që kishin mbetur nga SDB-ja jugosllave, shkoi në Kroaci për të ndihmuar serbët vendas të ngrinin milicitë speciale.

Njësia e parë aktive ishte Knindze, më pas u krijuan Skorpionët, u ndoqën nga Garda Vullnetare Serbe e Arkanit, ‘Tigrat’. Pothuajse të gjithë luftëtarët e këtyre njësive mbanin beretë të kuqe, e cila më vonë u bë simbol i njësisë së vetme që DB-ja pranoi se kishte nën kontroll, Njësisë Speciale të Policisë, JSO-ja.

Stanisiç dhe Simatoviç mohuan të kenë pasur nën kontroll Knindzet, Skorpionët apo njerëzit e Arkanit. Por Christian Nielsen, një profesor i asociuar në Universitetin Aarhus, i cili ka dëshmuar si dëshmitar ekspert në ICTY, thotë se bashkëpunimi midis njësisë së Arkanit dhe zyrtarëve të sigurimit serb ishte shumë i dukshëm.

“Njësia e Arkanit ishte nga të gjitha anët një njësi e Shërbimit të Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, MUP-it. Nëse MUP do ta kishte kundërshtuar Arkanin, njësia thjesht s’do të kishte mundur të ekzistonte. Ushtria, nga ana tjetër, kishte një marrëdhënie shumë të paqartë me njësitë e Arkanit,” tha Nielsen për BIRN.

Sipas Svarm, për sigurimin e shtetit ishte e rëndësishme “që Arkani të shkojë në disa zona dhe në kuptimin më të gjerë të mundshëm, të përmbushte politikën e Sllobodan Millosheviçit”. “Askujt nuk i interesonte të ndëshkohej ajo që bënte Arkani në terren dhe nuk kishte ndonjë mekanizëm për ta kontrolluar atë,” tha ai.

Asnjë nga njerëzit e Arkanit nuk u ndoq penalisht ndonjëherë për krime lufte në ish-Jugosllavi, derisa lideri i tyre u vra në Beograd në vitin 2001.  I vetmi komandant i sigurimit të shtetit që u ndoq penalisht, përveç Stanisiçit dhe Simatoviçit, është Dragan Vasiljkoviç, ish-kreu i njësisë Knindze.

Kosova, lufta e parë publike e sigurimit të shtetit

Kur luftërat në Kroaci dhe Bosnje përfunduan, administrata e Millosheviçit vendosi se njerëzit që luftuan me këto njësi elitë duhet të mbeteshin pjesë e aparatit shtetëror. Simatoviç në vitin 1996 njoftoi zyrtarisht se Njësia e Operacioneve Speciale të Serbisë, JSO, ishte themeluar, por ai pranoi se në fakt ajo kishte nisur pesë vjet më parë.

“Njësia u formua në maj të vitit 1991, kur Jugosllavia po shpërbëhej dhe nga themelimi i saj, njësia funksionoi si një mjet për ruajtjen e sigurisë kombëtare të popullit serb në të gjitha zonat e tyre etnike,” tha ai.

Megjithatë, në vitin 1998, Stanisiç u hoq nga posti i tij si shef i sigurimit të shtetit. Pas përfundimit të luftës në Bosnjë, në Beograd shpërthyen protestat kundër Millosheviçit dhe Stanisiçi u takua disa herë me liderët e opozitës, duke ngritur kështu dyshime për besnikërinë e tij.

Millosheviçi gjithashtu dyshonte se Stanisiç kishte lidhje me shërbimet e huaja sekrete, përfshi CIA-n, sepse ai pranoi që komuniteti ndërkombëtar të përfshihej në konfliktin në Kosovë. Si rezultat, Stanisiç u shkarkua nga puna, dhe Millosheviçi emëroi Rade Markoviçin si kreun e DB-së.

Lufta në Kosovë ishte konflikti i parë në të cilën DB-sa dhe JSO-ja morën pjesë haptazi.

“Ndryshe nga luftërat në Bosnjë dhe Kroaci, Serbia nuk kishte pse t’i fshihte ato në luftën në Kosovë. Prandaj Millosheviçi dërgoi JSO-në, një njësi ligjore të DB-së, të merrte pjesë në luftën në Kosovvë, dhe pjesë e kësaj njësie ishin gjithashtu ish-anëtarët e njësive të Arkanit,” shpjegoi Svarm.

