Ndarja nga jeta në Tiranë më 20 qershor e tregtarit polak të armëve Andrzje Izdebski vijon të turbullojë Poloninë. Media polake raporton se për këtë ngjarje ka dhënë dorëheqjen Piotr Krawczyk kreu i Shërbimit të Jashtëm Sekret.
“Megjithëse zyrtarisht deri më tani nuk jepet arsyeja se kjo dorëheqje e kreut të kësaj agjencie lidhet me vdekjen e Andrzje Izdebski”, thotë gazeta polake Fakt.
Izdebski, i cili u shpall në kërkim prej prokurorëve polakë, u gjet i vdekur në Shqipëri. Për largimin e tij duke iu shmangur përballjes me drejtësinë dhe për akuzat e mashtrimit të qeverisë në mos sigurimin e 1241 respiratorëve, është bërë përgjegjës Shërbimi Sekret.
“Ngjarjet u zhvilluan shumë shpejt dhe nuk u bë e mundur gjurmimi i tij duke ngritur dyshimin nëse Shërbimi i Jashtëm Sekret Polak ishte në lartësinë e detyrës” , shkruan Fakt.
Në këtë shkrim thuhet se Piotr Krawczyk besohet të ketë dhënë dorëheqjen pas akuzave plr neglizhencë në trajtimin e kësaj çështjeje.
Kolonel Grzegorz Małecki ish-agjent i Shërbimit Sekret Polak duke komentuar këtë ngjarje deklaroi për gazetën Fakt se:
“Tregtia e armëve që bënte Andrzje Izdebski shpeshherë nuk ishte në bazë të legjislacionit në fuqi. Më pas nga një tregtar ndërkombëtar i armëve u kthye broker në blerjen e respiratorëve. Kjo bëri që të merrte një sasi të madhe parash, por rrethanat e kushtet si ai vdiq tregojnë se nuk kishte para. Mbase ai e dinte ku shkuan paratë por tanimë me vdekjen ne nuk do të mundemi ta dimë se ku janë”.
Gjatë nisjes së pandemisë ai në rolin e ndërmjetësit (broker), Andrzje Izdebski i premtoi qeverisë polake se do të siguronte 1,241 respiratorë me vlerë 53 milion dollarë.
Por deri në Korrik të vitit 2020 ai mundi të siguronte vetëm 200 respiratorë ndërkohë që kishte marrë paradhënie nga qeveria polake 42 milionë dollarë.
Qeveria polake i kërkoi të kthente 16 milionë euro, gjë të cilën ai e bëri por jo pjesën tjetër, e cila rezulton e zhdukur.
i.b. / dita
Sepse, kudo ne Bote, ku ka shtet normal, zyrtaret e njohin pergjegjesine e tyre.
A e kuptoni o Shqiptare ndryshimon midis pergjegjshmerise se politikanit europian (edhe pse Polonua nuk eshte ne nivelin e duhur) dhe politikaneve tane…nje tufe banditash…. Polaku jep doreheqje vetem se vdiq nje person ne kerkim dhe nuk bene dot te mundur lokalizimin…
Ketu ne Shqiperine e politikanit qe vetem corrapja e zeze ne koke I mungon…vidhet nje komb I tere me sistemin piramidal te bekuar nga kryeministri dhe ai nuk shkulet deri ne vdekje nga karrigja…po keshtu Ilir Blloku dhe floriri
I…po keshtu Ed snobisti ironiku qe qeveria e tij kalojne miliarda neper pleq azilesh… dhe vendos cdo lloj banditi ne parlament…drejtor doganash dhe transportesh…sla killer dhe drogaxhi pa e bere kryetar bashkie… vret polici me keq se nje taleban… dhe qeveritaret Shqiptare bejne orgji me njeri tjetrin dhe tallen me popullin…
Urdhooo se nuk te degjova…?
Ahaaa ai popull ate qe voton meriton…?
Po e vertete…nuk kam cfare them…
Fatura e papergjegjshmerise i shkon femijeve tuaj o popull…dhe shume shtrenjte po e paguajne…
A KA ZGJIDHJEEEE….
ABANDONONI CDO VOTIM SHQITARI…TE GJITHE NJE SURRAT KANE…
KERKONI PROTEKTORIAT…BOTA DI TE QEVERUSE SHQIPTARI…JOOOOO
KURRE…NE HISTORINE QINDRA VJECARE…CDO POLITIKAN SHQIPTAR RRI ME THIKE MBAS SHPINE…DHE KUR JA NGUL VELLAIT TE VET…POPULLIT JA ZHYT DERI BE PALCE DHE NUK KA TE NGOPUR..
Ndofta ky rast eshte maja e ajsbergut te korrupsionit.
A po shiten ne “tregun e zin” je pjese e “armeve te perendimit” dhuruar Ukraines?
Amerika para shume vitesh i “bleu raketeat Sting” qe kishte dhene “falas” Talibanit, per mbrojtje nga Rusia.
Ato arme, që te mosbinin ne dore te terroristeve” u grumbulluan perseri me nje çmim te larte.