Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vdekja e studentit shqiptar në SHBA, detajet drithëruese për ekselentin që e preu në besë shoku i ngushtë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vdekja e studentit shqiptar në SHBA, detajet drithëruese për ekselentin që e preu në besë shoku i ngushtë
KronikeLajmi i fundit

Vdekja e studentit shqiptar në SHBA, detajet drithëruese për ekselentin që e preu në besë shoku i ngushtë

Published: September 2, 2024
Shpërndaje

Gjyqi për vdekjen e një 21-vjeçari shqiptar në Detroit të Shteteve të Bashkuara është kthyer në lajmin kryesor të disa prej mediave më prestigjoze në SHBA për shkak të vendosjes së një precedenti të ri në drejtësinë amerikane.

Një juri në Gjykatën e Qarkut Wayne ka dhënë një dënim prej 75 milionë dollarë, për Nick Remington të riun që i dha një medikament dhe e çoi në helmim studentin ekselent shqiptaro-amerikan, Denis Preka.

Mbrëmjen e 18 marsit 2019, Denis Preka, shkoi në shtëpinë e atij që e konsideronte si shokun e vet të ngushtë, Paul Wiedmaier, me idenë të studionin e të përgatiteshin për provimin që kishin ditën tjetër.

Djaloshi shqiptar me zemër të artë, siç e përshkruajnë ata që e kanë njohur, hyri në atë banesë me këmbët e tij e nuk doli më gjallë prej andej. Një fat i kobshëm e priste të riun e tradhtuar pabesisht nga miku i tij, e një kalvar i gjatë priste familjen e përballur me makthin më të paimagjinueshëm.

- Publicitet -

Denis Preka që priste të diplomohej njëkohësisht në dy universitete në SHBA, natën e ngjarjes, kërkoi nga miku i tij i ngushtë gjatë studimit një pilulë Adderall për ta ndihmuar të përqendrohej, por substanca që ai gëlltiti më vonë u përcaktua të ishte MDMA, e njohur zakonisht si ‘Molly’, një medikament i paligjshëm i dhënë nga i pandehuri Nicholas Remington, që e çoi të riun shqiptar drejtë helmimit duke i marrë jetën. Familja vijon betejën gjyqësore prej 5 vitesh dhe vendimi historik i Gjykatës prej 75 mln $ i dhënë së fundmi duket se po vendos drejtësinë e munguar për studentin shqiptar, Denis Preka.

Këtë të enjte, në 5 shtator Grida Duma do të sjellë ekskluzivisht nga Detroit të Shteteve të Bashkuara rrëfimet e familjes, miqve dhe autoriteteve për vrasjen e studentit shqiptar, Denis Preka.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Nena says:
    September 2, 2024 at 7:46 am

    O Zot sa e dhimbshme, rinia e ketij djali dhe ferri qe po kalojne ata prinder. Drejtesia u vendoste ne vend. Kujdes cuna e goca mos abuzoni me asnje substance , me mire nje note me e dobet dhe ta gezoni jeten sesa te merrni ilaçe per perqendrim. Per momentin shkolla ju duket sikur eshte gjeja me e rendesishme e jetes, por nuk eshte, duajeni veten me shume. Qofsh i xhejnetit Denis, e prindrit e tu pacin force per te perballuar kete dhimbje.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 2, 2024 at 8:26 am

    Ngjarje e hidhur. Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe të djaloshit Shqipëtar ekselent në studime..!
    Pilula vdekjeprurëse dhën studentin nuk duhet të jetë RASTËSI..por DJALLËZIA E KONGURENCËS EDHE NË UNIVERSITETET E AMERIKËS,ku kemi dëgjuar shumë ngjarje të hidhura në rrugë e kudo..!
    Gjykata Amerikane që ka dënuar me GJOBË KRIMINELIN është MARRZI..Kjo të çon në faktin e urrejtjes që kan ndaj Shqipëtarve edhe Shtetasit e përtej oqeanit,të një KOMBI TË MADH SHUMË NGJYRËSH, pasi nuk dihet qëllimi agresorit,duke mos na dhën shumë fakte për të.
    -Ky shëmbull i keq i drejtësisë Amerikane ngjet me DREJTËSINË TONË TË PLEPAVE TË KAPUR NGA NON GRATA 92.
    -Keqardhje për djalin 21 vjeçar & familjen e tij Shqipëtare..!
    Shqipëtar të kudo ndodhur: Ruhuni nga përdorimi i ushqimeve,pijeve,medikamenteve..të pa kontrolluara.

    Reply
  • LEON says:
    September 2, 2024 at 10:59 am

    Cmira njerezore eshte fort e lige.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • BE nën presion për anëtarët e rinj, Rama për Financial Times: Shqipëria ndodhet në momentin më të mirë
  • Shkenctarët përdorin AI për të krijuar 16 viruse të reja, ja për çfarë bëhet fjalë
  • PDK-ja e refuzon sërish Kurtin, i kërkon konstituimin e Kuvendit
  • “Jam e persekutuar politike nga Erdogan”, lihet në burg 32-vjeçarja turke që u arrestua në Rinas
  • Nënë e bir me origjinë shqiptare aksidentohen për vdekje në Greqi, ishin duke shkuar në punë

Komentet e Fundit

  1. Patriot on Akuzohet se ka fshehur origjinën e Covid, Senati shpall Faucin fajtor për shpërfillje të Kongresit
  2. !!? on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. ¿? on Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare arrestohet në Francë për shpërndarje kokaine
  4. Emonomisti on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  5. Dashi on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?