Millosheviçi formoi një skuadër të posaçme duke përdorur njerëz nga policia dhe ushtria për të luftuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Një figurë kryesore midis tyre ishte një nga komandantët e JSO-së, një luftëtar me përvojë në Bosnje dhe Kroaci i quajtur Milorad Ulemek, i cili njihej si Legija.

Në gjyqin e Millosheviçit në ICTY, doli se Legija dhe njësia e tij kanë kryer krime të shumta lufte gjatë konfliktit të Kosovës. Gjatë të njëjtit gjyq, doli se DB-ja ka qenë e përfshirë qartazi në zhdukjen dhe transportimin e trupave të shqiptarëve të vrarë të Kosovës në varret masive në Serbi.

Millosheviçi vdiq gjatë gjyqit të tij në vitin 2006 dhe gjykatat vendore në Beograd asnjëherë nuk kanë guxuar të vënë në pikëpyetje rolin e DB-së në Kosovë.

Një epokë e re për sigurimin e shtetit

DB-ja i dha fund historisë së saj në vitin 2002, menjëherë pas ndryshimeve demokratike që rrëzuan Millosheviçin nga pushteti. U vendos që DB-ja duhej të shpërbëhej dhe shefi i saj Rade Markoviç u nxor në gjyq për vrasje.

Në të njëjtin vit, Serbia formoi Agjencinë e Shërbimit Informativ. Por shumë nga stafi i DB-së mbetën aktivë në agjencinë e re ose u sistemuan në organe të tjera shtetërore.

JSO-ja ekzistoi deri në vitin 2003, kur ajo u shpërbë për shkak se shumë nga anëtarët e saj, përfshirë Legija u përfshinë në mënyrë të drejtpërdrejtë në vrasjen e kryeministrit serb Zoran Gjingjiç.

Të njëjtin vit, ICTY-ja ngriti një aktakuzë kundër Stanisiçit dhe Simatoviçit, duke i akuzuar ata për vrasje, persekutim në baza politike, racore dhe fetare, dëbim dhe vepra çnjerëzore. Në rrjedhën e 15 viteve që nga rrëzimi i Millosheviçit, disa anëtarë të DB-së kanë dalë në gjyq për vrasje politike pas vitit 1999, por jo për krime lufte.

Legija u dënua me 40 vjet burg për rolin e tij në vrasjen e Djindjiçit, ndërsa ish-shefi i DB-së Markoviçi aktualisht po vuan dënimin me 40 vjet burg për vrasjen e ish-presidentit serb Ivan Stamboliç dhe krime të tjera.

Markoviç dhe tre anëtarë të tjerë të DB-së janë gjithashtu në gjyq për vrasjen e gazetarit dhe kundërshtarit të Millosheviçit, Slavko Curuvija në vitin 1999.
Gjyqi, i cili konsiderohet si tepër i rëndësishëm për të kuptuar rolin që luanin shërbimet e sigurimit në Serbi, së fundmi është penguar nga një kërkesë nga Agjencia Informative Shtetërore për të mos lejuar disa ish-zyrtarë të DB-së të dëshmojnë. Agjencia u shpreh “se dëshmitë e tyre mund të kërcënojnë sigurinë kombëtare të Serbisë”.

Ndërkohë, të gjitha arkivat e SDB-së jugosllave dhe DB-së serbe mbeten ende të mbyllura, ndërsa qeveria pretendon se ende nuk është e gatshme të merret me pasojat e hapjes së dosjeve, duke ngritur spekulime mbi sekretet e errëta që mund të fshihen ende në to.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • intelektuali says:
    July 28, 2022 at 5:20 pm

    Gazeta DITA:

