Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj inspekton lagjen e re në Kombinat: Familjet e para hyjnë në shtëpitë e reja në janar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj inspekton lagjen e re në Kombinat: Familjet e para hyjnë në shtëpitë e reja në janar
Aktualitet

Veliaj inspekton lagjen e re në Kombinat: Familjet e para hyjnë në shtëpitë e reja në janar

Published: December 16, 2022
Shpërndaje

Në fillim të vitit të ardhshëm, familjet e para që mbetën të pastreha pas tërmetit të 26 Nëntorit, do të futen në shtëpitë e reja që po ndërtohen në lagjen e re në Kombinat. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet në kantierin e dytë më të madh të rindërtimit në kryeqyteti, tha se nëse nuk do të ketë bllokime të tjera, puna këtu do të përfundojë në 6 mujorin e parë të vitit 2023.

“Lajmi i mirë është se po punohet kudo. Në këto dy muaj e gjysmë kemi përfunduar gjyqet, ishin 22 seanca gjyqësore, me ata që hidhnin në gjyq bashkinë të yshtur nga partitë politike – na vonuan 3 vjet. Ne shqiptarët humbasim kohë kur theremi dhe zihemi me njeri-tjetrin. Besoj se tre vitet e humbura dikush duhet t’i paguajë. Shumë prej atyre që inkurajuan qytetarët të protestojnë, që të bllokojnë bashkinë, që të shkojnë në gjykatë, do kthehen prapë në Kombinat për vota. Shpresoj shumë që qytetarët t’i mbajnë mend kush janë ata që duan të punojnë dhe kush janë ata që bllokojnë si Astirin, si Kombinatin, si ‘5 Majin’ me ato protesta të çuditshme,” u shpreh Veliaj.

Jo pa ironi ai tha se Shqipëria është i vetmi vend në botë ku politikanët bëjnë brigadierin dhe bllokojnë punët e bashkisë.

- Publicitet -

“Duhet të jemi i vetmi vend ku partitë politike organizojnë protesta kundër punëve publike lokale. A thua se aspirojnë të gjithë këta ish-kryeministra dhe ish-presidentë të bëhen brigadierë të komunales…! Nëse duan të bëhen brigadierë të komunales kemi pafund kantiere, ku ata mund të punojnë. Por, është turp i madh që parti që pretendojnë të qeverisin vendin janë specializuar në bllokim non-stop të punëve. Sot lajmi i mirë është që kantieri është çliruar, pas 22 gjyqeve. Kemi pasur edhe bashkëpunim nga banorët, ndaj më vjen mirë që e kemi gjetur gjuhën. Detyra jonë nuk është që t’iu pëlqejmë të gjithëve, detyra jonë është që t’iu shërbejmë të gjithëve”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Ai u bëri thirrje banorëve të mos ndjekin politikanët, që i nxisin të protestojnë kundra interesave të tyre.

“I respektoj bindjet politike, edhe të foltoreve, edhe të atyre të Gjirit të Lalëzit, edhe të Ilirit, edhe të Saliut, por çdo gjë me masë. Të cytësh njerëzit që të protestojnë vetëm që të vonojnë shtëpitë e tyre, më duket vërtet një gjest vulgar sepse në fund të fundit, ata [drejtuesit e opozitës] kthehen në shtëpitë e tyre te Gjiri i Lalëzit, kurse ai banori në Kombinat, i gënjyer nga partitë e tyre, që hedh bashkinë në gjyq për të vonuar punimet, është i vetmi që penalizohet. Shpresoj që të gjithë jemi pjekur nga kjo situatë dhe kemi hedhur pas kulturën e bllokimit dhe kulturën e ndalimit të tjetrit që punon. Unë besoj që sot i themi puna e mbarë atyre që punojnë, që janë shpërndarë në të gjithë këtë kantier masiv, sepse është e vetmja mënyrë për të inkurajuar që të ecim me ritme të shpejta,” ishte apeli i tij.

Veliaj foli edhe për afatet, tani që banorët kanë shprehur mirëkuptimin e tyre. “Nga fillimi i vitit tjetër, që në muajt janar dhe shkurt, do të hedhim shortin për familjet e para që do të futen këtu. Seksioni i parë fare është drejt përfundimit. Këto seksionet që inspektojmë sot janë në gjysmë të punës. Nëse do lejohemi të punojmë, brenda gjysmës së parë të vitit 2023, do kemi përfunduar pjesën më të madhe të sistemimeve në Kombinat dhe sigurisht, pastaj do të punojmë me rrugët dhe akset, do ta lidhim edhe me bulevardin “Migjeni” dhe Bulevardin e madh të Kasharit në Astir. Jemi fill pas njësisë administrative. Nuk bëhet fjalë për të degdisur njerëz në zona të largëta. Është e njëjta distancë, por jo nga ana e aksit të rrugës, ku u prishën shtëpitë e vjetra, është nga ana tjetër rrugës, fill pas njësisë administrative”, theksoi Veliaj.

Veliaj tha se 5 Maji dhe Kombinati do të jenë dy prej lagjeve model të Tiranës, të cilat do të diktojnë edhe zhvillimin e zonave të tjera.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • mali says:
    December 16, 2022 at 7:03 pm

    Me qe c’do gje eshte bere dixhitale kot e mban stafin e bashkise sepse vetem ty po te shohim kudo.Po, largqofte ,bashkia e tiranes do te pushoje se egzistuari?E di :Ishin dy udhtare me kale dhe rruges i zuri nje shi i rrembyer.Njeri u mbeshtoll me mushama po tjetri nuk kishte dhe tjetri i dha nje te tepert qe e shpetoi nga te lagurit.Shiu pushoi dhe shoku i udhes i thote:Po te mos ishte mushamaja ime do te ishe bere qull.-Faleminderit shume -i a ktheu shoku.Ky muhabet vazhdoi disa here sa kur i u afruan nje pellgu me uje shoku zbriti nga kali dhe u hodh ne pellg dhe i tha shokut:Nuk besoj se do te lagesha me shume po te mos kisha mushamane tende dhe mos ma permend me.Eshte detyra e shtetit dhe jo merite sepse me parate e popullit je duke bere jete komode familjare(nuk e di ke ndonje bisnes?)dhe ke detyre keto parate e taxapaguesve t’u a kthesh ne te mire te tyre.

    Reply
  • Andis says:
    December 17, 2022 at 5:26 am

    Lali Eri nuk e leshon dot bashkine kollaj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?
  • Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?