Ish-atasheu ushtarak i Ambasadës Britanike në Tiranë Mark D. Vickers ka botuar një libër për Shqipërinë.
Autori Refik Kadija shkruan mbi këtë libër në një artikull publikuar sot nga DITA.
Vickers është lindur dhe është rritur në Mbretërinë e Bashkuar. Ka kryer Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, ka shërbyer në Brigadën e Gurkhas në Hong Kong dhe pas një karriere 33-vjeçare në vende të ndryshme si në Nepal (dy herë), Afganistan, Shqipëri, etj., doli në pension të parakohshëm në vitin 2018 dhe emigroi në Tajvan, ku jeton edhe sot me bashkëshorten e tij Estella. Ai merret me letërsi, pikturë, studime dhe meditime teologjike budiste.
Libri i tij “Tregime nga Shqipëria” përfshin 19 shkrime me rreth 200 faqe të cilët autori i quan tregime dhe ese, tetë prej të cilave i kushtohen Shkodrës.
Autori Kadija, citon:
“Kur gjëndet për herë të parë përpara Kalasë së Shkodrës të ngritur mbi Kodrën e Valdanuzit në një lartësi prej 130 metrash, autori shtanget i magjepsur nga lashtësia e kështjellës ilire, të cilën romakët e pushtuan në vitin 167 para Krishtit, dhe thotë:
“Ndalu këtu për një sekondë, i dashur lexues, 167 vjet para Krishtit, 1943 vjet përpara Pavarësisë Amerikane, 2038 vjet përpara unifikimit të Gjermanisë! Është mahnitëse! Shqipëria ka një gjuhë dhe histori të lashtë e jashtëzakonisht të pasur, dhe ky është një thesar vërtet i çmuar që duhet të ruhet për brezat e ardhshëm…”
Shkrimi i plotë mund të lexohet duke klikuar KËTU.
o.p. / dita

Nuk daton 167 vjet para krishtit,o lolo gazetar,por 167 vjet para krishtit u pushtua nga romaket.
Kalaja e Shkodres eshte shume me e vjeter se 167 para Krishtit.