Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Konspiracionistët anti-vaksinë të Covidit kanë patur të drejtë? Çfarë është sindroma Post-Vac dhe sa njerëz po vuajnë prej saj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Konspiracionistët anti-vaksinë të Covidit kanë patur të drejtë? Çfarë është sindroma Post-Vac dhe sa njerëz po vuajnë prej saj
KryesoreShendetesi

Konspiracionistët anti-vaksinë të Covidit kanë patur të drejtë? Çfarë është sindroma Post-Vac dhe sa njerëz po vuajnë prej saj

Published: June 15, 2023
Shpërndaje

Është shumë e vështirë të diagnostikosh të ashtuquajturën sindromë Post-Vac. Çfarë dihet për dëmet e vaksinës? Dhe çfarë duhet të saktësohet?

Më shumë se 13 miliardë doza vaksinash janë dhënë në mbarë botën gjatë pandemisë së koronavirusit. Vetëm në Gjermani janë dhënë 192 milionë doza, kurrë më parë kaq shumë njerëz nuk kanë marrë një ose më shumë injeksione kundër të njëjtës sëmundje në një kohë kaq të shkurtër.

Jo të gjithë e përballuan mirë këtë vaksinë. Që nga vaksinimi, disa njerëz kanë vuajtur nga një sërë simptomash, disa prej tyre të rënda, që e bëjnë të pamundur për ta të kenë një jetë normale.

- Publicitet -

Disa duan që prodhuesi i vaksinave, BioNTech të paguajë dëmshpërblim për dëmet e pësuara nga vaksina, i njohur si sindroma Post-Vac.

Çfarë është sindroma Post-Vac dhe sa njerëz vuajnë prej saj?

Ajo që shumë njerëz kanë ndjerë është dhimbje në vendin e injektimit, lodhje, dhimbje koke ose ethe. Këto simptoma zhduken përsëri pas një kohe të shkurtër dhe konsiderohen si një reagim normal i vaksinimit.

Sindroma Post-Vac është më shumë, shumë më tepër se kaq. Se çfarë saktësisht, askush nuk e di ende.

Sindroma Post-Vac nënkupton një varg simptomash dhe pamjesh klinike që janë të ngjashme me ato të Covid-it: lodhje kronike (CFS/ME), migrenë, dhimbje muskulore ose sëmundje kardiovaskulare.

Sado të shumëllojshme të jenë simptomat, ato kanë një gjë të përbashkët: Ato sulmojnë të vaksinuarit kundër koronës. Dhe për shkak se efektet anësore janë në të gjitha rastet të lidhura ngushtë me injeksionin, supozimi se këto kanë ardhur pas vaksinimit është sigurisht i qartë.

Nga pikëpamja e njerëzve të prekur, kjo është plotësisht e kuptueshme, thotë Harald Prüß nga Berlin Charité në Berlin. Por sipas tij, sindroma Post-Vac “është totalisht e mbivlerësuar në dimensionin e saj”.

Deri më 31 tetor 2022, pothuajse 51.000 raste të dyshuara të efekteve anësore serioze pas vaksinimit kundër koronës janë raportuar në Institutin Paul-Ehrlich, që është autoriteti federal përgjegjës për vaksinat dhe ilaçet në Gjermani.

Si e diagnostikojnë profesionistët sindromën Post-Vac?

Në konsultën neurologjike post-COVID-19 në klinikën e neurologjisë në Charité, Prüß sheh shumë njerëz që besojnë se vuajnë nga sindroma Post-Vac. As Prüß dhe as të tjerët që bëjnë kërkime mbi këtë temë nuk mohojnë se ka dëme serioze të shkaktuara nga vaksinimi dhe se të prekurit kanë nevojë për ndihmë.

“Por vetëm në raste të rralla mund të dëshmohet me siguri se këto simptoma kanë vërtet lidhje me vaksinimin, thotë neurologu. “Nuk ka asnjë biomarker të vetëm që pranohet gjerësisht nga shkenca.”

Një biomarker i tillë do të ishte, për shembull, një antitrup specifik që trupi prodhon si përgjigje ndaj vaksinimit. Studiuesit zbuluan një antitrup të veçantë në gjakun e njerëzve që kishin zhvilluar inflamacion të muskujve të zemrës (miokardit) pas vaksinimit. Miokarditi konsiderohet si një efekt anësor i mundshëm dhe i rrallë pas vaksinimit me vaksinën BioNTech/Pfizer.

Një prej vaksinave është identifikuar edhe si shkaktar i rritjes së shfaqjes së trombozës së venave të sinusit: tek vaksina Astrazeneca.

“Është e rrallë, por ishte e qartë se vaksina kishte shkaktuar një model shumë specifik të trombozës së venave cerebrale që ndryshe nuk dihet sepse ishte e lidhur me një lloj antitrupi shumë specifik”, thotë Prüß.

Dhimbjet e kokës, sindroma e lodhjes kronike ose problemet kardiovaskulare e kanë bërë jetën të vështirë për njerëzit.

“Çdo ditë, 30 diagnoza të reja të sklerozës së shumëfishtë bëhen vetëm në Gjermani,” thotë Prüß, por sërish këmbëngul se “lidhja e këtyre gjërave me vaksinimin pa prova të forta do të bënte pak për t’i ndihmuar njerëzit”.

Çfarë ndodh në trupin e një pacienti pas vaksinimit?

Sistemi imunitar i njeriut është shumë kompleks dhe nuk ka njohuri të besueshme se çfarë ndodh saktësisht në trupin e të sëmurëve pas vaksinimit.

Imunologia Christine Falk dyshon se në qendër të problemit mund të jetë një reaksion i kryqëzuar me Proteinën Spike të vaksinës. Përveç formimit të antitrupave kundër Proteinës Spike, disa pacientë që kanë probleme të gjata me COVID zhvillojnë edhe një lloj reaksioni të kryqëzuar, në të cilin formojnë edhe të ashtuquajturat auto-antitrupa, të cilët sulmojnë strukturat endogjene.

Prandaj nuk është çudi që simptomat e një long COVID-19, pra atyre që kaluan Covidin, mund të jenë të njëjta me ato pas vaksinimit: Procese të ngjashme imunologjike ndodhin në trup.

Studiuesit vëzhguan diçka të ngjashme me vaksinën kundër gripit të derrit, më saktë kundër patogjenit H1N1. Si vaksina ashtu edhe infeksioni shkaktuan të njëjtën pasojë: atë që njihet si narkolepsia në një numër të vogël njerëzish.

Në rastin e COVID-19, miliona njerëz u vaksinuan ndërsa miliona u infektuan në të njëjtën kohë. Për këtë arsye, mund të thuhet me siguri vetëm në rastet më të rralla, thotë Falk, nëse personat e trajtuar si pacientë pas vaksinimit kanë pasur edhe një infeksion pak para ose pas vaksinimit.

Për të qenë në gjendje të gjurmojmë me siguri simptomat e ndryshme të të prekurve pas vaksinimit, do të duhej të përjashtohej që ata të ishin të infektuar me SARS-CoV-2 në çdo kohë. Kjo është e mundur në raste shumë të rralla.

Marrë nga DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Tártari on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?