Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Udhëzimi i 2 ministrive me afatet dhe kushtet e kalimit nga gjimnazi në një shkollë profesionale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Udhëzimi i 2 ministrive me afatet dhe kushtet e kalimit nga gjimnazi në një shkollë profesionale
AktualitetShoqëri

Udhëzimi i 2 ministrive me afatet dhe kushtet e kalimit nga gjimnazi në një shkollë profesionale

Published: November 13, 2023
Shpërndaje

Nëse keni nisur studimet në një shkollë të mesme të përgjithshme, por që jeni të prirur më shumë drejt zanateve, mund të kërkoni transferimin e studimeve në një shkollë të mesme të arsimit profesional. Për këtë vit shkollor ky transferim do të lejohet të bëhet deri në muajin dhjetor.

Nëpërmjet një udhëzimi të miratuar së fundmi, Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe ajo e Financave dhe Ekonomisë, kanë detajuar kushtet se si do të bëhen transferimet e nxënësve që duan të kalojnë nga një gjimnaz i përgjithshëm për të vijuar mësimin në një shkollë të arsimit të mesëm profesional, si dhe anasjelltas.

Transferimi nga një shkollë profesionale në gjimnaz

- Publicitet -

Sipas udhëzimit, kanë të drejtë të transferohen në gjimnaz nxënësit që kanë përfunduar klasën e dhjetë të arsimit të mesëm profesional. Për të bërë këtë kalim, nxënësit duhet të plotësojnë kriterin e moshës, të përcaktuar në legjislacionin në fuqi për sistemin arsimor parauniversitar. Transferimi nga arsimi i mesëm profesional, në gjimnaz bëhet me miratim të Zyrës Vendore Arsimore Parauniversitare përkatëse.

Lidhur me afatet e kalimit, autoritetet e arsimit bëjnë me dije se në këtë rast, procedurat e transferimit do të mund të fillojnë vetëm pas përfundimit të vitit shkollor dhe do të vijojnë deri në fund të muajit korrik. Ndërkohë që e gjithë procedura do të zhvillohet nëpërmjet portalit qeveritar.

Personi që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit, bën aplikimin online për transferim, nëpërmjet platformës e-albania, në shërbimin përkatës dhe ngarkon dokumentacionin e mëposhtëm: dokumentin e identifikimit të nxënësit dhe dëftesën e klasës së 10-të të arsimit të mesëm profesional.

Zyra vendore e arsimit ku është paraqitur aplikimi për transferim, jo më vonë se 5 ditë pune nga përfundimi i afatit për aplikim, kryen procedurat e përcaktuara. Fillimisht vlerëson dokumentacionin e aplikimit dhe miraton ose refuzon kërkesën për transferim, nëpërmjet platformës e-albania. Për rastet kur kërkesa refuzohet, zyra e arsimit duhet të argumentojë shkakun e refuzimit.

Kjo zyrë krahason planin mësimor të klasës së 10-të të arsimit të mesëm profesional që ka përfunduar nxënësi, me planin mësimor të klasës së 10-të të gjimnazit ku nxënësi dëshiron të transferohet. Në rast se nga krahasimi i planeve mësimore, rezulton se në arsimin profesional ka të paktën 6 lëndë/module të pazhvilluara, atëherë nxënësi duhet të përsërisë klasën e 10-të. Njofton zyrtarisht drejtorinë e institucionit arsimor ku nxënësi do të transferohet për lëndët / modulet e pazhvilluara dhe të zhvilluara pjesërisht.

Drejtoria e institucionit arsimor parauniversitar, menjëherë pas marrjes së njoftimit zyrtar nga për transferimin e nxënësit, cakton mësuesit e secilës lëndë të pazhvilluar ose të zhvilluar pjesërisht, për t’i dhënë nxënësit orientimet e nevojshme, për t’u përgatitur për kryerjen e provimeve në këto lëndë.

Provimet për lëndët e zhvilluara pjesërisht, kryhen vetëm për pjesën e programit mësimor të parealizuar, e cila përcaktohet nga mësuesi lëndor dhe miratohet nga drejtoria e institucionit arsimor parauniversitar. Nxënësi i kryen këto provime në sesionin e vjeshtës, sipas procedurave të përcaktuara për provimet e këtij sesioni.

