Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ukraina dhe Rusia këmbejnë të burgosurit, Moska akuzohet për “tokë të djegur”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ukraina dhe Rusia këmbejnë të burgosurit, Moska akuzohet për “tokë të djegur”
AktualitetBote

Ukraina dhe Rusia këmbejnë të burgosurit, Moska akuzohet për “tokë të djegur”

Published: April 10, 2023
Shpërndaje

Ukraina dhe Rusia kanë kryer këmbim të madh të burgosurish, të hënën, ndërkaq komandanti i forcave të armatosura të Ukrainës në lindje të vendit, ka akuzuar Rusinë për përdorimin e taktikave të “tokës së djegur” në zonë, duke e kthyer qytetin e Avdiyivka në “rrënojë totale”.

Të dyja palët raportuan për këmbimin e të burgosurve, duke deklaruar se 106 rusë dhe 100 ukrainas janë liruar. Këmbimi i fundit i të burgosurve mes Kievit dhe Moskës u bë më 7 mars, kur Ukraina ktheu 130 ushtarë të saj dhe Rusia 90.

Andriy Yermak, këshilltari i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se në mesin e ukrainasve të liruar ishin mbrojtësit e Mariupolit, si dhe fabrikës së hekurit hekurit në Azovstal, që ishte skenë e rrethimit të gjatë, i cili përfundoi në maj 2022 dhe e la Mariupolin në gërmadha.

- Publicitet -

“Disa njerëz janë të plagosur rëndë dhe të sëmurë”, tha Yermak për Telegramin. “Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për t’i dhënë secilit prej tyre ndihmën që i nevojitet”, shtoi ai.

Gjenerali ukrainas Oleksandr Sirsky akuzoi të hënën Rusinë se po përdor të njëjtat taktika të “tokës së djegur” që ka përdorur në operacionet ushtarake në mbështetje të qeverisë siriane kundër rebelëve në veriperëndim të vendit.

“Ndërtesat dhe pozicionet janë shkatërruar nga sulmet ajrore dhe artileria. Situata është e vështirë, por mund të kontrollohet”, tha ai.

Ai theksoi se trupat ukrainase i rezistuan “heroikisht” ofensivës ruse në Bakhmut, duke thënë se ia arritën që t’i rraskapitin njësitë e ushtrisë mercenare ruse Wagner.

Udhëheqësi i rajonit ukrainas të Donetskut, i cili u emërua nga Moska, Denis Pushilin, publikoi të hënën një video, në të cilën pretendohet se po viziton Bakhmutin.

Në video, Pushilin flet me ushtarët e Ëagner-it dhe pretendon se forcat ruse kontrollojnë më shumë se 75 për qind të qytetit. Autenticiteti i videos nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

“Mund të them me siguri absolute se më shumë se 75 për qind e qytetit është nën kontrollin e njësive tona”, i tha Pushilin për kanalit televiziv shtetëror Rossia-24, pas vizitës së tij, megjithëse ai paralajmëroi se ishte shumë herët për të folur për rënien e Bakhmutit. Ushtria ukrainase raportoi sulme ruse në të gjithë frontin.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  • Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  • Polici dhe Gardë pranë resorteve: KISH nxjerr në garë Dhërmiun dhe Palasën
  • Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës
  • E FUNDIT: Refit Buzi vret veten, disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën

Komentet e Fundit

  1. K R on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  2. Te respektoj on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  3. Anonymous on Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  4. Glaukias on Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  5. demo on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?