Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kalon sot në Kuvend ratifikimi i marrëveshjes 300 milionë Euro me SHBA-në për pajisjet ushtarake
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kalon sot në Kuvend ratifikimi i marrëveshjes 300 milionë Euro me SHBA-në për pajisjet ushtarake
AktualitetPolitike

Kalon sot në Kuvend ratifikimi i marrëveshjes 300 milionë Euro me SHBA-në për pajisjet ushtarake

Published: July 27, 2026
Shpërndaje

Kuvendi pritet të votojë sot (E hënë 27 korrik) marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes, e cila parashikon financimin e blerjes së pajisjeve ushtarake me një vlerë prej rreth 300 milionë euro.

Sipas procedurës së parashikuar nga mazhoranca, në orën 10:00 Kuvendi do të votojë fillimisht kërkesën për shqyrtimin e projektligjit me procedurë të përshpejtuar. Më pas do të mblidhet Komisioni për Sigurinë Kombëtare për të shqyrtuar marrëveshjen, ndërsa në orën 15:00 pritet votimi përfundimtar në seancë plenare.

Marrëveshja vjen pasi Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për t’ia përcjellë Kuvendit për ratifikim.

- Publicitet -

Kjo marrëveshje lidhet me një hua direkte mes Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe synon financimin e blerjes së pajisjeve ushtarake, me objektivin që Shqipëria të arrijë nivelin 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për shpenzimet e mbrojtjes, në përputhje me angazhimet e NATO-s.

Megjithatë, procedura e ndjekur nga qeveria është kundërshtuar nga opozita.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka deklaruar se projektligji është depozituar me procedurë të përshpejtuar, ndërsa dokumentacioni nuk u është vënë në dispozicion deputetëve, me argumentin se marrëveshja është konfidenciale.

Sipas Bardhit, është pretenduar se pala amerikane ka kërkuar që marrëveshja të mos bëhet publike, pasi përmban informacione me natyrë tregtare. Ai ka bërë të ditur se i ka kërkuar Kryetares së Kuvendit që materialet t’u shpërndahen deputetëve me deklaratë konfidencialiteti, duke theksuar se dokumentet mund të jenë sekrete për publikun, por jo për ligjvënësit që do të votojnë.

Opozita kundërshton gjithashtu zhvillimin e të gjithë procesit brenda një dite, duke argumentuar se kjo bie ndesh me Kushtetutën dhe me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit deputetët nuk mund të votojnë pa pasur kohën e nevojshme për t’u njohur me aktet, përveç rasteve të një urgjence të justifikuar.

Bardhi ka theksuar se Këshilli i Ministrave e kishte miratuar në parim marrëveshjen që më 19 qershor 2026 dhe se kishte pasur kohë të mjaftueshme për të ndjekur procedurat normale parlamentare, duke e cilësuar të pajustifikuar kërkesën për miratim brenda së njëjtës ditë.

Pavarësisht debatit procedural, opozita ka deklaruar se mbështet në parim marrëveshjen me SHBA-në dhe forcimin e aleancës strategjike me Uashingtonin, duke theksuar se Shqipëria duhet të përmbushë detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • !!? says:
    July 29, 2026 at 6:34 am

    Lufta e SHBA në Afganistan u kushtoj taksapaguesve amerikanë 84 miljarrd dollar dhe

    gjeneralët amerikan ikën me turp ama me valixhet plot me dollar bashkë me presidentin Karza që mezi shpëtoj arkat me para në momentin e arratisjes bashkë me gjeneralët dhe diplomatët amerikan, madje nga këto miljarrda ka pjesën e tij edhe Sali Berisha edhe Fatmir Mehdiu me aferën shumë miljonshe të fishekëve, ja pse Fatmir Mehdiu pritet me respekt nga senatorët amerikan sa her që shkon në SHBA.

    Njerëz, atje ku është firma e kusarit Edi Rama dhe është marrveshje parash si kjo të jeni të sigurt që ka një komplot kusarie në bashkpunim edhe me ata që menaxhuan 84 miljarrd dollarët që “hëngri” lufta në Afganistan. Të jeni të sigurt që specialistët shqipëtarë dhe amerikan që do të menaxhojnë paratë të kryesuar nga Edi Rama dhe nga ndonjë gjeneral i luftës në Afganistan do të sjellin ndonjë elikopter, top……… nga ata të landfilleve të armatimeve të luftrave të dikurshme, programe të kushtushme për mbrojtjen kibernetike ………dhe

    parat do të ken fatin e 84 miljarrdëve të luftës heroike në Afganistan. Edi Rama po del me sukses edhe në fushën e kusaris ndërkombëtare pas suksesit me xhepisten e tij Krifca me parat e IPARD

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Personazhi pas kapelës së kuqe: Kush është 87-vjeçari që bleu Ferrari-n e parë elektrik për… 40 milionë dollarë
  • Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, komandohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve
  • Aksident në Unazën e Madhe, përmbyset automjeti bashkë me një fadromë, një i plagosur
  • FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare

Komentet e Fundit

  1. Pizeveng on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  2. K R on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  3. leu on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  4. demo on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  5. 1thundrak on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?