Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Për narcistin me shtatë tuje që shpalli zbulimin e madh se shqiptarët dhe serbët janë… kushurinj (!)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Për narcistin me shtatë tuje që shpalli zbulimin e madh se shqiptarët dhe serbët janë… kushurinj (!)
KomunitetKryesoreopinion

Për narcistin me shtatë tuje që shpalli zbulimin e madh se shqiptarët dhe serbët janë… kushurinj (!)

Published: May 1, 2023
Shpërndaje

 

Nga Shaban Murati

Shënim nga blloku diplomatik

- Publicitet -

Një narcist me shtatë tuje nga ata, që mendojnë se mjafton mjekrra t’i dish të gjitha, pas hulumtimeve vetiake në majë të vidhit, të penelit dhe të hurit, shpalli në nje mexhlis ndërkombëtar në Athinë në 28 prill 2023 zbulimin e madh të shekullit se shqiptarët dhe serbët janë kushurij.

Pas këtij zbulimi lind pyetja e madhe: meqë serbët dhe rusët kanë deklaruar pothuaj përditë në të gjitha instancat, që nga presidentët Putin dhe Vuçiç e deri te populli i thjeshtë, se rusët dhe serbët janë vëllezër me njeri- tjetrin, a i bie tani që shqiptarët janë kushurij edhe me rusët?

Pyetja tjetër është: nëse shqiptarët janë kushurij me serbët, a i bie që edhe shqiptarët janë fise sllave të përtej Uralit, që kanë ardhur bashkë  me kushurijtë e tyre serbë në Ballkan në shekullin 7 të erës sonë, ku kanë gjetur ca popuj, që quheshin ilirë, dhe të cilët kishin toka me tepri, që me të drejtë ia morën fiset sllave.

Nuk mund të parashikohet nëse ky zbulim i pashoq gjenetiko-etnik ballkanik, që shqiptarët dhe serbët janë kushurij, do të marrë apo  jo çmimin “Nobel”, por mund të parashikohet që Akademia e Shkencave e Serbisë dhe Akademia e Shkencave e Rusisë ta konsiderojnë për ta futur zbuluesin e kësaj teorie anëtar të Akademive të tyre.

Narcisti i mësipërm me një të goditur rrëzoi për tokë të gjithë shkencën europiane dhe albanologjinë, shkencëtarët dhe albanologët europianë dhe shqiptarë, me mjekërr e pa mjekërr, që prej shekujsh janë lodhur kot dhe kanë shkruar me qindra libra për të vërtuar gjenezën ilire të shqiptarëve.

Nëse individi në fjalë do të kishte folur në mexhlisin e Athinës për origjinën gjenetike dhe etnike të vetes apo të paraardhësve të tij si kushurij me serbët, nuk ka asgjë të keqe. Mirëpo çeshtja është se teoricieni i ri i sllavologjisë foli në emër të “Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Kjo mund të çojë në atë që kushurijtë serbë mund t’u kërkojnë kushurijve shqiptarë zbatimin e tapive sllave të tokave të kushurijve dhe mund të firojnë disa territore të tjera shqiptare, p.sh. në Veri të Kosovës ose edhe ndonje copë deti Adriatik.

Nuk është ndonjë sakrificë e madhe, sepse midis kushurijve ndahet gjithçka, edhe tokat, edhe deti, edhe pasuritë, edhe nderi. Rëndësi ka që shqiptarët dolën kushurij me serbët, dhe shqiptarët duhet të kënaqen me zbulimin e madh, që i jep përfaqësuesit të tyre më të lartë narcist rastin që të habisë botën shkencore dhe diplomatike dhe të shijojë bukurinë unike të vetes në pellgjet shqiptare të lotëve dhe të turpit.

Me zbulimn e madh të gjenezës së përbashkët sllave të shqiptarëve dhe të serbëve, tani Ballkani do të gjejë paqen dhe lumturinë e premtuar nga kushurijtë tanë serbë.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?