Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Varhelyi: Bosnja mund të marrë në dhjetor statusin e vendit kandidat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Varhelyi: Bosnja mund të marrë në dhjetor statusin e vendit kandidat
AktualitetBote

Varhelyi: Bosnja mund të marrë në dhjetor statusin e vendit kandidat

Published: November 28, 2022
Shpërndaje

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi tha se është optimist se Bosnjë e Hercegovina do të marrë statusin e shtetit kandidat nga blloku evropian në muajin e ardhshëm, nëse plotësohen disa kushte që Brukseli i ka paraqitur së fundmi. Duke folur gjatë një takimi në Sarajevë, më 28 nëntor, me anëtarët e presidencës trepalësh të Bosnjës, Varhelyi bëri të ditura kushtet. Në to përfshihet luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformat gjyqësore dhe të migrimit, por edhe garancitë për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe mbrojtjen e gazetarëve.

“Rruga evropiane është e hapur, por priten rezultate nga Bosnja. U takon liderëve politikë që këto të bëhen realitet”, tha Varhelyi pas takimit me anëtarët e presidencës Denis Beqiroviq, Zhejko Komshiç dhe Zhejka Cvijanoviç.

Në tetor, Komisioni Evropian rekomandoi statusin kandidat për Bosnjën, por listoi një sërë kushtesh që duhen plotësuar, e të cilat kanë për synim të forcojnë demokracinë e këtij shteti të Ballkanit Perëndimor. Por, Komisioni vetëm këshillon se cilat shtete duhen të marrin statusin e kandidatit. Vendimi përfundimtar e marrin 27 shtetet anëtare dhe ato duhet të marrin vendim unanim.

- Publicitet -

Disa shtete – sikurse Austria, Kroacia dhe Sllovenia – kanë kërkuar që Bosnjës t’i mundësohet procedurë e shpejtë, pasi Moldavia dhe Ukraina në qershor morën statusin e vendit kandidat. Të tjerët, përfshirë Holandën, janë shprehur kundër zgjerimit, edhe pse pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës ka thyer rezistencën për shkak të shqetësimeve të sigurisë për Evropën si tërësi.

Varhelyi tha se Komisioni Evropian “dëshiron të shohë rezultate të qarta të cilat mund t’i raportojë para Këshillit të BE-së gjatë takimit në dhjetor”, ku pritet të vendoset nëse do t’i jepet statusi i kandidatit Bosnjës, pasi “ne jemi në një moment të ri gjeopolitik të luftës në Ukrainë”.

“Është në interesin tonë që të forcojmë partneritetet tona”, tha ai.

Bosnja përbëhet nga Federata e Bosnjë e Hercegovinës, ku boshnjakët që janë shumicë dhe entiteti kroat që është minoritet. Federata ka buxhetin katër herë më të lartë sesa Qeveria kombëtare. Në Bosnjë po ashtu është edhe Republika Sërpska, ku jeton shumica serbe, dhe qarku vetëqeverisës i Bërçkos. Federata po ashtu është e ndarë në dhjetë kantone.

Cvijanoviç, që është anëtarja serbe e presidencës së Bosnjës, tha se është e përkushtuar që të punojë “në çështjet që mund t’i realizojmë”, ndërkaq Beqiroviq – anëtari boshnjak i presidencës – tha se takimi me Varhelyin ishte “inkurajues dhe substancial”.

“Marrja e statusit kandidat do të ishte një inkurajim për të gjithë popullin e Bosnjë e Hercegovinës”, tha ai.

Ndarja në Federatën boshnjake dhe kroate dhe në entitetin e Republikës Sërpska, u bë në bazë të Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995, që i dha fund luftës tre vjeçare në këtë shtet. / REL

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?