Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj me personalitetet e Njësisë 3: Nderojmë e vlerësojmë heronjtë tanë, jo anti-heronjtë që dinë vetëm të shajnë e përçajnë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj me personalitetet e Njësisë 3: Nderojmë e vlerësojmë heronjtë tanë, jo anti-heronjtë që dinë vetëm të shajnë e përçajnë
Aktualitet

Veliaj me personalitetet e Njësisë 3: Nderojmë e vlerësojmë heronjtë tanë, jo anti-heronjtë që dinë vetëm të shajnë e përçajnë

Published: November 4, 2022
Shpërndaje

Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, hero është ai që ndihmon dhe bashkon, e jo ai që shan e përçan. Në turin e Njësisë 3 në kryeqytet, Veliaj, i shoqëruar nga deputetja PS e zonës, Klotilda Ferhati, vlerësoi me certifikata mirënjohjeje njerëz që kanë dhënë kontribut maksimal për komunitetin ku jetojnë dhe punojnë. Bashkë me mirënjohjen për ta, kreu i Bashkisë dha edhe një mesazh.

“Duke promovuar të mirët e shoqërisë sonë, frymëzojmë edhe të tjerët; vetëm duke promovuar ata me vlera, u tregojmë edhe fëmijëve si duhet të bëhemi kur të rritemi, kë duhet të kemi hero. Hero nuk është bllokuesi, hero është punëtori; hero nuk është qaramani, hero është ai që mbledh veten dhe ecën përpara; hero nuk është ai që përçan, hero është ai që bashkon; hero nuk është ai që urren e shan njerëzit përditë, hero është ai që dashuron dhe shëron njerëzit përditë. Unë jam shumë i nderuar që sot vlerësojmë heronjtë e shoqërisë tonë dhe jo anti-heronjtë. Heronjtë janë sipërmarrës, mjekë, oficerë, ushtarakë, sportistë, mësues, njerëz që na kanë dhënë të kuptojmë që në ditët më të vështira, këta njerëzit e mirë e kanë mbajtur shoqërinë të ngjitur, tamam si ai mastiçi që ngjit copat, në ditët më të vështira”, u shpreh Veliaj.

Mësuesja Flora Haka e falenderoi kryetarin e Bashkisë për ndryshimet e bëra në zonën ku ajo banon. “Kam punuar prej vitesh mësuese, nga cikli i ulët 9-vjeçare dhe të mesme, por sot po më duket sikur jam mësuese 18-vjeçare dhe e kam ndjerë veten mësuese te shkolla që, kur kaloj tani, është ngritur madhështore mbi themelet e atyre klasave ku kemi dhënë mësim, shkolla Kosova. Faleminderit shumë kryetar, jo vetëm unë, por gjithë brezi im që ka provuar emocionet në atë shkollë. Unë jam nga lagjja Shehler dhe kur kam shkuar sivjet për ta parë, në atë lagje ishin bërë shumë ndryshime. Bravo Erion”, u shpreh ajo.

- Publicitet -

Disa prej emrave të njohur për komunitetin e Njësisë 3, që u nderuan me certifikata mirënjohjeje për kontributin e vyer që kanë dhënë në këtë zonë janë: Roland Tito, Floreta Xhafaj, Kiço Noti, Flora Haka, Alma Pula, Renato Kurti, Drini Hoxha, Amar Koçi, Tefta Pajenga, Bukurie Hafizi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Sos says:
    November 4, 2022 at 4:05 pm

    NESE KE RESPEKT PER VETEN
    DHE PER POPULLIN E THJESHT
    BOLL TANI LIRO KARRIGEN
    PLOT SI TI KA A MERR VESHT

    NUK BERE VEZEN E ARTE
    CDO GJE ESHTE DJERSA JONE
    MOS U MERR ME POLITIKEN
    IK ERJON SA NUK ESHTE VONE

    Reply
  • Andis says:
    November 5, 2022 at 5:00 am

    Nuk kane njeri pa blere me vota keto te Partise Socialiste.Lereni dhe disa Likes dhe me Saliut

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë
  • Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen
  • VIDEO: Tensionet para Kuvendit, momenti kur protestuesit shkatërrojnë makinën e Policisë
  • Rama reagon pas përplasjeve para Kuvendit: Protesta e bukur i la vendin sherrit e dhunës
  • PD bojkoton seancën, PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH

Komentet e Fundit

  1. Lala, shoku i Kiços, në kurbet. on E FUNDIT: Mbërrijnë ambulancat përpara Kuvendit, ka protestues dhe policë të lënduar
  2. Dajti on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  3. Berati on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  4. Ana on I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  5. !!? on Kur KM poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?