Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vdektë ishalla gjeniu i operas Alagna, vdektë Metallica, Beyonce, e unë bashkë me ta! Regjisori i njohur ‘çmendet’ nga çmimi i biletës për finalen e BBV-së: Lëvizi Da Vinçi në varr
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Vdektë ishalla gjeniu i operas Alagna, vdektë Metallica, Beyonce, e unë bashkë me ta! Regjisori i njohur ‘çmendet’ nga çmimi i biletës për finalen e BBV-së: Lëvizi Da Vinçi në varr
KryesoreLifestyle

Vdektë ishalla gjeniu i operas Alagna, vdektë Metallica, Beyonce, e unë bashkë me ta! Regjisori i njohur ‘çmendet’ nga çmimi i biletës për finalen e BBV-së: Lëvizi Da Vinçi në varr

Published: May 3, 2023
Shpërndaje

Aktori dhe regjisori Hervin Çuli komenton çmimin e biletës në “finalen” e formatit televiziv Big Brother që këtë vit ka tërhequr vëmendje të lartë publike, vecanërisht për një nga personat pjesëmarrës.

Çmimet arrijnë deri në 1 mijë euro dhe këtë e konfirmuan drejtuesit e këtij emisioni televiziv.

Të blesh një paketë turistike nga Shqipëria, për të marrë pjesë në turnetë botërorë të emrave më të njohur të momentit, kushton më pak.

- Publicitet -

Sipas regjisorit Çuli, kjo është e tmerrshme. Ai bën ironi duke e krahasuar me çmimet e eventeve më të mëdha ndërkombëtare të momentit.

Reagimi i plotë:

Tmerr! Tmerr! Tmerr!!! “Migdal Bavel”, ekziston! Zanafilla: Albania- BBV! Bileta e BB (e deklaruan ne emision), kushton 1000 euro! Po, po, 1000 euro!!!

Vdektë inshallah Roberto Alagna, gjeniu i operas sot, që as në Metropolitan se kapi këtë biletë! Vdekte Lev Dodin, regjisori letonez, më i madhi në botë, që i ofroi botës gjithë kulturën e mundshme skenike: edhe ai se kapi kurrë këtë çmim!

Vdekshin “Metallica”, Bruce Springsteen, Kanye West, Paul Simon; vdekshin inshallah dhe Ariana Grande dhe Beyonce, idhujt e rinisë së sotme, kurrë se kapin-BB Albania.

Vdekshim inshallah të gjithë me mua në krye!!! Arritëm ditën që as “Sfinksi” nuk arrin dot t’i mbrojë tempujt e vet. As “Orakulli i Delfit”, me gjithë Apolonin e soj e sorollop se vrau dot gjarprin Pyton!

Tmerr:- as vetë Jezusi nuk e parashikoi dot se “puthja e Judës” ishte “puthja e Arbanës”!!!…

Leonardo da Vinci po lëviz në varr! Kam përshtypjen po të mbledhësh klikimet e Kiares dhe Efit kalon dhe çmimin aktual te “Gioconda”.

Ndërkohë Ermonela Jaho u sfumua nën afshet e Maestros. As e rruajti njeri për kurset e saj kur erdhi Shqipëri. Ndonjë shkrim i mjerë tek-tuk, kaq!

Art- Kultura është nen putrën e madhe të pushtetit të “Dajës”. Ndërkohë, edhe ai vete paradoksalisht se kap dot çmimin 1000 euro nata!

Por “Daja” është rehat! Kur ke sindromën e “Caligula”, të malanzhuar (përzierë) me talentin aktual tallavane, normal që të shijon! Ai është i lumtur! Unë po! Populli, po e po! Rëndësi ka fitorja! Iku, mbaroi! Kiara dhe Luizi: REOLUCION!

