Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj pret homologun e Kukësit, marrëveshje bashkëpunimi mes dy qyteteve për trajnimin e punonjësve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj pret homologun e Kukësit, marrëveshje bashkëpunimi mes dy qyteteve për trajnimin e punonjësve
Aktualitet

Veliaj pret homologun e Kukësit, marrëveshje bashkëpunimi mes dy qyteteve për trajnimin e punonjësve

Published: November 21, 2023
Shpërndaje

Bashkia e Tiranës do të mbështesë dhe ndihmojë në trajnimin e punonjësve të administratës së Bashkisë së Kukësit, lidhur me projektet për grante nga organizatat e huaja.

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryetari i Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi mes dy qyteteve, në prani edhe të deputetit të PS, Pandeli Majko.

“Më vjen mirë që lidhim këtë marrëveshje mes dy qyteteve tona. Jemi mësuar ta shohim Bashkinë e Tiranës të ndihmojë me të drejtë Tuzin, Preshevën e Bujanocin, sepse kanë nevojë për mbështetje, por ndërkohë kemi edhe motrat e vëllezërit tanë brenda trojeve shqiptare. Jam i bindur se me pak ndihmë nga ne, pak ndihmë nga Shoqata e Bashkive, do të mundemi ta çojmë Kukësin aty ku e ka vendin. Ne do të japim një kontribut maksimal, jo vetëm për të trajnuar stafet, por sidomos për të parë se si aftësia jonë për të thithur fonde, sidomos nga fondet IPA, fondet e BE, fondet rajonale, të transmetohet edhe në Kukës. Shumë bashki të tjera, më të vogla, të Shqipërisë, e kanë kapur ritmin dhe kanë mësuar si aplikohet, duke shtuar buxhetet”, tha Veliaj.

- Publicitet -

Ai ftoi Bashkinë e Kukësit që të bëhet pjesë e Paradës së Shqiptare në 28 Nëntor, në 111 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. “Presim që data 28 Nëntor të jetë bashkëpunimi ynë i parë, duke pritur këtu Ansamblin e Kukësit, me kostumet e tyre tradicionale. Sa më shumë ingranohemi në aktivitete të përbashkëta dhe e ndihmojmë njëri-tjetrin për t’u rritur së bashku, aq më mirë do të jetë. Nuk besoj se ka një histori suksesi që të jetë i ndarë nga realitete të tjera. Suksesi yt është edhe suksesi ynë. I yni, gjithashtu edhe i yti. Kështu që, nëse i lidhim fatet tona, do të bëjmë punë të mrekullueshëm”, shtoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për gatishmërinë e shprehur për të ndihmuar Kukësin. “Jam shumë i lumtur që, shembullin e Bashkisë së Tiranës ta sjellim edhe në Kukës, për një bashki të suksesshme, si një kryetar me inovacion të madh, që ka dhënë prova dhe kontributin për zhvillimin e bashkive dhe zhvillimin sa më shumë të kombit shqiptar, Tiranës dhe mbarë viseve shqiptare. Bashkëpunimi do të jetë i ndërsjelltë, në vazhdimësi dhe në kontakt të vazhdueshëm mes bashkive tona”, u shpreh Halilaj.

Deputeti i PS, Pandeli Majko tha se Bashkia e Kukësit ka interes për të mësuar nga më të mirët. “Firmosja e kësaj marrëveshje është një shembull dhe bashkëpunimi do të jetë shumë efikas. Kryetari i Bashkisë, Prefekti, Kryetari i Qarkut, kanë vetëm një ambicie: ta bëjnë Kukësin më të mirë, dhe besoj se sot kemi ardhur për të mësuar nga më të mirët”, tha Majko.

Qëllimi i marrëveshjes është bashkëpunimi administrativ midis Bashkisë së Tiranës dhe Bashkisë së Kukësit, për nxitjen e organizimeve, aktiviteteve të përbashkëta brenda dhe jashtë vendit, për mbajtjen e komunikimit të vazhdueshëm dhe forcimin e marrëdhënieve administrative, trajnimin e administratës dhe angazhimin në zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e artit, kulturës, sportit.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zbulohet “një Tokë tjetër” 87 vite dritë larg: Planeti misterioz 2.5 herë më i madh se Toka
  • Rama mbledh në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve
  • 21 vatra zjarri vatra në vend, ndërhyhet me dy avionë në Malin e Çikës në Palasë
  • Aksidenti tragjik në Manëz, humb jetën në spital edhe 16-vjeçari, shkon në 4 numri i viktimave
  • ​Goditje politikës së emigracionit të Trump: Gjykata Federale në SHBA rrëzon pezullimin e vizave për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

Komentet e Fundit

  1. Detari on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  2. Arianit on Skandali i spiunazhit me trupat e KFOR-it: Prokuroria kroate ngre aktakuzë ndaj ish-pilotit dhe partneres së tij serbe
  3. demo on Impiante në ishuj, Greqia dhe Turqia, në një përplasje të re diplomatike për Detin Egje
  4. Na myten on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  5. demo on Normalizimi i inkompetencës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?