Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj dhe Rita Ora zbulojnë surprizat për koncertin e nesërm: Të rinjtë tanë janë po aq të talentuar sa ata europianë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj dhe Rita Ora zbulojnë surprizat për koncertin e nesërm: Të rinjtë tanë janë po aq të talentuar sa ata europianë
AktualitetShoqëri

Veliaj dhe Rita Ora zbulojnë surprizat për koncertin e nesërm: Të rinjtë tanë janë po aq të talentuar sa ata europianë

Published: September 5, 2022
Shpërndaje

Ndërsa na ndajnë edhe pak orë nga koncerti i madh falas në sheshin “Skënderbej”, këngëtarja Rita Ora u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe të dy së bashku ftuan qytetarët që t’i bashkohen këtij eventi që do të festojë Tiranën si Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Rita Ora është rikthyer në Tiranë. Këtë vit, Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe teksa kemi pasur një vit fantastik me shumë aktivitete, energji dhe të rinj nga e gjithë Europa, kemi treguar se ne, të rinjtë e Shqipërisë, të rinjtë e Kosovës, jemi po aq europianë, po aq mendjehapur, po aq zemërhapur dhe të talentuar, ashtu si edhe Rita vetë është prova domethënëse e talentit shqiptar”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku falenderoi Rita Orën për shembullin pozitiv që u jep të rinjve dhe të rejave shqiptare. Veliaj theksoi se Rita është shembulli se si përmes punës dhe sakrificës arrihen gjërat e mëdha në jetë.

“Duhet ta pranojmë se kombi ynë është një komb i vogël, i ndarë në disa shtete, por pyetja është: Si mundet një komb i vogël të japë një mesazh të madh? Këtë mund ta bëjmë me shembuj pozitivë, ndaj jam shumë i lumtur që Rita Ora është një shembull që na bën shumë krenar, që frymëzon vajza të vogla, djem të vegjël, se gjërat arrihen me punë, me shumë sakrificë”, deklaroi Veliaj.

Nisur nga ngjarja e fundit në Kosovë, e dhunimit të një vajze 11-vjeçare, koncerti i Rita Orës do të përcjellë një mesazh sensibilizues për shoqërinë shqiptare, për të respektuar më shumë gratë dhe vajzat.

- Publicitet -

“Misioni yt, misioni i familjes tënde, për të pasur një komunikim të vazhdueshëm se si djemtë në Shqipëri dhe në Kosovë t’i respektojnë më shumë vajzat, se si të rinjtë të besojnë te talenti i tyre me punë, me djersë, me përpjekje, është një mesazh edhe për imazhin e Shqipërisë dhe imazhin e Kosovës”, tha Veliaj.

Mes emocioneve për rikthimin në Tiranë, Rita Ora falënderoi kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen e vazhdueshme. Këngëtarja shprehu krenarinë për origjinën e saj shqiptare dhe siguroi se nuk do të ndalet së promovuari atë.

“Faleminderit për fjalët e mira! Kur vij këtu dua të sjell me vete frymëzim dhe argëtim, dhe gjithmonë kam bërë maksimumin. Nuk ka rëndësi nga vjen, kush je, je burrë apo grua, ndjesia është e tillë që, nëse ti je krenar për prejardhjen, ajo që mund të bësh është ta bësh të njohur vendlindjen tënde. E kam besuar gjithmonë këtë dhe prindërit e mi ma kanë thënë çdo herë. Unë do të vazhdoj ta bëj këtë derisa të jem gjallë. Ne duam të vëmë në dukje afërsinë mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe të bërit së bashku tregon mbështetjen tonë, për komunitetet tona”, deklaroi Rita Ora.

Të dielën, Rita Ora e shoqëruar edhe nga nëna e saj, Vera Ora, dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, ndau me të rinjtë e Liceut Artistik detaje për koncertin e madh të 6 Shtatorit, ku u shpreh e surprizuar me ndryshimet që ka pësuar qyteti i Tiranës.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • miku says:
    September 5, 2022 at 6:53 pm

    I ka breket veshur kjo apo si gjithe te tjerat?!

    Reply
  • miku says:
    September 5, 2022 at 6:53 pm

    miratojeni se s’kemi kohe!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?