Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj nga shkolla e re ‘Andrea Stefani’: Zgjidhje e nevojës për shkolla në zonat si Lapraka dhe Astiri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj nga shkolla e re ‘Andrea Stefani’: Zgjidhje e nevojës për shkolla në zonat si Lapraka dhe Astiri
AktualitetShoqëri

Veliaj nga shkolla e re ‘Andrea Stefani’: Zgjidhje e nevojës për shkolla në zonat si Lapraka dhe Astiri

Published: July 13, 2022
Shpërndaje

Një tjetër shkollë 9-vjeçare i shtohet buqetës së institucioneve të reja arsimore që hapin dyert këtë shtator. E dizajnuar nga arkitekti i njohur italian, Stefano Boeri, shkolla “Andrea Stefani”, e integruar me parashkollor, do u shërbejë mbi 1 mijë nxënësve të komunitetit që jetojnë në zonën e Astirit dhe Doganës. Shkolla e re u vizitua nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Paulin Sterkaj.

“Shkolla “Andrea Stefani” mban një emër jashtëzakonisht dinjitoz dhe do të jetë edhe me kopsht dhe parashkollor”, tha Veliaj. Teksa u bëri thirrje prindërve që të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollën më të afërt, ai deklaroi se tashmë ka marrë zgjidhje kërkesa e banorëve për institucione arsimore në portat hyrëse të Tiranës.

“Harmonizimi që i kemi bërë institucioneve arsimore në secilin ekstrem të njësisë; pra edhe te “Don Bosko” me shkollat “Vaçe Zela” e “Kristo Frashëri”, edhe në Kodër Kamëz, me shkollat “Kennedy” e “Nënë Tereza”, edhe te “Shqiponja” me shkollën “Andrea Stefani”, plus dy të tjerat në zonën e Astirit që i fillojmë këtë vit, praktikisht kemi akomoduar fëmijët e të gjitha familjeve që jetojnë ndër vite në portat hyrëse të Tiranës, si Astiri e Lapraka”, nënvizoi ai.

- Publicitet -

Kreu i Bashkisë komentoi edhe vendimin për ta emërtuar shkollën e re me emrin e gazetarit dhe publicistit të njohur, Andrea Stefani. Veliaj tha se Andrea Stefani është kujtesë jo vetëm si personalitet, por edhe për kohët kur në Shqipëri bëhej gazetari e mirëfilltë. “Shkolla ka një emër të madh, emrin e Andrea Stefanit, një bashkëluftëtar të betejave të Shqipërisë së vështirë. Ato kanë qenë vite të vështira dhe Andrea Stefani na ka kujtuar gjithmonë se ka pasur gazetari të mirë, qe nuk vinin gjoba, nuk hapnin të gjithë portale për të gjobitur politikanët e bizneset, nuk kanë hapur të gjithë rrjete sociale për të vjelë gjoba, duke e quajtur gazetari. Në kohën e Andreas bëhej gazetari e mirëfilltë, gazetari idealiste, ku gazetari jetonte me një bordero, jo me një bordero tek partia, dhe një bordero tjetër tek një biznes”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se fokusi i Bashkisë së Tiranës ka qenë çlirimi i hapësirave të zëna gjatë viteve të tranzicionit dhe kthimi i tyre tek komuniteti. “Aty ku kemi pasur mundësi të lirojmë territor, siç ka qenë kjo shkollë, jemi siguruar që të marrim edhe pak oborr që të luajnë fëmijët. Të krijojmë dhe një oborr të brendshëm, të kemi edhe një palestër, të sigurohemi që të rikuperojmë sa të mundemi nga hapësira publike në çdo zonë ku ne ndërhyjmë”, theksoi Veliaj.

Shkolla 9-vjeçare Andrea Stefani” është pjesë e paketës së 40 shkollave të reja që i janë shtuar dhe po i shtohen Tiranës, të cilat do të hapin dyert në nisje të vitit të ri shkollor në shtator.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    July 13, 2022 at 11:34 am

    Uroj ata qe kane emeruar shkollen me emrin e gazetarit te shquar Andrea Stefani.
    Intelektual i pakompromis me genjeshtren,me perfitimet,me pushtetet,.As blihej,as shitej,.
    Personi me i urryer nga turmat e partiakeve,gazetareve pa dinjitet qe bejne garipin neper studio,.
    I varfer,modest,,Njeri me gjak ne faqe,qew e sulmuan shume,,edhe turmat e komentuesve dallkauke neper portale,.Nuk vuri pasuri,Nuk la pasuri,por la nje emer,..
    Lepini bythen zagareve te pronareve te pushteteve Mero Baze,Fari Balliu,Blendi Fevziu,Lorenc Vangjeli,Sonila botoxi,Klodi surratkali,cim peka tv etj etj

    Reply
  • titi says:
    July 16, 2022 at 11:00 am

    ANDREA STEFANI NJE EMER I MADH… qe sa me shume kohe kalon aq me shume i rritet vlera……si nje intelektual i vertete…..qe kishte si bosht te ideve te tija LIRINE…..ate liri qe sot per shumicen e gazetareve nuk egziston…… ANDREA do te mbetet nje FALKONE i gazetarise shqiptare pasi ai luftoi shume per shtypin e lire…….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  2. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  3. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  4. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?