Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj pret delegacionin belg: “Belgjika, avokate e Shqipërisë për integrimin në BE”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj pret delegacionin belg: “Belgjika, avokate e Shqipërisë për integrimin në BE”
AktualitetPolitike

Veliaj pret delegacionin belg: “Belgjika, avokate e Shqipërisë për integrimin në BE”

Published: October 16, 2022
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti një grup përfaqësues të parlamentit belg, të kryesuar nga Presidenti i Grupit të Miqësisë Shqiptaro-Belge, Egbert Lachaert, të cilit i dhuroi në shenjë mirënjohje “Kullën e Sahatit”. Veliaj tha se Belgjika është një nga avokatet e Shqipërisë për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.

“Belgjika është një nga avokatet e Shqipërisë, me të cilën kemi edhe një rastësi shumë të bukur: Pas Tiranës, vitin tjetër, Kryeqyeti Europian i Rinisë do të jetë qyteti belg i Ghent. Është një mundësi fantastike që, shumë prej atyre punëve dhe përvojave që kemi mësuar nga ky vit i jashtëzakonshëm me një mijë aktivitete, të kemi mundësi t’i transferojmë edhe te miqtë tanë belgë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se sfidat i bashkojnë vendet dhe theksoi se, teksa Shqipëria ecën me hapa të shpejtë drejt integrimit në Bashkimin Europian, do ketë më shumë gjëra që e bashkojnë me Belgjikën apo shtete të tjera europiane.

- Publicitet -

“Kur njohim njëri-tjetrin, shumë nga legjendat urbane rrëzohen, sepse kemi një kontakt personal, për të parë çfarë sfidash kemi dhe sa më shumë bisedojmë, kuptojmë se sfidat i kemi të përbashkëta. Pandemia ishte një sfidë e përbashkët, si për Belgjikën, edhe për Shqipërinë. Ne patëm një histori të tmerrshme me tërmetin, po kur i shikon sesi shumë prej këtyre fatkeqësive mund të kthehen në mundësi, ne mund të projektojmë qytete më funksionale, të mësojmë më shumë nga njëri-tjetri, atëherë kuptojmë se ka më shumë gjëra që na bashkojnë, sesa na ndajnë”, tha Veliaj.

Presidenti i Grupit të Miqësisë Shqiptaro-Belge, Egbert Lachaert rikujtoi vizitën e tij të fundit në Tiranë, duke thënë se sot, falë vizionit të kryebashkiakut Veliaj, e gjen kryeqytetin shqiptar krejt të transformuar.

“Dua t’ju përgëzoj për zhvillimin fantastik që ka bërë Tirana si qytet sepse e kam vizituar 8 vite më parë, kur nuk ishte kështu si tani. Politikat progresive tregojnë se ju keni vizionin e duhur për të ardhmen e këtij qyteti, duke e çuar në drejtimin e duhur. Unë jetoj pranë qytetit Ghent, të cilin e përmendët në fjalën tuaj – është një qytet progresiv, që ka ndryshuar shumë. Është po ashtu një qytet i ri me shumë studentë. Janë disa gjëra që mund të mësojmë nga njëri-tjetri. Besoj se viti si Kryeqyteti Europian i Rinisë do të jetë pozitiv edhe për Ghent-in. Urime!”, tha Lachaert.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Hajde rradhen kush e ka..... says:
    October 16, 2022 at 8:27 pm

    O Lali Fiku po ndonje pune ke per te bere per te cilen ke marre mandatin pa konkurence, se prit e percill delegaciane sikur nuk shkon kjo pune.
    Me “Celsin e Bashkise” ke mbaruar pune pune e bere bajat, po jep “Kullen e Sakatit” (Cyryk) qe i ke vene mbi shpine nje mal me beton, e ke shperfytyruar Tironon ore tiranas i “vjeter”

    Reply
  • Titi says:
    October 17, 2022 at 3:36 am

    NuK kemi nevoje per avokati nga nje shtet terrorist si Belgjika ku ka bere genocide te papara ne Afrke. Pa dallim moshe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 14 tetor 2026
  • 19-vjeçari u tërhoq zvarrë me këmbë të thyer, pezullohen 5 efektivë dhe shefi i Rendit
  • Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  • VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  • Protestuesit zhvendosen te Bashkia, thyejnë derën dhe futen brenda, ndërhyn policia (VIDEO)

Komentet e Fundit

  1. L on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  2. Historia on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  3. K R on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  4. Andi on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  5. Stop dhunës ndaj protestuesve shqiptar! on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?