Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: I vendosur për zgjerimin e shtratit të Lanës dhe projektin e Unazës së Madhe, Saliu dhe Iliri hiena që dinë vetëm të bllokojnë punët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj: I vendosur për zgjerimin e shtratit të Lanës dhe projektin e Unazës së Madhe, Saliu dhe Iliri hiena që dinë vetëm të bllokojnë punët
AktualitetPolitike

Veliaj: I vendosur për zgjerimin e shtratit të Lanës dhe projektin e Unazës së Madhe, Saliu dhe Iliri hiena që dinë vetëm të bllokojnë punët

Published: December 23, 2022
Shpërndaje

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu vendosmërinë e tij për të vijuar projektet strategjike, si zgjerimi i Unazës së Madhe të Tiranës dhe projektin e shtratit të lumit Lana. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se pavarësisht histerisë së Sali Berishes dhe Ilir Metës, koha tregoi se ku ka ndërhyrë bashkia, është rritur vlera e pronës së qytetarëve.

“Kush përfaqëson njësinë 2 dhe 3 e ka parë se çfarë transformimi i ka sjellë zgjatja e lumit nga Materniteti deri në Shkozë, një tjetër projekt që mori gjysmën e rinisë sonë, 15-20 vjet, me sherre e shamata çdo gjë. Ja ku është sot! Është rritur vlera e pronës, është bërë lidhja me autostradën në Shkozë, del menjëherë në Farkë. Do bëjmë të njëjtën gjë, pavarësisht se edhe aty do plasë histeria. Jam i sigurt, Iliri dhe Saliu vetëm këtë dinë të bëjnë, të bllokojnë e të gjejnë ndonjë gjë, të kapen si hienat pas kockave, por jam i vendosur që të vijojmë me zgjerimin e lumit Lana dhe zgjerimi nënkupton nga Pallati me Shigjeta, rrugë me tre korsi, korsi e dedikuar ekstra për autobusët e biçikletat, pra 5 korsi në total dhe vazhdon nga Pallati me Shigjeta nëpërmjet Astirit ckryqëzohet me Unazën dhe mbaron në zonën që njihet si zona e Top Channel në Kashar, aty ku pastaj bashkohet sërish me autostradën Tiranë – Durrës”, tha Veliaj.

Lidhur me Unazën e Tiranës, Veliaj u shpreh se po punohet në të 7 lotet e saj. “Vazhdimi i Unazës, jam mëse i vendosur që ajo punë që i përket Bashkisë, duke qenë se qeveria tashmë ka miratuar të gjithë gjurmën dhe ne 7 lotet po punohet, bashkia bën pjesën e lidhjeve dhe degëzimet me lagjet, që asnjë lagje të mos ndihet e ndërprerë prej autostradës, por përkundrazi të përfitojë prej lidhjes me autostradën. Ju garantoj se nuk do pres më 3 vjet si në kohën e Astirit. Vendimet merren nga një shumicë, për sa kohë që njerëzit kompensohen, u jepet shtëpi ose para, kur i kanë banesat me leje e të legalizuara, atëherë qyteti duhet të vazhdojë përpara”, tha ai

- Publicitet -

Kreu i Bashkisë preku dhe çështjen e projektit tek zona e njohur si “5 Maji” dhe ajo në Kombinat, duke ironizuar krerët e opozitës: “Nuk e kuptoj, njerëz që kanë qenë presidentë e kryeministra, që ëndërrojnë të bëhen brigadierë të komunales. Pse dikush duhet ta lërë karrierën , reputacionin, emrin dhe votat në rrënoja pallatesh që janë shpallur nga Instituti i Ndërtimit të pabanueshme?!”.

Teksa foli për investimet, Veliaj foli dhe për zonën e teknologjisë dhe zhvillimit Ekonomik TEDA në zonën e Kasharit, si dhe për projektet e mëdha në infrastrukturën sportive.
“Ne do hapim këtë vit disa gara. Një ka të bëjë me transformimin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. E sigurt që edhe aty do plasë histeria. Kanë qenë hangaret e Italisë, pra nuk është ndërtuar tamam si dopo lavoro e teatrit, që ishte një vend argëtimi për ushtrinë fashiste në Tiranë. Të njëjtën gjë duam të bëjmë me stadiumin “Selman Stërmasi”. Mjafton të shohësh se çfarë ekonomie ka gjeneruar stadiumi i ri me hotelin, me dyqanet, me lokalet, restorantet, zyrat e Lufthansa, Tumo, në njësinë nr.2, për të kuptuar se çfarë potenciali ka transformimi i asaj zone të Tiranës së Re”, deklaroi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • ce says:
    December 24, 2022 at 9:39 am

    Ec perpara o gjigand se me 14 maj je perseri kryetari i Tiranes dhe spiuni Agush askush kokeducja, ose i forti i pazarit te ri do perfundoje ne koshin e plehrave te historise bashke me Tedi bibiloshin hundpalloshin, gjelkokoshin e leshitlikes.

    Reply
  • Arben.T says:
    December 24, 2022 at 6:54 pm

    Lajme te mira qe gjenerojne optimizem,
    Shpresa dhe besim per nje te ardheshme,
    Me te mire e me te bukur, per te gjithe.

    Reply
  • Andis says:
    December 25, 2022 at 3:42 am

    Lali Wri edhe pune ben por edhe fushate gjithashtu ben.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Pamje apolitike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës
  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. populli on Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  2. + on Tirana në flakë
  3. xxx on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. Kumlla avdalle on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. info analitike on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?