Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vdekjet ulen ndjeshëm në tremujorin e tretë 2022, por mbeten 4% më të larta se përpara pandemisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vdekjet ulen ndjeshëm në tremujorin e tretë 2022, por mbeten 4% më të larta se përpara pandemisë
AktualitetShoqëri

Vdekjet ulen ndjeshëm në tremujorin e tretë 2022, por mbeten 4% më të larta se përpara pandemisë

Published: November 14, 2022
Shpërndaje

Ndonëse vendi kaloi një valë të re pandemia në periudhën e verës, pasojat e saj kanë të ulëta në vdekshmërinë shtesë, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2020-2021.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujori e tretë të vitit u shënuan gjithsej 5,130 vdekje në total.

Në krahasim me tremujorin e tretë të 2020-s, kur sapo filloi vala e pandemisë në vend dhe që deri tani mban rekordin për periudhën korrik-shtator, humbjet e jetës janë reduktuar me 22.5% (shko grafikun: Vdekjet, Tremujori i Tretë, 2011-2022).

- Publicitet -

Në raport me tremujorin e tretë 2021, tkurrja është gati 20%.

Gjithsesi, vdekjet mbeten ende më të larta sesa mesatarja e të njëjtës periudhë 2016-2019, me rreth 4% më shumë.

Për gjithë 9 mujorin, në vend kanë humbur jetën gati 18 mijë persona, me një rritje prej 10% në krahasim me mesataren e të njëjtës periudhë 2016-2019.

Kjo rritje është e lidhur me tremujorin e parë të vitit, kur vendi akoma po vuante nga pasojat e pandemisë (shiko grafikun: Vdekjet sipas tremujorëve në pandemi 2020-2022, krahasuar me mesataren 2016-2019).

Në raport me 9 mujorin 2020, humbjet e jetës kanë rënë me vetëm 1%, por vala e madhe e pandemisë në 2020-n ishte në tremujorin e katërt.

Ndërsa në raport me periudhën janar-shtator 2021, vdekjet ishin 21% më të ulëta.

16.3 mijë vdekje shtesë më shumë që nga fillimi i pandemisë

Që nga fillimi i pandemisë, në mars 2020, në vend janë shënuar rreth 16.3 mijë humbje jete më shumë, në krahasim me mesataren e 2016-2019. (shiko grafikun: Rreth 16.3 mijë humbje jete shtesë që nga fillimi i pandemisë/Shtesa e vdekjeve sipas tremujorëve, në raport me mesataren përkatëse 2016-2019)

Mjekët pohojnë se vdekshmëria shtesë lidhet si me pasojat direkte që dha pandemia, sidomos në periudhën 2020-2021, në mungesën e kujdesit për sëmundjet e tjera, kryesisht gjatë periudhës së karantinës, që çoi në vonesa të diagnostikimeve.

Një tjetër faktor i rëndësishëm lidhet me pasojat që la pandemia në shëndetin e shumë personave që e kaluan atë, duke bërë që të humbin jetën më pas./Monitor

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 14, 2022 at 11:16 pm

    Shqiptaret tani jane me te imunizuar nga vaksinat dhe ushqimet cilesore qe hajne. Merite kjo e qeverise qe ka bere te mundur qe cdo qytetar I thjeshte ta mbushe canten plot ne pazar dhe pa paguar asnje lek.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kërcënoi biznesmenin me “bombë” për 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari
  • Qytete pa Qytetarë
  • Pagat e magjistratëve, SPAK zgjeron hetimin edhe për kërcënime ndaj zyrtarëve të Thesarit
  • Qeveria e Kosovës: Nisma për të ndryshuar Ligjin për Specialen nuk ka pengesa ligjore
  • “Dy kulla iu dhanë arkitektit që projekton kuzhina”

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  2. Detari on Qytete pa Qytetarë
  3. nastradini on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  4. kelyshi i orangut on “Hajdut, ik o plehrë”, Braçe spërkatet me ujë, tenton t’u kërkojë llogari protestuesve, e shpëtojnë policët dhe media
  5. demo on AUDIOPËRGJIMI: Kontroll në vilën e Ron Yeffet, SPAK sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?