Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e ardhshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e ardhshme
BoteLajmi i fundit

Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e ardhshme

Published: November 29, 2024
Shpërndaje

Marrë nga Reuters

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Andrii Sybiha ka nxitur homologët e tij në NATO për t’i bërë ftesë vendit të tij gjatë takimit të javës së ardhshme në Bruksel për anëtarësim në aleancën ushtarake perëndimore, sipas përmbajtjes së një letre që e ka parë agjencia e lajmeve Reuters të premten.

Letra është pjesë e një nisme të re të Kievit për të siguruar ftesën që t’i bashkohet NATO-s, pjesë e “planit të fitores” të shpalosur muajin e kaluar nga Presidenti Volodymyr Zelensky për t’i dhënë fund luftës së shkaktuar nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022.

- Publicitet -

Ukraina thotë se e kupton që nuk mund të anëtarësohet në NATO deri në përfundim të luftës, por një ftesë për këtë vend do t’i tregonte Presidentit rus Vladimir Putin se njëri prej synimeve kryesore të tij – për ta parandaluar anëtarësimin e Kievit në NATO – nuk do të mund të përmbushet.

NATO-ja ka deklaruar se Ukraina do të anëtarësohet në aleancë dhe se është në një rrugë “të pakthyeshme” drejt anëtarësimit. Por aleanca nuk i ka bërë ftesë zyrtare Ukrainës e as nuk ka përcaktuar ndonjë afat kohor.

Diplomatët e NATO-s thonë se nuk ka konsensus nga vendet anëtare të aleancës për ta ftuar Ukrainën në këtë fazë. Për një vendim të tillë duhet pajtueshmëria e të gjitha 32 shteteve anëtare të NATO-s.

Por Ministri Sybiha argumentoi në letrën, e shkruar në gjuhën angleze, se kjo është koha e duhur për ta bërë ftesën.

“Besojmë që ftesa duhet të bëhet në këtë fazë”, shkroi ai.

“Ajo do të ishte përgjigjja adekuate që Aleatët do t’i jepnin përshkallëzimit të vazhdueshëm të luftës që po bën Rusia, prova e fundit e së cilës është përfshirja e dhjetëra mijëra trupave të Koresë së Veriut dhe përdorimi i Ukrainës si vend ku po i teston armët e saj të reja”, shtoi ministri Sybiha.

“Ju nxis ta mbështesni vendimin për ta ftuar Ukrainën që t’i bashkohet Aleancës si njërin prej rezultateve të Takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s që do të mbahet më 3-4 dhjetor, 2024”, shkroi ai.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Tartari says:
    November 30, 2024 at 1:26 am

    Po lexojeni ne shqip titullin:
    Ukraina do t’i dergoje NATO-s ftese…!?
    Nuk fton dikush ne hall, ai mund te kerkoje ndihme!
    Respekt per Gazeten “Dita”!
    Ju lutem, respektoni gjuhen dhe shkruajeni ne shqip!

    Reply
  • Devolli says:
    November 30, 2024 at 5:27 pm

    Amani , ju lutem shikoni një çikë hartën . E gjithë Evropa , është sa gjysma e Rusisë ….Dhe do fitonte një bythë Ukrainë me këtë gjigant 20 milion km.katror . Jemi tallur me vehten dhe me gjithë popujt këto 2 vjet .

    Reply
    • ¿? says:
      November 30, 2024 at 6:38 pm

      Devollo, lufta nuk behet me teritor, po me njerez dhe me arme…apo nuk e ke bere ne shkolle kete…E di ti eshte si puna e asaj “t’i presim koken nuses, apo t’i thyejme kembet kalit qe te kaloje nga porta…., fundja po e prishim porten….

      Reply
  • Tellalli says:
    November 30, 2024 at 5:34 pm

    Dëgjo Tartar , që të bëhesh antar i NATO-s , sipas rregullave të traktatit , një shtet që kerkon antarësi , nuk bën kërkesë , por vetë NATO , i bën ftesë atij vendi . Kushdo mund të ketë dëshirë të anëtarësohet , por duhet që , vetë NATO t’i bëjë ftesë , kështuqë , gazeta e ka shumë mirë . Syrin në shënjestër vetëm për të kritikuar e kini .

    Reply
  • Rroft Luli says:
    November 30, 2024 at 6:41 pm

    STOP ¿?
    QËRROHU NGA FORUMET!

    Reply
  • Devolli says:
    November 30, 2024 at 6:58 pm

    Për pikpyetjen me kokë poshtë . Po , e kam bërë në shkollë që fitohet me njerëz e me armë , por edhe me…territor . Ja që Rusia i ka të treja.

    Reply
    • ¿? says:
      November 30, 2024 at 9:09 pm

      Or Devoll, me fal tashti, po si e ndihmon teritori Rusine kur do qe te pushtoje te tjere??? Teritori e ndihmon Rusine po te duan ta pushtojne te tjeret, si ndodhi ne luften e dyte boterore me ushtrine gjermane, ose me luften e Napoleonit. Po psh Teritori nuk e ndihmoi Rusine kur donte te pushtonte Afganistanin, me teritor shume me te vogel se Rusia. Ndalo pak, merr fryme dhe nuk eshte gabim ta pranosh gabimin, dmth qe ia ke fut pak kot kur ke permend teritorin e Rusise ne kete rast. Qe ka njerez dhe armatime kjo nuk mohohet, megjithate ka thirrur edhe njerez te tjere nga Koreja e Veriut.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protesta e studentëve, Ministria e Shëndetësisë për të plagosurit: 6 persona vijojnë të marrin trajtim te Trauma
  • PS i vendos ultimatum opozitës për reformën zgjedhore, ekspertët kërkojnë konsensus
  • Protesta 8-orëshe para Ministrisë së Arsimit, 16 persona të arrestuar nga Policia
  • Rama anulon mbledhjen e grupit të PS që do mbahej sot
  • Parashikimi i horoskopit 14 Tetor 2026, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Ytt patronazhist muti on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  2. Mut ti, mut kush te ka bere on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  3. K R on VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  4. Skypion on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Poshte patronazhistet si anonymous on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?