Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj me banorët e Njësisë 8: Investimet tona kanë transformuar zonën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj me banorët e Njësisë 8: Investimet tona kanë transformuar zonën
AktualitetPolitike

Veliaj me banorët e Njësisë 8: Investimet tona kanë transformuar zonën

Published: December 29, 2022
Shpërndaje

Njësia 8 ishte ndalesa e radhës për një bashkëbisedim mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe banorëve të zonës, në të cilën kryebashkiaku bëri një bilanc të të gjitha investimeve të kryera në këtë njësi, që kanë transformuar dhe rritur cilësinë e jetesës për qytetarët.

Veliaj tha se është shumë krenar për të gjitha punët e bëra në Njësinë 8, duke nisur nga transformimi i Rrugës së Dibrës, Unazës, mandej infrastrukturën rrugore te “5 Maji”. Ai shtoi se në total janë 146 rrugë të mirëmbajtura e të rikonstruktuara, 80 rrugë ku është vendosur ndriçimi, 30 rrugë të pajisura me sinjalistikë për herë të parë.

Sa i takon shkollave, Veliaj përmendi shkollat e reja në këtë njësi: “Kiço Blushi”, “Sevasti Qirjazi”, për të cilat tha se zgjidhin përfundimisht ngërçin e dyndjes në to. Ai shtoi se janë rikonstruktuar edhe tre shkolla: “4 Dëshmorët”, “Shkolla e Kuqe”, si dhe shkolla “Siri Kodra”. “Një nga shkollat më të bukura që kemi ndërtuar është kjo shkollë ku jemi, shkolla ‘Servete Maçi’. Është një shkollë e jashtëzakonshme, ndaj edhe dua shumë që ta promovoj dhe aktivitetet i bëjmë gjithmonë këtu. Nëse keni fëmijë të talentuar, fëmijë që përveç mësimit duan edhe muzikën, të investohen në art dhe në kulturë, një nga zgjedhjet më të shkëlqyera të qytetit është kjo shkollë,” nënvizoi Veliaj.

- Publicitet -

Ai shtoi se gjithashtu në Njësinë 8 kanë përfunduar dy kopshte, kopshti nr.6 dhe 19, një çerdhe e re, çerdhja 13 dhe dy çerdhe të rikonstruktuara, çerdhja 45 dhe 13.

“Më vjen mirë që kemi mbajtur po ashtu, premtimin jo vetëm për shkollat, por edhe për bibliotekat. Biblioteka “Hamit Beqja” është një ndër bibliotekat më të frekuentuara. Sigurisht, në mëngjes janë pensionistët që shkojnë e lexojnë gazetat, gjatë ditës janë kryesisht fëmijët që vijnë për lexime jashtëshkollore dhe pasdite janë të rinjtë. Fakti që sot, pothuajse të gjitha njësitë e Tiranës kanë nga një bibliotekë, – ndërkohë që e filluam këtë rrugëtim me zero biblioteka, – më vjen mirë që e kemi mbajtur fjalën për çdo projekt që kemi nisur para 7 vitesh,” vijoi kreu i Bashkisë.

Nga ana tjetër ai tha se në Njësinë 8, te pallati i projektuar nga Maks Velo, ndodhet Shtëpia Muze Kadare dhe Shtëpia Muze Dritëro Agolli. “Më vjen mirë që njësia fillon me dy shtëpi muze, diçka që më përpara, ata që na akuzojnë për monumentet e kulturës, nuk e bënë kurrë. Po ashtu, kemi Sarajet e Toptanëve që i pagoi Bashkia për t’i shpronësuar, që pronarët të mos e digjnin për pallat, sepse ishte vërtet monument kulture, dhe Shtëpinë e Libohovitëve, ngjitur me Kalanë e Tiranës,” theksoi Veliaj.

Nisur nga fakti që vitin e ardhshëm Tirana e nis si Qyteti Europian i Sportit, Veliaj foli edhe për investime në terrene të reja sportive.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Edhe Gebelsi ta ka zili! says:
    December 30, 2022 at 8:26 am

    Je nje kryebashkiak I mbi 700 Mike banoreve,fale reformed KRIMINALE teritoriale te meparshme,our ne Shqiperi shumica derrmuese e bashkive kane me pak se 50 Mike banore!
    Fytyren me te shemtuar te kesaj reforme dhe te fytyres se sundimit tend si diktator I Tiranes,e tregon lagja GETO,we ti e quan lagja nr.14 Astir-Yzberisht me mbi 130 mije banore,por komandohen nga nje fshat I vogel me rreth 6 mije banore qe merren me bujqesi!
    Kjo reforme antipopullore eshte bere ne zbatim te teorise se Mao Ce Dunit “Fshati te rrethoje qytetin”!
    Aq banore sa kane Astiri dhe Yzberishti (KMY) nuk kane 80% e bashkive te vendit ,por kane administrata te medha,buxhet per investime,sherbime etj,ndersa lagja nr.14 nuk ka fonde as per te vene nje kosh mbeturinash!
    Lagjet periferike te Tiranes te kene administrim si bashkite e tjera,kryetari I bashkise te zgjidhet me votim,te kete buxhet me vehte etj,ndryshe do jete si nen PUSHTIM!
    MALLKUAR QOFSH,ERION VELIAJ!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dëmtuan Komisariatin Nr. 3, vihet në pranga një protestues. Shpallen në kërkim 4 të tjerë
  • Anija cisternë goditet nga një predhë pranë Ngushticës së Hormuzit, përfshihet nga flakët
  • Pezullimi i afateve të paraburgimit për Veliajn, avokati Ndreca: Vendim antikushtetues, do ta ndjekim në Gjykatën e Lartë dhe në Kushtetuese
  • EMRAT: Pastruan 30 milionë euro në Shqipëri, SPAK dërgon në gjyq katër të pandehur
  • Xhafaj, KLP-së në Komision: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë së re

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Xhafaj, KLP-së në Komision: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë së re
  2. Aldrin on “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  3. xxx on Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  4. Aldrin on “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  5. demo on Xhafaj, KLP-së në Komision: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë së re

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?