Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj në konferencën e Straife, me temë “Trendet e Reja në Bashkimin Europian”: “Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Veliaj në konferencën e Straife, me temë “Trendet e Reja në Bashkimin Europian”: “Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes”
Komunitet

Veliaj në konferencën e Straife, me temë “Trendet e Reja në Bashkimin Europian”: “Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes”

Published: May 21, 2024
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi kompanitë ndërkombëtare që të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri. I pranishëm në konferencën e Straife, me tematikë “Trendet e Reja në Bashkimin Europian”, ku merrnin pjesë drejtues të industrisë dhe ekspertë ndërkombëtarë, Veliaj theksoi se sot është më e lehtë për të bërë biznes në Tiranë dhe Shqipëri.

“Sot është më e lehtë për të bërë biznes sepse ka një klimë shumë herë më pozitive. Dikur një vend që prodhonte konflikte, sot është prodhuesi më i madh i stabilitetit në rajon. Ky stabilitet është shumë mirë për të bërë biznes, shumë mirë për turizëm, shumë mirë për sigurinë e atyre që na vizitojnë dhe që operojnë në industrinë e mikpritjes”, tha Veliaj.

Sipas tij, Tirana sot prodhon 25-30 milionë euro në ditë ekonomi për Shqipërinë, ndërsa theksoi se pritet edhe një bum me turistë. “Kjo do të thotë se mbarëvajtja e qytetit, çdo ditë, është një kontribut kryesor në ekonominë e vendit. Një ditë të mos funksionojë siç duhet qyteti, sikur një ditë të ndërpriten shërbimet, siç e pamë kur patëm sulmet kibernetike nga Irani, sigurisht që çon në të ardhura të munguara dhe në biznes të pakonkretizuar. Ndaj, edhe për ne është kyç që të fokusohemi në ekonominë e vendit. Sot, për ne, në këtë mandat të 3-të, jetike është bërë ekonomia. Shqipëria vjet pati një bum turistik prej 10 milionë turistësh, këtë vit presim 14-15 milionë. Për një qytet si Tirana, që vizitohet nga rreth 1 milionë turistë në muaj, kjo çon në dyfishim artificial të popullsisë, që do të thotë dyfishim i mbeturinave, i amortizimit të infrastrukturës, i nevojës së furnizimit me ujë dhe me energji elektrike, të makinave me qira që shtohen në trafik, etj”, deklaroi Veliaj.

- Publicitet -

Kreu i Bashkisë tha se qyteti ka marrë një vendim për t’u fokusuar në punët e së ardhmes. “Fokusi ynë është të fillojmë që në klasë të parë me programimin për fëmijët, për të vazhduar pastaj në adoleshencë me qendrën TUMO, te Piramida e Tiranës. Po bashkëpunojmë me dy agjenci si “Plug&Play” dhe “Ecole 42”, për t’u siguruar që e drejta për arsim digjital të quhet një e drejtë themelore e çdo njeriu, ose çdo fëmije të lindur në Tiranë”, u shpreh ai.

Në konferencën me tematikë “Trendet e Reja në Bashkimin Europian: Sfidat dhe Veprimet për Politikat Publike dhe Kompanitë e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor” u diskutua rreth impaktit potencial të tyre mbi Shqipërinë si një vend me statusin kandidat për të aderuar në BE dhe efektet e tyre mbi zhvillimin e biznesit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga
  • I akuzuar për trafik droge, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit

Komentet e Fundit

  1. Liu11 on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K R on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. L.h on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Liu11 on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Cen Latifi on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?