Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: UNHCR do të monitorojë zbatimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > UNHCR do të monitorojë zbatimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët
Lajmi i funditPolitike

UNHCR do të monitorojë zbatimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët

Published: August 16, 2024
Shpërndaje

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR), që ka shprehur shqetësime të thella lidhur me marrëveshjen e Italisë për të shqyrtuar disa kërkesa për azil të emigrantëve në dy qendra në Shqipëri, është pajtuar që të monitorojë tre muajt e parë të zbatimit të marrëveshjes.

UNHCR theksoi se nuk është pjesë e marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, duke shtuar se ende ka rezerva lidhur me marrëveshjen. Kjo agjenci tha po ashtu se ka kërkuar sqarim se si do të zbatohet marrëveshja. Por, UNHCR-ja tha më 15 gusht se është pajtuar të monitorojë zbatimin, në mënyrë që të ndihmojë “në respektimin e të drejtave dhe dinjitetit të personave që janë subjekt” i marrëveshjes.

Agjencia tha se do të këshillojë emigrantët për të drejtën e tyre për të kërkuar azil dhe do të sigurohet që procedurat që do të përdoren të jenë “në vijë me standardet ndërkombëtare dhe rajonale për të drejtat e njeriut, të jenë të drejta dhe të ofrojnë mbrojtje dhe zgjidhje për ata që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare”.

- Publicitet -

Italia dhe Shqipëria vitin e kaluar arritën paktin pesëvjeçar. Sipas marrëveshjes, Shqipëria do të strehojë emigrantë që do të shpëtohen në det, teksa Italia me procedurë të përshpejtuar do të shqyrtojë kërkesat e tyre për azil. Dy qendrat ku do të vendosen emigrantët është dashur të funksionalizohen këtë javë, por për shkak të vonesave në ndërtim, hapja e tyre është shtyrë. Dy qendrat, që do të financohen dhe menaxhohen nga Italia, mund të akomodojnë deri në 3.000 migrantë që do të vijnë nga Italia përmes detit.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri
  • Rama emëron Klodiana Spahiun, ministre të Shëndetësisë
  • A do ketë tërmet politik më 6 shtator në Gjermani?
  • Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, anëtarët e KLP kërkojnë sërish përjashtimin e njëri-tjetrit
  • Rama: Çdo deputet që do fusë dikë në punë me telefon do jetë vepër penale

Komentet e Fundit

  1. O klluf on Rama në zyrë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë. Përplasje me Policinë
  2. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  3. Lala i Lushnjes on EMRI: Atentat në Mirditë, vritet një person, gjendet e djegur makina e autorëve
  4. Dashi on Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  5. Mjeku on Evis Sala dha dorëheqjen, mblidhet PS, a do të ketë ndryshime në qeveri?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?