Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vangjel Tavo: “Kam qenë një nga kundërshtarët më të ashpër të Ramës, por vullneti i tij…”, thirrja për Gjikurinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Vangjel Tavo: “Kam qenë një nga kundërshtarët më të ashpër të Ramës, por vullneti i tij…”, thirrja për Gjikurinë
Lajmi i funditPolitike

Vangjel Tavo: “Kam qenë një nga kundërshtarët më të ashpër të Ramës, por vullneti i tij…”, thirrja për Gjikurinë

Published: July 30, 2024
Shpërndaje

‘Zgjidhje dhe jo krizë’, ky është mesazhi që përcolli Vangjel Tavo, kandidati i PS-së për bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo në një intervistë për CNN grek.

Vangjel Tavo tregon për median greke se vendosi të jepte dorëheqjen nga posti i Prefektit të Vlorëspas një propozimi nga vetë kryeministri Edi Rama për të zgjidhur problemet e mbartura në 35 vite në bashkinë e Himarës.

“Po zhvilloja një diskutim me të për Bashkinë e Himarës dhe problemet e saj. Çështje, të cilat kanë krijuar shumë herë kriza jo vetëm në Himarë, por edhe kanë kaluar kufijtë e vendit, madje duke ngrirë marrëdhëniet diplomatike të dy vendeve Greqi-Shqipëri. Në këto kushte më telefonoi kryeministri dhe më kërkoi të kandidoja për kryetar të Bashkisë së Himarës si një person që ka një përvojë të gjatë në politikë dhe në menaxhim.”

- Publicitet -

“Kam qenë një nga kundërshtarët më të ashpër të Ramës”

Vangjel Tavo, i cili ka shërbyer si ministër i Shëndetësisë dhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, pohon për CNN Greece se ishte një nga zërat më të fortë të opozitës kundër politikës së Edi Ramës, duke nënvizuar se “për 14 vjet nuk jemi marrë vesh politikisht me Edi Ramën”.

“Unë kam qenë një nga kundërshtarët më të fuqishëm dhe më të ashpër të Ramës, ndaj ai nuk më ftoi si bashkëpunëtor të tij. Ai më ftoi vetë që të zgjidhja disa çështje sepse, me sa kuptoj, ekziston edhe vullneti i tij për t’i zgjidhur këto probleme që të mos jenë më pengesë për ecurinë e marrëdhënieve mes dy vendeve”.

Thirrja për Gjikurian

Kandidati i opozitës për Himarën, Petro Gjikuria ka paraqitur kundërshtimet e tij lidhur me kandidaturën e Tavos, sidomos pasi ky i fundit transferoi certifikatën e lindjes nga Dropulli në Himarë. Si përgjigje për këtë, Tavo shprehet se është e drejta e tij zgjedhore, ndërsa përmes “CNN Greece” i bën thirrje Gjikurisë që të bashkëpunojë me të. 

“Megjithatë, kam një pyetje dhe dua ta bëj përmes kësaj interviste: Nëse Petro Gjikuria – i ardhur nga Amerika dhe është kaq i interesuar për të ndihmuar Himarën– nëse humb zgjedhjet, të cilat do t’i humbasë do të qëndrojë? A do të rrijë për të kontribuar për zhvillimin e Himarës? Unë kam një propozim. Do të doja shumë të thoshte që do të qëndrojë këtu sepse do t’i ofroja të vinte në stafin tim pas zgjedhjeve dhe pse jo të vinte si nënkryetar i Bashkisë së Himarës. Shpresoj të pranojë dhe të bëhet nënkryetar dhe këtë e them publikisht. Unë jam duke pritur për të. Pres përgjigjen e tij.”

“Beteja” e pronave të Himarës

Banorët e Himarës janë ankuar herë pas here sesi qeveria shqiptare kërkon t’u sekuestrojë pronat. Vangjel Tavo argumenton se ky është një problem që nuk zgjidhet prej 34 vitesh.

“Kaluan qeveritë, ndryshuan qeveritë, deputetët erdhën dhe thanë gënjeshtrat e tyre dhe më në fund problemi filloi të zgjidhej kur unë u zgjodha prefekt i qarkut të Vlorës dhe filliam të japim tapinë dhe nuk kemi dhënë pak. Deri më sot ata kanë ndarë 1226 tituj dhe janë gati të ndajnë edhe 600 të tjerë. Dosjet kanë ardhur,”-tha ai. 

Intervista e plotë e Vangjel Tavos: 

Ju keni qenë prefekt i Vlorës. Pse zgjodhët të kandidoni në garën për bashkinë e Himarës?

