Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vdekja misterioze e foshnjës shqiptare: Prindërit e lanë në makinë dhe shkuan në plazh?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vdekja misterioze e foshnjës shqiptare: Prindërit e lanë në makinë dhe shkuan në plazh?
KronikeLajmi i fundit

Vdekja misterioze e foshnjës shqiptare: Prindërit e lanë në makinë dhe shkuan në plazh?

Published: June 10, 2025
Shpërndaje

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në ishullin grek të Parosit, ku një foshnjë pesë muajshe u transportua pa shenja jete në Qendrën Shëndetësore të ishullit të dielën pasdite. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta ringjallur, fatkeqësisht, vogëlushja u shpall e vdekur.

Sipas autoriteteve, rasti po trajtohet si një hetim penal me elementë të rëndë, ndërsa prindërit shqiptarë janë arrestuar dhe po përballen me akuzën e “ekspozimit fatal të një të mituri”.

Detajet e ngjarjes mbeten të paqarta dhe të dyshueshme. Prindërit, një çift me origjinë shqiptare që jeton prej vitesh në Paros, kanë dhënë deklarata kontradiktore. Nëna ka deklaruar se foshnja ishte lënë në makinë për të fjetur, ndërsa prindërit ishin në plazh me fëmijët e tjerë. Nga ana tjetër, babai pretendon se e kishin marrë me vete vajzën në det.

- Publicitet -

Një banor lokal i ka thënë televizionit grek Star se familja kishte shkuar për pushim në plazhin Parasporos me katër fëmijët e tyre dhe se foshnja kishte rënë në gjumë gjatë rrugës, duke lënë të nënkuptohet se mund të jetë lënë në makinë në temperatura të larta.

Skenarët që po hetohen janë të shumtë, përfshirë edhe mundësinë që foshnja të jetë mbajtur në automjet në diell për një kohë të gjatë, ose që të ketë pësuar ndonjë komplikacion tjetër shëndetësor në plazh apo në shtëpi.

Autoritetet kanë marrë në pyetje dëshmitarë dhe po analizojnë të dhënat e mjedisit ku ndodhi ngjarja. Trupi i foshnjës pritet t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun zyrtar të vdekjes.

Çifti pritet të dalë para Prokurorisë së Syrosit në ditët në vijim, ndërsa rasti ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik grek.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës
  • 20 vatra aktive zjarri në vend, ministri Nufi: 727 forca operacionale të angazhuara në terren
  • SHBA ratifikoi marrëveshjen e huas me Shqipërinë, reagon Ambasada Amerikane

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?