Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj në Njësinë 7: Opozita bën ciniken dhe tallësen, por ne kemi zgjedhur punën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj në Njësinë 7: Opozita bën ciniken dhe tallësen, por ne kemi zgjedhur punën
AktualitetPolitike

Veliaj në Njësinë 7: Opozita bën ciniken dhe tallësen, por ne kemi zgjedhur punën

Published: December 17, 2022
Shpërndaje

Në bashkëbisedimin me të rinjtë e Njësisë 7, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se vetëm përmes bashkimit në një skuadër, mund t’ia dalim mbanë në shërbim të komunitetit.

“Jemi apo s’jemi Kryeqyteti i Rinisë apo Qyteti i Sportit, ne nuk na ndalon askush t’u kushtohemi kauzave për të cilat kemi nevojë. Ne s’kemi nevojë për një titull nga Brukseli që muajin dhjetor ta kthejmë në një muaj solidariteti për fëmijët, shtresat në nevojë, për një gjysh apo gjyshe të vetmuar. U thashë këtyre shokëve të mi të opozitës, që refuzuan të vinin në aktivitetet e Vitit të Rinisë – të cilët refuzojnë të vijnë edhe për Ditën e Dëshmorëve, dhe tani duan që të ndryshojnë emrat e shkollave – A ka ndonjë gjë për të cilën jeni pro? Ne investojmë, e bëjmë për të gjithë; investojmë në një shkollë, në një rrugë si “Astiri”, për të cilën u protestua, në një kënd lodrash, ku mësojnë dhe luajnë kalamajtë e të gjithëve, në atë rrugë kalojnë makinat e të gjithëve”, tha Veliaj.

Nga ana tjetër, kreu i Bashkisë tha se Tirana sot po ecën në një hap me teknologjinë digjitale, duke projektuar investime të mëdha për ekonominë e vendit.

- Publicitet -

“Do të thotë se në një qytet si Tirana, me një milionë banorë, po të kemi 10 mijë kodues, mund të ndryshojmë ekonominë e vendit, sepse kjo prodhon edhe biznese të tjera. Jemi në gjysmë të kësaj ambicie, prandaj duam që qendra si ‘Tumo’, ‘Inteli’ – që është futur në 10 gjimnaze të Tiranës, e duam ta çojmë në 20 gjimnaze, në një kohë kur lënda e kodimit ka filluar që në klasat e para – të prodhojë edhe pesë mijë kodues të tjerë”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Duke iu referuar disa deklaratave të opozitës, Veliaj kërkoi më shumë ndërgjegjësim për projektet dhe shërbimet që ofron Bashkia e Tiranës për t’u ardhur në ndihmë studentëve.

“Cinikun, dyshuesin, tallësin, mund ta bëjë kushdo, është gjëja më e thjeshtë në botë. Fatkeqësisht, ka shumë njerëz që e bëjnë këtë. Për shembull, një nga gjërat e mira që kemi realizuar është Karta e Studentit. Po dëgjoja një nga këta kandidatët kur prezantoi platformën në primaret e PD, që thoshte: ‘E mo, ç’është ajo Karta e Studentit, ajo është kot’. Ngrihet njëri dhe që ta përforconte këtë, tha: ‘Ke shumë të drejtë, kot është, se vetëm nëpër ca kinkaleri merr ca ulje nga 10, 15, 20%, nuk është se ka ndonjë gjë tjetër’. Pastaj një tjetër tha: ‘Po ajo kot është komplet, po pse për ca kinema dhe opera falas duhet ajo?’. E kështu, duke sharë punën tonë, u kthyen në reklamuesit më të mëdhenj të Kartës së Studentit”, tha Veliaj.

Në fund, duke marrë shkas edhe nga fakti se Tirana do të nisë rrugëtimin si “Qyteti Evropian i Sportit”, kryebashkiaku vuri në dukje rolin që luan sporti, kryesisht në kultivimin e një shoqërie të shëndetshme, por edhe si një moment bashkimi me njëri-tjetrin.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    December 18, 2022 at 8:55 am

    Fushata ka filluar dhe Erioni se leshon qe nuk e leshon Bashkine.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë mund të ndodhë me ekonominë e vendit në rast se lumi i pashtershëm i parave të drogës ndërpritet
  • Vuçiç pritet të kandidojë për kryeministër pas premtimit për dorëheqje
  • Nën masa të rrepta sigurie, Irani përgatit funeralin historik për ish-liderin suprem Khamenei
  • Shfrytëzimi i paligjshëm i inerteve në Valbonë, IKMT gjobit subjektin me 2 milionë lekë
  • Projekti për kthimin e Sazanit në resort privat nga Jared Kushner bëhet temë e nxehtë e debatit politik në SHBA

Komentet e Fundit

  1. Sk69 on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  2. Haxhi qamili on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  3. Republika Iliazi on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  4. ceshtje dinjiteti on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Sk69 on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?