Vangjel Tavo: Vendosa të dal si kandidat pas propozimit të kryeministrit dhe një diskutimi me kryeministrin për Bashkinë e Heimarrës, si problemet që ka pasur kohë pas kohe Bashkia dhe çështjet që kanë krijuar shumë herë kriza jo vetëm në Himarë, por kanë dalë edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Së fundmi kanë arritur deri aty sa kanë ngrirë marrëdhëniet diplomatike mes të dy vendeve Greqi-Shqipëri. Në këto kushte më telefonoi kryeministri dhe më kërkoi që të bëhem kandidat për kryetar të Bashkisë së Himarës, si një njeri prej kohësh në politikë, në menaxhim.

Krahas 24 vitesh si deputet, kam qenë edhe ministër i Shëndetësisë, nënkryetar i Kuvendit, ndaj sipas kryeministrit i duhej një person me eksperiencë për të përballuar dhe zgjidhur problemet që kanë dhe kanë banorët e Himarës jo vetëm sot por për rreth 34 vite. Për shembull, problemi me pronën, i cili nuk është zgjidhur jo vetëm në këtë qeveri. Duhet të ishte zgjidhur që në vitin 1991. Filloi të zgjidhej tre muaj më parë. Një çështje që me të drejtë ngrinin zërin të gjithë banorët e Himarës.

Qeveritë kaluan, qeveritë ndryshuan, deputetët erdhën dhe thanë gënjeshtrat e tyre, por çështja u zgjidh vetëm kur u emërova prefekt në Vlorë. 

Nëse zgjidheni, si mendoni se do të funksiononi si urë lidhëse për të parandaluar acarimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë?

Vangjel Tavo: Para së gjithash, unë jam grek dhe të gjithë e dinë. Kam qenë deputet grek në Kuvendin e Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve.

Unë jam një person me një karrierë politike në të cilën jam përpjekur dhe kam kontribuar në zgjidhjen e problemeve. Gjithmonë kam kontribuar në zgjidhjen e çështjeve që më parë mund të krijonin probleme dhe kriza në zonën time, por nuk e kam lejuar kurrë. Unë kam kontribuar për zgjidhjen me tone të ulëta sepse besoj shumë në bashkëpunim.

Besoj se nuk ka problem që nuk e ka një zgjidhje nëse ka vullnet për ta zgjidhur atë problem dhe kështu kam punuar në karrierën e tij politike.

Kjo është arsyeja që besoj se edhe këtu në Himarë do të mund të zgjidhim shumë probleme që shqetësojnë banorët në një periudhë shumë të shkurtër kohore dhe se nuk do të ketë më asnjë problem që mund të krijojë problem në marrëdhëniet e dy vendeve. Besoj se për shkak të marrëdhënieve të mira do të përfitojë edhe minoriteti etnik grek i Shqipërisë.

Ne nuk duhet të vazhdojmë ta shqetësojmë atdheun tonë Greqinë kur nuk ka asnjë problem sepse ne grekët e zgjedhur që jemi këtu duhet të insistojmë që qeveria të zgjidhë problemet tona. Atë që kam bërë në Dropull, do ta bëj në Himarë dhe jam i sigurt se do t’ja dalim.

Ju jeni përzgjedhur personalisht nga Edi Rama si kandidat për zgjedhjet bashkiake të Himarës. A e vlerësoni se kryeministri shqiptar, duke ju zgjedhur ju, një minorancë e shquar, po përpiqet të qetësojë situatën pas arrestimit dhe largimit të Fredi Belerit?

Vangjel Tavo: Kjo është çështje e kryeministrit. Unë ju thashë arsyen pse kryeministri më kërkoi të zbres si kandidat për kryetar të Bashkisë së Himarës.

Më duhet t’ju them se marrëdhëniet e mia politike, jo njerëzore, me kryeministrin Edi Rama nuk ishin më të mirat që mund të kishin qenë dhe jo vetëm tani, por gjithmonë.

Unë kam qenë në opozitë një nga kundërshtarët më të fortë dhe më të ashpër të Ramës, ndaj nuk është se Rama më ka ftuar mua si bashkëpunëtor të tij. Ai më ftoi vetë që të zgjidhja disa çështje, sepse me sa kuptoj, ekziston edhe vullneti i tij për t’i zgjidhur këto probleme në mënyrë që këto probleme të mos jenë më pengesë në rrjedhën e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Cila është klima në rrugën drejt zgjedhjeve lokale?

Vangjel Tavo: Ka qetësi. Ajo që mbledh në takimet që bëj në të gjitha fshatrat e Bashkisë së Himarës është interesimi i njerëzve për çështje të ndryshme.

Njëkohësisht shoh edhe një reflektim për çështjet që i kanë pushtuar herë pas here dhe që presin zgjidhje.

Është një fushatë parazgjedhore e qetë, e qytetëruar që deri më tani nuk ka asnjë problem sepse edhe Himara është një komunë me kulturë dhe qytetërim të lartë dhe nuk lejon asgjë tjetër veç një fushate kaq të qetë dhe të qytetëruar.

