Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: United e nis Premier me një fitore të vuajtur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > United e nis Premier me një fitore të vuajtur
AktualitetSport

United e nis Premier me një fitore të vuajtur

Published: August 14, 2023
Shpërndaje

Manchester United e nisi me fitore sezonin e ri të Premier League teksa “Djajtë e Kuq” mposhtën me shifrat 1-0 në Old Trafford, Wolverhampton. Goli vonoi dhe në disa raste miqtë “trembën” vendasit, megjithatë të besuarit e trajnerit Erik ten Hag goditën në momentin e duhur dhe iu falën një goli të qendërmbrojtësit, Raphael Varane.

Sa i takon kronikës së sfidës, pjesa e parë nuk prodhoi gola, teksa shkëndijën e parë e dhuroi Marcus Rashford në minutën e 12-të goditja e të cilit u ndal nga portieri Jose Sa. Nga ana tjetër, në të 27-tën, Wolverhampton u kundërpërgjigj me Cunhan, por që sulmuesi nuk mundi të gjente kuadratin e mbrojtur nga portieri Andre Onana. Në minutat shtesë të pjesës së parë, një mundësi e mirë u shfaq për Raphael Varane që mund të bënte më mirë pas një goditje me kokë.

Në fraksionin e dytë, “Ujqërit” u shfaqën më kërkues në fushë dhe patën një shans sërish me Cunhan, por edhe njëherë tjetër braziliani nuk u tregua i saktë. Në të 72-tën, Pedro Neto u shfaq në zonën e “Djajve të Kuq” pas një kundërsulmi të iniciuar nga Cunha, por goditja e portugezit ishte shumë qëndrore dhe nuk shqetësoi Onanan që priti në pozicion.

- Publicitet -

Por, shpërdorimi i mundësive të paraqitura do t’i rëndonte tepër miqtë pasi nga ana tjetër, United nuk fali dhe kaloi në avantazh në minutën e 76-të. Ishte Varane ai që shënoi me kokë pas një asisti të Wan-Bissakas.

Në Old Trafford shpërtheu festa, ndërkohë që vendasit mbrojtën me fanatizëm avantazhin ndërsa edhe Onana bëri një punë të shkëlqyer në minutën e 83-të dhe të 84-të, kur ndali në dy tentativa radhazi Fabio Silvën.

Megjithatë, pavarësisht vuajtjeve, deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe të besuarit e trajnerit Erik ten Hag siguruan tre pikët e para të sezonit. Ndeshja e radhës për United është ajo e datës 19 gusht në transfertë ndaj Tottenham, ndërsa Wolverhampton pret në shtëpi Brighton.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë
  • 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës
  • Përkeqësohet zjarri në grykën e Shkopetit, flakët marrin përmasa të mëdha
  • “Blackout” në Superiore, fiken dritat në ndeshjen Teuta-Tirana

Komentet e Fundit

  1. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  2. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  3. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër
  4. demo on Emër i ri për një premtim të vjetër
  5. nastradini on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?