    Kjo CV e UDB jugosllave nuk eshte e plote: Kjo organizate famekeqe kishte edhe nje veprimtari tregetare pothuaj ne te gjithe Boten. Spiunet inteligjence te UDB ishin drejtore ekzekutive ne mijra firma tregetare qe vepronin pothuaj ne te gjitha vendet e Botes, duke tregetuar mallra legale energji elektrike, metale kimikate, makineri e pajisje elektroshtepiake etj. Por edhe ilegale qe nga cigaret fallco kontrabande spiuni i UDB Gjukanoviqi Malit te Zi jo me kot kishte nofken Mbreti i Marlboros fallco, droga te llojeve te ndryshme e deri te trafiku i armeve dhe municioneve sidomos duke furnizuar organizata terroriste ne zona konflikti, qe e beri UDB si otganizaten me profesionale ne biznesin e trafikimit te armeve ne Bote sepse Bota Demokratike dhe vecanerisht Franca dhe SHBA kishin mbyllur syte ndaj Jugosllavise se Titos si nje ballancues i Bashkimit Sovjetik dhe Traktatit te Varshaves. Prandaj edhe Saliu vete ne fillim me Zhulalin kerkuan te futeshin ne kete biznes fitimprures me pas me Fatos Nanon per te shitur armet e Enverit ne Afrike dhe Lindjen e Mesme duke e kamufluar kete biznes kriminal me petkun patriotik te UCK dhe duke eliminuar ata qe u futeshin neper kembe te yshtur nga fitimi i papare shume veta u ekzekutuan ne Kosove, Gjermani dhe Shqypni, Azem Hajdari ishte nder te paret qe e pagoi me jete lakmine e tij, Remzi Hoxha, Koloneli Krasniqi qe u vra ne Tirane, lista eshte e gjate, spiuni i UDB Mario Stoickov nje biznesmen i njohur ne Serbi dhe Bullgari qe ishte sekser i Saliut ne trafikun e armeve u zhduk pa lene gjurme kur CIA i tha STOP tregetise se Jugosllavise se Millosheviqit me armet dhe armatimet dhe rishikoi politiken e saj me UDB qe kishte mbetur pa mbeshtetje ne Bote dhe kishte filluar te orientohej ne Lindje.

    PSE E TREGOJ GJITHE KETE HISTORI KREJT TE VERTETE PER TECILEN POLITIKA DHE MEDIA JONE KOMBETARE HESHT SI SHURDHMEMEC?

    sepse:

    Perpara se Parlamenti shqyptar te leshoje deklarata rezili per Hashim Thacin kunder Gjykates Speciale ne Hage le te hapin dosjet e spiuneve te Sali Berishes, Ilir Metes apo te Fatos Nanos qe nga lakmia per te fituar para financuan UDB jugosllave me arme dhe municione nga depot e Enverit ne kundershtim me ligjet kombetare dhe nderkombetare si makiaveliste te vertete

    Reply
  • Fil byth says:
    July 28, 2022 at 6:19 pm

    Sherbimet sekrete Jugosllave(Serbe) , Greke dhe Shqiptare ishin/jane departamente te kombinuara te CIA dhe inteligent service Anglez.
    Historia zyrtare e 100 vjeçarit te fundit eshte pordhe aromatike interesante.

    Reply
  • Htddtdrrfhtg says:
    July 29, 2022 at 11:52 am

    Hera par qe e besoj “intelektualin” , ktu esht ne domenin e vet si agjent i UDBs jugosllave , ky i di mir organizimin e punes tek UDBja se ka qen vet pjes e kti sherbimi , nuk ta kapte kot koken me der Enver Hoxha ore , ktyre pisave ja ka nxi jeten se ishin antishqiptar qe ne gen , sot llapin neper gazeta se veç goja i ka mbetur .

    Reply
    • Moisi Golemi says:
      July 29, 2022 at 12:27 pm

      👏👏👏👏👏

      Reply
    • intelektuali says:
      July 30, 2022 at 5:36 am

      Enver Hoxha ja kishte shitur bythen Miladinit (shih foton e homos) te UDB dhe Vatanin ja kishte shitur Jugosllavise Komuniste gjithe tregetine e jashtme e kishte orientuar tek firmat tragetare te UDB, madje edhe Kina ne prag te Dimrit te Vetmise se Madhe te gjitha mallrat i paguante me dollaro tek keto firma te UDB,

      prandaj:

      Mbylle halen e fanatikut enverist bashke me spiunin e Sigurimit qe del me nofken Moisi Golemi se ju vjen era mut komunist qe larg dhe kjo ere muti enverist nuk iken edhe kur ju o vemje gjakatare bolshevike kaloni ylberin dhe filloni te brohorisni per SHBA

      Reply
  • Trapajane hesapi:-"lavdi UDB",Poshte sigurimit i shtetit says:
    July 29, 2022 at 6:02 pm

    Pra Edhe UDB hyn ne kategorine e sherbimeve te spiunazhit “Mik”.Duhet bere dallimi Mes UDB “Mike te shqiperise”,si aleatet e Cia,Is,sherbimit francez,asfalise,nga sherbimi sekrete serb pas 1990.Te paret sakrifikuan per luften ndaj diktatures dhe komunizmit(veper e lavdishem),te dytet kunder shqypnise dhe Shqyptareve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?