Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Universitetet, dokumentet e aplikimit për bursë. Brenda datës 5 të çdo muaji, studenti do ketë në llogari pagën minimale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Universitetet, dokumentet e aplikimit për bursë. Brenda datës 5 të çdo muaji, studenti do ketë në llogari pagën minimale
KryesoreShoqëri

Universitetet, dokumentet e aplikimit për bursë. Brenda datës 5 të çdo muaji, studenti do ketë në llogari pagën minimale

Published: August 15, 2022
Shpërndaje

Pas vendimit të qeverisë për bursat universitare, Ministria e Arsimit nuk ka humbur kohë për hartimin e detajeve sa u takon bursave për studentët ekselentë që do të studiojnë e jetojnë në vend.

Përmes një udhëzimi, MAS ka përcaktuar rregullat, afatet, dokumentacionin dhe mënyrën e financimit të studentëve.

Dokumentet

- Publicitet -

Studentët që kanë një mesatare relativisht të mirë, mbi 8.5 dhe zgjedhin një nga degët e shpallura prioritet kombëtar, ekselentët e padiskutueshëm me 10.00 si në gjimnaz dhe provime mature jo më pak se 9.5 si dhe ata që kanë fituar një nga tri vendet e para në olimpiada ndërkombëtare, janë të lirë të aplikojnë për bursë sapo të nisë viti akademik e deri në 30 janar. Kriteret janë të qarta dhe dokumentet për të dëshmuar atë janë po ashtu koncize. Përpos kërkesës së posaçme për aplikim që duhet të jetë gati në çdo fakultet, studenti që mendon se i përmbush kushtet dhe kërkon të aplikojë për mbështetje financiare (përjashtim nga tarifa e shkollimit dhe bursë mujore) duhet të dorëzojë në sekretari diplomën dhe certifikatën që ka përfunduar Maturën Shtetërore; vërtetimin nga institucioni i arsimit të lartë publik që është pranuar në një program studimi si dhe certifikatën e fitimit të olimpiadës për rastet kur i riu/e reja aplikon me këtë status. Të gjitha dokumentet e sipërcituara duhet të jenë të noterizuara ose origjinale.

Përzgjedhja e kandidatëve

Jo çdo person që përmbush kushtet dhe aplikon për të përfituar bursë mujore në vlerën e pagës minimale mund të shpallet përfitues i saj. Për këtë do të bëhet një rankim, bazuar në një fond dhe numër që vendon universiteti. Një strukturë përgjegjëse do të ngrihet në çdo IAL pikërisht për ndjekjen e gjithë ecurisë së dhënies së bursave si dhe ecurinë e studentëve në vijim të shkollimit, për të vërtetuar nëse ato përmbushin kushtet në vitet e mëpastajme. Kujtojmë që në vendimin e qeverisë, një prej kushteve për dhënien e bursës për vitet e tjera për ekselentët është ruajtja e standardit, me të cilin ata u futën në fakultet, një notë mesatare jo më të ulët se 9.5. Fillimisht, struktura përgjegjëse do të marrë informacion pranë QSHA-së mbi rezultatet e studentit në gjimnaz e maturë e më pas në universitet. Një marrëveshje trepalëshe student-universitet-Ministri e Arsimit firmoset në fund ku përcaktohen kushtet që duhet të respektojnë palët. Kryesisht, studenti penalizohet nëse nuk i përmbahet kontratës.

Ndarja e bursave

Në momentin që shpallet lista e përfituesve, me gjasë pas 30 janarit që shërben si kufi për depozitimi e paketës së dokumenteve, çdo student do të ketë në llogarinë e tij brenda datës 5 të çdo muaji pagën minimale në masën e 32 mijë lekëve. Duke qenë se procedura kërkon kohë, të cilën shpesh universitetet nuk e tolerojnë (kërkojnë pagesën e plotë ose një këst), udhëzimi parasheh që shuma e paguar për studentët që shpallen fitues, të kthehet. “Studentët, të cilët mund të kenë kryer pagesën e tarifës së shkollimit pranë IAL-së përkatëse menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes trepalëshe IAL-ja duhet të bëjë rimbursimin e tarifës së paguar nga këta studentë”, citohet në pikën 12 të udhëzimit nr. 27, datë 02.08.2022.

Nuk dihet nëse është e njëjta shumë që është ndarë çdo vit për fondin e ekselencës, por dokumenti përcakton qartë se ky program do të mbështetet nga Ministria e Arsimit, e cila do të japë fondet për universitetet në formë grantesh. Sidoqoftë, për universitetet që do të kenë nevojë për më tepër para, lihet hapësirë për fonde ekstra nga MAS. Por, nga ana tjetër, në rast se studenti vendos të ndërpresë studimet, për të cilat është mbështetur financiarisht, pa miratimin e universitetit dhe Ministrisë, përjashtohet apo nuk i përfundon dot deri në një vit pas mbylljes së studimeve, studenti ka detyrimin për të kthyer masën e financimit që ka përfituar brenda gjashtë muajve nga dita e njoftimit nga Ministria.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Për protestën dhe kryeministrin
  • Gazeta gjermane, shkrim për Sazanin, Zvërnecin dhe protestat: “Miliarderët synojnë edhe strehimet nëntokësore të Enverit”
  • Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, sa do shiten nafta dhe benzina
  • E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  • U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar la pas gruan dhe djalin e mitur

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on Tymnaja e “patriotëve”
  2. Zgalem on Tymnaja e “patriotëve”
  3. TRENI on Tymnaja e “patriotëve”
  4. TIRONA on Tymnaja e “patriotëve”
  5. maksuti ta futi on Tymnaja e “patriotëve”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?