Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Udhëzimi ndërkombëtar për SPAK: Heto dhe përgjo arkitektët, kuzhinierët e pastrueset e vilave të zyrtarëve të lartë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Udhëzimi ndërkombëtar për SPAK: Heto dhe përgjo arkitektët, kuzhinierët e pastrueset e vilave të zyrtarëve të lartë
KronikeLajmi i fundit

Udhëzimi ndërkombëtar për SPAK: Heto dhe përgjo arkitektët, kuzhinierët e pastrueset e vilave të zyrtarëve të lartë

Published: November 25, 2023
Shpërndaje

Partnerët ndërkombëtarë udhëzojnë SPAK-un që të hetojë arkitektët e vilave luksoze, kuzhinierët dhe deri te pastruesit e të pasurve me metoda speciale për të zbuluar të korruptuarit në radhët e zyrtarëve të lartë. Këshillat jepen përmes një raporti konfidencial, një pjesë të të cilit ka siguruar Vox news.

Raporti konfidencial rendit një seri udhëzimesh dhe ndërthurjeje të metodave tradicionale të hetimit me mundësitë dhe risitë që ofron teknologjia. Dy janë udhëzimet kryesore për SPAK, së pari përqëndrimi te individët dhe profesionet e konsideruar si më të ekspozuar ndaj korrupsionit dhe së dyti përdorimi i metodave të avancuara dhe teknologjisë gjatë hetimit.

Për individët dhe profesionet, shërbimet partnere këshillojnë prokurorët e posaçëm shqiptarë që të hetojnë importuesit dhe konsumuesit e materialeve dhe shërbimeve të shtrenjta, të pazakonta për të ardhurat e deklaruara prej tyre.

- Publicitet -

Këshillohet marrja në pyetje e kuzhinierëve, pastrueseve dhe deri te bashkëpunëtorët e personat që kanë shërbyer në të shkuarën, apo vazhdojnë të shërbejnë në vilat e zyrtarëve të lartë. Këshillohet gjithashtu që të hetohen arkitektët e shtëpive, ndërtesave apo vilave luksoze. Të ardhurat e tyre dhe faturat që lëshojnë për shërbimet e ofruara.

Në lidhje me metodat e avancuara dhe përdorimin e teknologjisë, partnerët ndërkombëtarë këshillojnë SPAK që të analizojë të dhënat përmes programeve të specializuara, të monitorojnë aktivitetet në rrjetet sociale dhe mediat digjitale, të personave, kompanive apo edhe institucioneve ku dyshohen aktivitete korruptive.

Sugjerohet gjithashtu infiltrimi, apo sigurimi i bashkëpunëtorëve konfidencialë që të mund të sigurojnë të dhëna shtesë për hetimet, si dhe përdorimi i dronëve, apo teknologjisë satelitore për mbledhjen e informacioneve. Këshillohen përgjime mjedisore përmes programeve të specializuara, si dhe përdorimi i mikrodronëve, njohur ndryshe edhe si ‘mizat përgjuese’ për përgjime të fshehta.

Udhëzimi i partnerëve ndërkombëtarë ka si objektiv sigurimin e një qasjeje më të plotë dhe sigurimit të provave të pakontestueshme në luftën kundër korrupsionit duke kombinuar analizat tradicionale me teknologjinë e avancuar.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?