Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: Për ne nuk ka rëndësi se kush do jetë Luli i radhës; shumica dërrmuese e njerëzve duan progresin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj: Për ne nuk ka rëndësi se kush do jetë Luli i radhës; shumica dërrmuese e njerëzve duan progresin
AktualitetPolitike

Veliaj: Për ne nuk ka rëndësi se kush do jetë Luli i radhës; shumica dërrmuese e njerëzve duan progresin

Published: December 26, 2022
Shpërndaje

Duke folur per zgjedhjet e 14 majit, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet se Tirana nuk do t’ia dije se kush eshte Luli i radhes, që cakton dyshja Berisha-Meta.

“Për ne nuk ka rëndësi se kush do jetë Luli i radhës. Opozita e gruas dhe e burrit ka ndryshuar emrin dhe niptin – këto janë budallallëqet e tyre – por në thelb, janë po këta njerëz, Saliu dhe Iliri, që kemi 30 vjet që i njohim dhe që ende nuk po thonë nëse kanë bërë dot një shkollë në Tiranë. Propozimi ynë është: Ata që bënë 43 shkolla, të bëjnë edhe të fundit, të mbarojnë të gjithë transformimin e Tiranës. Kjo do jetë beteja. Pastaj jam i sigurt se secila prej opozitave do ketë kandidatët e vet”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se sondazhet tregojnë se shumica dërrmuese e njerëzve duan që gjërat të vazhdojnë përpara. “Sondazhet janë jashtëzakonisht pozitive, shumica dërrmuese e njerëzve duan që gjërat të vazhdojnë përpara, duan që Tirana të mbajë këtë ritëm, që të vazhdojë të rritet vlera e pronës, duan që të vazhdojë progresi i qytetit dhe reputacioni që ka qyteti. E duan qytetin me kaq shumë aktivitet dhe me jetë. Shumica dërrmuese, edhe ata që nuk na kanë votuar herën e parë, thonë: Partia ime kryesore janë fëmijët – çerdhet, kopshtet, shkollat janë transformuar në Tiranë, prandaj ne do te ecim përpara. Eshte fakt se zona rurale, ku ne tipikisht kemi qenë në opozitë, sot masivisht votojnë këtë llojë progresi”, theksoi Veliaj.

- Publicitet -

Veliaj theksoi se Berisha dhe Meta i përkasin së kaluarës dhe i kërkojnë votat vetëm për interesat e tyre personalë. “Ne s’kemi më garë me Ilir Metën dhe Sali Berishën, ata i përkasin të kaluarës, i duan votat kryesisht për të larë hesapet e tyre. Punët e tyre i kanë në terezi në Gjirin e Lalzit edhe nëpër të gjithë komoditetet në kullat e Tiranës, ku bëjnë aktivitete dhe ku kanë zyrat dhe shtëpitë. Por, unë besoj se beteja është jo me ata personalisht, është mes të ardhmes që ne propozojmë dhe të kaluarës ku ata na kthejnë pas. Po të shikosh edhe retorikën e tyre, nuk është se e duan Tiranën se kanë një ide brilante për të bërë punë. ‘Të kem këshillin bashkiak’ – thotë Ilir Meta- ‘që të bllokoj bashkinë që të bëjë projekte’. Ai tjetri thotë ‘të kem mjaftueshëm, që të justifikohem në gjykatë per të marrë vulën’. Po të shikosh në retorikën e Ilirit dhe Saliut, asnjëri nuk flet për njerëzit, secili po flet vetëm për hallet e tyre personale”, tha Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Andis says:
    December 26, 2022 at 4:55 pm

    Lali Eri do e fitoje bashkine perseri keshtu si duken bathet.

    Reply
  • I paemer says:
    December 27, 2022 at 8:25 am

    Lali Eri edhe si i vetmi kandidat ne zgjedhjet e fundit vendore, moniste, mori 15 perqind te votave, sepse edhe socialisteve u eshte imponuar 99-shi.

    Sado para te hedhe nga mafia e ndertimit qe u jep leje ne fillim te fushates, Veliaj eshte bere simbol i se keqes dhe i neveritur ne gjithe politiken shqiptare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Pamje apolitike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës
  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. populli on Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  2. + on Tirana në flakë
  3. xxx on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. Kumlla avdalle on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. info analitike on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?