Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: UNESCO miraton vendimet për Butrintin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > UNESCO miraton vendimet për Butrintin
KultureLajmi i fundit

UNESCO miraton vendimet për Butrintin

Published: July 25, 2024
Shpërndaje

Më herët këtë ditë UNESCO miratoi vendimet për Butrintin dhe Beratin. Lajmin e bëri të ditur ministri për kulturën Gonxhja në facebook.

“Vetëm pak momente më parë, Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO, mbledhur në Sesionin e 46-të të tij në New Delhi, Indi, miratoi dy vendimet që kishte në rendin e ditës për qendrat e Trashëgimisë Botërore shqiptare të Butrintit dhe Berat-Gjirokastrës.

Projektvendimi për Rajonin e Liqenit të Ohrit, pavarësisht se u shpall para pak ditësh nga Qendra e Trashëgimisë Botërore, është planifikuar për tu diskutuar në sesionin e vitit të ardhshëm.

- Publicitet -

MEKI, si përfaqësuese e shtetit tonë palë, mbështeti pa asnjë rezevë projektvendimet e Qendrës së Trashëgimisë Botërore dhe Komiteti i TB sapo zyrtarizoi një qendrim, unanim, që ne e konsiderojmë si shumë objektiv, tërësisht korrekt dhe jashtëzakonisht profesional.

Ndihemi veçanërisht të kënaqur si për vlerësimet direkte që kemi marrë në takimet me përfaqësuesit e lartë të Qendrës së TB, ashtu edhe nga ato të shprehura në vendime e sotme. Fakti që në 90% të pikave përmbajtësore të vendimit për Butrintin mirëpriten dhe mbështeten veprimet e shtetit palë është shumë inkurajuese. Edhe pika e vetme në të cilën shprehet keqardhje për vonesën e sqarimit të kufijve të pasurisë botërore, reflekton situatën e kohës kur është përgatitur projektvendimi.

Ndërkohë MEKI ka dërguar në Paris paketën e parë të hartave dhe ka marrë komentet paraprake nga Qendra e TB. Grupi teknik i punës po e ndjek me ritëm të lartë këtë detyrë që do ta plotësojmë sipas një kalendari të dakordësuar me UNESCO.

Vendimet konfirmojnë edhe atë për të cilën jemi tërësisht të përgatitur: kemi përpara shumë punë dhe shumë sfida të reja. Zhvillimet e vrullshme ekonomike dhe shoqërore të vendit, veçanërisht ato të lidhura me turizmin kulturor janë komplekse dhe nuk tolerojnë asnjë shpërqendrim të vëmendjes, energjive dhe profesionalizmit, jo vetëm të MEKI-t, por edhe të institucioneve të tjera publike, pushtetit vendor, studiuesve dhe gjithë partnerëve të trashëgimisë kulturore materiale e jomateriale. Vendimet e sotme janë edhe një inkurajim e falenderim për të gjithë ata!”- shkruan ai.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit
  • Paradoksi i “Parajsës”
  • Zbulohet “një Tokë tjetër” 87 vite dritë larg: Planeti misterioz 2.5 herë më i madh se Toka
  • Rama mbledh në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve
  • 21 vatra zjarri vatra në vend, ndërhyhet me dy avionë në Malin e Çikës në Palasë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  2. Anonymous on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  3. Toni on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  4. Marrim e botojmë on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  5. Kohë on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?