Nxënësi shtetas shqiptar apo i huaj, i cili transferon studimet nga arsimi i mesëm profesional i kryer jashtë shtetit, në gjimnaz, në Republikën e Shqipërisë, duhet të njohë dhe njehsojë dëftesën e përfundimit të klasës së 10-të. Ata nuk mund të ripërsërisin lëndë për të cilat janë vlerësuar njëherë. Pas përfundimit të procedurave të transferimit, shkolla pritëse njofton zyrtarisht shkollën nga është transferuar nxënësi, për regjistrimin e nxënësit. Të dy shkollat bëjnë shënimet përkatëse në amëz. Sipas kushteve të përcaktuara në udhëzim, dokumentacioni i transferimit do të ruhet në sekretarinë e institucionit arsimor parauniversitar dhe është objekt inspektimi.

Kalimi nga gjimnazi në një shkollë profeisonale

Transferimi i nxënësit nga gjimnazi, në arsimin e mesëm profesional lejohet vetëm brenda 3-mujorit të parë të klasës së 10-të. Ky rregull vlen edhe kur nxënësi ka ndjekur arsimin e përgjithshëm parauniversitar jashtë vendit.

Për t’u transferuar nxënësi duhet të plotësojë detyrimet e planit mësimor (lëndët dhe modulet profesionale) të drejtimit përkatës të arsimit të mesëm profesional ku kërkon të transferohet.

Nxënësit të cilët transferojnë studimet nga jashtë shtetit në Republikën e Shqipërisë, për periudhën e 3-mujorit të parë të vitit të parë të arsimit të mesëm të përgjithshëm, duhet të paraqesin programin mësimor të ndjekur në atë shtet, të përkthyer dhe noterizuar me vulë apostile.

Nxënësit duhet të plotësojnë kriterin e moshës të përcaktuar në legjislacionin në fuqi për sistemin arsimor parauniversitar.

Edhe në këtë rast, personi që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit, bën aplikimin online për transferim, nëpërmjet platformës e-albania dhe ngarkon dokumentacionin e si në vijim: dokumentin e identifikimit të nxënësit, vërtetimin e ndjekjes së gjimnazit nga data e fillimit të shkollës deri në momentin e aplikimit. Vërtetimi përmban lëndët e zhvilluara, rezultatet për çdo lëndë, frekuentimin, si dhe masat disiplinore, nëse ka.

Drejtoria e shkollës së arsimit të mesëm profesional, ku nxënësi dëshiron të transferohet, brenda 5 ditësh pune, nga kryerja e aplikimit, vlerëson dokumentacionin e aplikimit dhe miraton ose refuzon kërkesën për transferim. Për të dy rastet, miratim apo refuzim, krahas njoftimit nëpërmjet platformës e-albania, njofton edhe zyrtarisht (me shkresë ose email) personin që ushtron përgjegjësitë prindërore. Për rastet kur kërkesa refuzohet, duhet të jepet edhe shkaku i refuzimit.

Në rast miratimi, njofton zyrtarisht drejtorinë e shkollës nga vjen nxënësi, për miratimin e transferimit. Të dyja shkollat, transferuese dhe pritëse, bëjnë shënimet përkatëse në dokumentacionin shkollor sipas legjislacionit në fuqi. Po ahstu, cakton mësuesit e lëndëve/moduleve profesionale të pazhvilluara ose të zhvilluara pjesërisht gjatë 3-mujorit të parë, të cilët do të mbështesin nxënësit për plotësimin e boshllëqeve në përgatitjen teorike dhe praktike profesionale.

Mësuesit brenda tremujorit të dytë testojnë dhe vlerësojnë me notë nxënësit, për lëndët\modulet profesionale përkatëse. Në përfundim të vlerësimit, mësuesit dokumentojnë dhe dorëzojnë në drejtorinë e shkollës rezultatet e vlerësimit, të cilat pasqyrohen në dokumentacionin shkollor.

Lëndë/module të pazhvilluara plotësisht konsiderohen ato të cilat janë në planin mësimor të shkollës ku nxënësi dëshiron të transferohet, por nuk janë në planin mësimor të shkollës nga vjen nxënësi.

Lëndë/module të zhvilluara pjesërisht janë ato të cilat në planin mësimor të shkollës ku nxënësi dëshiron të transferohet, zhvillohen me më shumë orë mësimore në javë, nga sa janë zhvilluar në shkollën nga vjen nxënësi.

Vlerësimi përfundimtar për lëndët e zhvilluara pjesërisht është mesatarja aritmetike e vlerësimit të shkollës nga vjen nxënësi, me vlerësimin e komisionit të shkollës ku nxënësi është transferuar.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?