Ndofta ata një dite, si kanë ardhur kohët, e rrëzojnë “Dajën”, edhe pse e kanë aleat! Unë kam besim! Ndofta na fusin në një rrugë të re të historisë! Rroftë “Kulla e Babelit”. Chapeau, BB!…

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Realisti says:
    May 3, 2023 at 9:44 am

    Po pse e krahason me Artin?
    Big Brother nuk eshte art.
    Eshte loje, krahasojr me finalet e lojrave, sporteve.
    Sa shkon nje biletë në to per te pare Mesin apo Ronaldon etj?
    Mendoj 1 mij dhe shume me teper

    Reply
  • korçari says:
    May 3, 2023 at 10:38 am

    Ky eshte realiteti i sotem ne Shqiperi …injorance,poshtersi,kodoshllek,paturpesi,hajduteri,mashrim,krim,pabarazi per ligjin,dhe nje pjese e madhe e shqiptareve qe ndjekin Sale& Meta megjithese e dine se jane k/hajdute dhe kane gjak ne duar dhe pjesa tjeter qe ha pershesh me kos ndjekin Luizin , a “perputhen”.Pra çfare zbrazetie ,çfare injorance,çfare kotesie…shqiptaret kane humbur busullen dhe jane ne drejtim te paditur.

    Reply
  • Lili says:
    May 3, 2023 at 10:54 am

    BB është krijuar për shtresën më injorante të shoqërisë, sa të ekzistojë injoranca do shiten biletat me 1000 e me 2000€.
    Dhe kjo do të thotë që të tallesh e të fitosh para nga injoranca.
    Ky është kapitalizmi.
    Nuk ka asgjë për t’u çuditur.

    Reply
  • demo says:
    May 3, 2023 at 11:48 am

    Eshte popull:Shif yllin,e merr pyllin.eshte popull qe fluturon me pras ne bythe.
    Ky popuill axhami e filloi nje Big Brother ne 41,dolen bukurosht formusen Partine Big Brother me rregji te Serbise dhe moderator, Arbana Miladyn Popovic-.,,Dolen edhe ne Mal ne Vilen e Labinotit,ne Helmes,ne Vilen Vrioni Berat u zhvilluan tre pjese..Me eleminim.Kush perjashtohesh,eleminohesh.Fitoi enver Hoxha-Luisi.Kush humbi u pushkatua si armik i popullit dhe i luisit.
    Kush merr luisin ne Parti sot,,,fiton zgjedhjet si enveri ne 45,..
    Shpejt ,,nxitoni,,se nuk ka kohe!

    Reply
  • Patriot says:
    May 3, 2023 at 11:50 am

    Ka shume per ti cuditur sepse dhe ato qe permende Culi ne kapitalizem jane rritur. Kjo trogon qe ne jemi akoma ne komunizem nga mentaliteti. Ne u median 50 vjete 1 kanal televiziv, 1 filme ne te njejtin orar dhe te nesermen vetem ajo diskutohej dhe ku te gjithe benin ekspertin per gjithshka. Dukej sikur njerezit nuk kishin asnje problemi tjeter ne families, shoqeri etj, e njejta situate tani. Pra ka ndryshuar vetem forma dhe jo perberja ashtu si ne te gjithe aspektet e jetes ne ate vende te bukure nga natura dhe te mallkuare nga njerezit.

    Reply
  • Prec Ulaj says:
    May 3, 2023 at 12:58 pm

    Mua me kujtohet kur vinin Shkodranet ne “Qemal Stafa” shisnin oren per 1 bilete kunder Gjermanise ne vitet ’80. Vinin me bicikleta…
    Eshte e njejta gje, tani do shesin shtepite per te pare Luizin.

    Reply
  • Bobi says:
    May 3, 2023 at 1:04 pm

    Si mund te krahasohet Mesi e Ronaldo me llumin e big brother, si mund te krahadohet diregjimi i Murinjos, Ancelotit, Guardioles me diregjimin e shemtuar, te piset dhe alabak te Arbana Osmanit dhe burrit te saj te dyte. Si mund te krahssohen mundesite e nje populli qe mezi siguron buken e gojes, me popuj qe kane te ardhura 10 here me teper se ne. Hajdutet nuk jane vetem ne politike por edhe be art e kudo ne Shqiperi

    Reply
  • demo says:
    May 3, 2023 at 1:23 pm

    Luizit sot per sot i ka shkuar vlera me shume se rruga Durres Kukes,,me shume se tuneli Murriziyt,,po afron me Portin e Durresit. Ne radhen e tre dobicave qe kane udhehequr popullin shqiptar nga fitorja ne fitore,ky do jete kryeministri i katrert..Eshte formuar me shkolle gjysmake,,ka kryer Stazhin ne Paris,si Enver hoxha,Sali Bwerisha,Edvin Rama.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?