Petro Gjikuria ka kundërshtuar kandidimin tuaj duke pretenduar se e keni transferuar aktin e regjistrimit nga Dropulli në Himarë, a lejohet kjo?

Vangjel Tavo: Ligji zgjedhor i Shqipërisë thotë që për të qenë kandidat për kryetar bashkie duhet të jesh banor i asaj bashkie. Nuk bëra gjë tjetër veç të drejtës kushtetuese për të zhvendosur vendbanimin nga Gjirokastra në Himarë, komunë në të cilën kam një shtëpi.

Është shtëpia ime. A nuk kam të drejtë të jetoj?

Pra, nëse jeni në Athinë dhe dëshironi të jetoni në shtëpinë që keni në Janinë, a ju ndalon dikush? Nuk ka kuptim. Jam i sigurt që e ka bërë për t’u dukur ‘Shikoni çfarë bëri Tavo. Po e çoj në SPAK”. Ose të përgatitet terreni për humbje.

Nuk më shqetëson fare. Kjo është e drejta e tij të bëjë çfarë të dojë. Nuk jam marrë as me kundërshtarin tim. Nuk e konsideroj rival. Përkundrazi, ai ka çdo të drejtë, si unë, të kandidojë për bashkinë e Himarës.

Unë kurrë në karrierën time politike nuk jam angazhuar me kundërshtarët e mi. Nuk i kam përmendur askund. Ashtu si unë kam programin tim dhe ua prezantoj votuesve, ashtu ka edhe Gjikuria, nuk e di nëse ka program, as kjo nuk më intereson sepse thotë se “programi im është programi i Fredit”. Nuk merrem me kundërshtarin. Ai thotë se ka ardhur nga Amerika se ka dhimbje dhe i intereson Himarra.

Por kam një pyetje dhe dua ta bëj përmes kësaj interviste. Nëse Petro Gjikuria, i ardhur nga Amerika dhe kaq i interesuar dhe i arsyeshëm për të ndihmuar Himarën, nëse humbet zgjedhjet që do t’i humbasë, a do qëndrojë për të kontribuuar për të mirën e Himarës? Unë kam një propozim. Do të doja shumë që të thoshte se do të qëndrojë këtu sepse do t’i ofroja të vinte në stafin tim pas zgjedhjeve dhe të vinte dhe pse jo edhe si nënkryetar i Bashkisë.

Le të punojmë së bashku për të mirën e Himarës. Himara kërkon bashkëpunim. Nuk mund të vazhdojmë me tensione jo vetëm para zgjedhjeve por edhe pas zgjedhjeve. Shpresoj të pranojë dhe të bëhet nënkryetar, këtë e them publikisht. Unë jam duke pritur…pres përgjigjen e tij. 

Mesazhi juaj për zgjedhjet?

Vangjel Tavo: Unë vazhdoj ta them. Mesazhi im është zgjidhje, jo krizë. Kështu u them banorëve të Himarës që në momentin e parë që erdha në Himarrë. Unë jam politikani që jap zgjidhje dhe nuk lejoj kurrë të krijohet një krizë përmes problemeve. Do të jem pranë Himarës dhe banorëve për çdo shqetësim që mund të kenë për ndonjë problem.

Zyra e kryebashkiakut do të jetë gjithmonë e hapur për ta. Sepse unë mendoj se zyra është e zgjedhësve dhe e banorëve, jo e kryetarit. Në intervista të ndryshme u them kolegëve tuaj “Lërini himarjotët të jetojnë si të duan. Ata kanë gjuhën e tyre, kanë zakonet dhe traditat e tyre, janë grekë që e konsiderojnë veten grekë”. Kështu që nga unë do të kenë çdo mbështetje për t’u shprehur lirshëm sepse edhe unë jam grek. Të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për zhvillimin e Himarës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTOLAJM: Mark Rutte dhe Erdogan shfaqen duke ecur dorë për dore para Samitit të NATO-s
  • Kupa e Botës 2026, Belgjika çmonton SHBA-në 1-4 dhe merr biletën për në çerekfinale
  • Shqipëria forcon ushtrinë me topin turk BORAN, vendi i tretë në botë me këtë armë
  • Portugalia u mposht nga Spanja, Ronaldo konfirmon largimin: Ky ishte Botërori i fundit
  • Gjyqi në themel, sot seanca ndaj kryebashkiakut Veliaj në GJKKO

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on INVESTIGIM: Një dëshmi e pastër e kapjes së shtetit, delirit të madhështisë dhe marrëveshjeve informale në kurriz të transparencës dhe interesit publik
  2. Mala on VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
  3. Dursakja on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  4. Pusht-shtet (Ko)Doshesh on “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  5. Detari on “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?