Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj dhe arkitekti Winy Mass, inspektojnë punimet te Piramida: I kushtohet gocave dhe çunave të Tiranës, të ardhmes së fëmijëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj dhe arkitekti Winy Mass, inspektojnë punimet te Piramida: I kushtohet gocave dhe çunave të Tiranës, të ardhmes së fëmijëve
AktualitetKulture

Veliaj dhe arkitekti Winy Mass, inspektojnë punimet te Piramida: I kushtohet gocave dhe çunave të Tiranës, të ardhmes së fëmijëve

Published: December 3, 2022
Shpërndaje

Transformimi i Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë në rajon për të rinjtë ka hyrë në fazat e fundit të punës dhe pritet të hapet në pranverë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi së bashku me arkitektin e njohur, Winy Mass, kantierin e punimeve të Piramidës, ku shumë shpejt do të mësojnë kodim fëmijët dhe të rinjtë e Tiranës. Winy Mass është arkitekti që ka realizuar projektin për transformimin e godinës ikonë, në qendrën më të madhe ICT në rajon, për aftësimin e të rinjve në teknologji informacioni.

Veliaj tha se me Piramidën, Tirana po bën një kapërcim cilësor nga dijet e së shkuarës, te dijet e së nesërmes. “Piramida e Tiranës do të jetë metafora më e bukur e kapërcimit të kohërave, e shndërrimit të një strukture, që ishte ndërtuar për sistemin e vjetër të diktatorit, në një strukturë të re, e cila do të jetë këtu për të lëvduar të ardhmen e fëmijëve tanë, që duan të mësojnë kodim dhe të marrin dijet e nevojshme për punët e sotme. Kemi filluar me rifiniturat, me vendosjen e sinjalistikës, po punojmë në mjediset e brendshme dhe shkallaret që të çojnë lart. Është një shkollë unike, e cila jeton me qytetin. Pjesa e brendshme është e aksesueshme edhe nga dikush që vjen në Tiranë, qoftë edhe për 24 orë, si turist, i cili mund ta shijojë pamjen e qytetit nga ballkoni në majë të Piramidës. Shpresojmë të kapim kohën në afat dhe në pranverë t’i kthejmë Tiranës, ndoshta copën e pronës më të lakmuar të qytetit! Do t’i kushtohet çunave dhe gocave të qytetit, me shpresë që pastaj, ta kthejmë në një model për qytetet e tjera apo edhe për vendet e tjera në rajon”, u shpreh Veliaj.

Arkitekti Winy Mass u shpreh entuziast se si projekti po vjen në jetë. “Është super e këndshme të shoh këto ditë sesi po jetëzohet koncepti i të pasurit të një Piramide të hapur dhe të aksesueshme nga të gjithë. Jashtë strukturës do të jetë një park që vazhdon ‘pyllin e Tiranës’ nga sheshi ‘Skënderbej’, përgjatë gjithë rrugës, ku gjen një fshat aktivitetesh. Ky park mund të përdoret nga të gjithë. Duket sikur Piramida të tërheq dhe kjo ndihet me të vërtetë”, tha ai.

- Publicitet -

Projekti i rivitalizimit të Piramidës së Tiranës synon transformimin e saj në një qendër multifunksionale në qytet, duke siguruar hapësirë për të rinjtë dhe njerëzit që të angazhohen në art, kulturë dhe teknologji krijuese.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    December 3, 2022 at 1:16 pm

    A ti je fasade or tyryfyl.Do ngjallesh te vdekurin.Asaj Karabinaje vuri rruspat,si ja vute Teatrit dha mos harxho parate kot,,por nderto aty nja Godine Parlamenti te denje,si e ka gjithe bota..
    Po ju nuk ndertoni pa kulla.Ju edhe stadiumit i vini kulla si bisht.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e bukur është në shesh
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese
  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  2. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  3. Shko mër debil on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. Bruno on Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  5. Toni on Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?