Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ukraina nis kundërofensivën në Bakhmut, rusët drejt tërheqjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ukraina nis kundërofensivën në Bakhmut, rusët drejt tërheqjes
AktualitetBote

Ukraina nis kundërofensivën në Bakhmut, rusët drejt tërheqjes

Published: May 12, 2023
Shpërndaje

Moska pranoi të premten se forcat ruse janë tërhequr në veri të qytetit Bakhmut, një zhvillim që vjen pas njoftimesh për fillimin e një ofensive të re të Ukrainës. Drejtuesi i ushtrisë private ruse “Wagner” foli për një tërheqje të çorganizuar nga ana e forcave ruse.

Kjo zmbrapsje e Rusisë, që pason njoftimet e ngjashme për përparim të forcave ukrainase në jug të qytetit, sugjeron se Kievi po bën një aksion të koordinuar për të rrethuar forcat ruse në Bakhmut, qytet i cili ka qenë objektiv kryesor i Moskës për muaj të tërë luftimesh të përgjakshme. Të dyja palët kanë njoftuar tashmë se kanë arritur të sigurojnë territore më të mëdha në gjashtë muaj, megjithëse Ukraina ka dhënë detaje të pakta dhe nuk i ka inkurajuar njoftimet se e ka filluar tashmë kundërofensivën e gjerë që po planifikonte prej muajsh. Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, tha se Ukraina kishte filluar një sulm në veri të Bakhmutit, me mbi 1 mijë ushtarë dhe deri në 40 tanke. Nëse konfirmohet, kjo do të ishte ofensiva më e madhe ukrainase që nga nëntori.

Zoti Konashenkov tha se forcat ruse kishin zmbrapsur 26 sulme, por se ishin tërhequr nga njëra zonë, për t’u rivendosur në pozicione më të favorshme pranë rezervuarit Berkhivka, në veriperëndim të Bakhmutit. Yevgeny Prigozhin, drejtuesi i forcave Wagner që kishin udhëhequr fushatën ushtarake në këtë qytet, tha në një mesazh zanor se “ajo çfarë përshkroi Konashenkov, fatkeqësisht quhet ‘shpartallim’ dhe jo ripozicionim”. Në një tjetër mesazh filmik, zoti Prigozhin tha se ukrainasit kishin marrë një terren të lartë që mbizotëron mbi qytetin Bakhmut dhe kishin rihapur autostradën kryesore që lidh qytetin me pjesën perëndimore të vendit.

- Publicitet -

“Humbja e rezervuarit Berkhivka, humbja e territorit që dorëzuan, është në rreth 5 kilometra katrorë – kjo vetëm sot”, tha zoti Prigozhin. “Armiku ka çliruar plotësisht rrugën Chasiv Yar-Bakhmut që ne patëm bllokuar. Armiku është tashmë në gjendje ta përdorë këtë rrugë, si dhe ka marrë një terren të lartë me vlerë taktike, nën të cilin gjendet Bakhmuti”, tha zoti Prigozhin, i cili ka kritikuar vazhdimisht ushtrinë e rregullt ruse gjatë javës së fundit për shkak se nuk bëri furnizimin e duhur për mercenarët e tij.

Agjencia e lajmeve Reuters nuk arriti të verifikojë në mënyrë të pavarur situatën në terren. Ukraina normalisht i rezervon komentet për operacionet e saj që janë në zhvillim e sipër, dhe komanda ushtarake ka thënë vetëm se forcat ukrainase kanë përparuar rreth 2 kilometra pranë Bakhmutit. Një njësi ukrainase tha dy ditë më parë se kishte mposhtur një brigadë ruse në jugperëndim të qytetit, duke rimarrë një pjesë të madhe të territorit. Edhe zoti Prigozhin pati thënë se brigada ruse që ndodhej atje ishte larguar. Zoti Prigozhin, forcat mercenare të të cilit i patën shtyrë forcat ukrainase drejt rrethinave perëndimore të Bakhmutit, kishte thënë se krahët veriorë dhe jugorë që ruheshin nga forca të rregullta ruse ishin duke u dobësuar. Ministria ruse e mbrojtjes e kishte mohuar këtë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?
  • Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?