Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj pret homologun e Mykonos: “Mësojmë nga më të mirët për rritur turizmin e qëndrueshëm në Tiranë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj pret homologun e Mykonos: “Mësojmë nga më të mirët për rritur turizmin e qëndrueshëm në Tiranë”
AktualitetPolitike

Veliaj pret homologun e Mykonos: “Mësojmë nga më të mirët për rritur turizmin e qëndrueshëm në Tiranë”

Published: December 12, 2022
Shpërndaje

Në mbyllje të vitit kur Tirana mbajti titullin “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, kryebashkiaku Erion Veliaj priti në takim homologun e tij, kryebashkiakun e Mykonos, Konstantinos Koukas. Ata diskutuan për suksesin që Tirana pati si “Kryeqyteti Evropian i Rinisë” dhe për projektet e përbashkëta që përfshijnë gjeneratën e re.

“Aseti numër një i një qyteti janë njerëzit e tij, janë të rinjtë dhe të rejat, ata që kanë shpirtin e sipërmarrjes, të cilëve do t’u kalojmë stafetën nesër. Unë besoj se djemtë dhe vajzat e rinj në Shqipëri, në Greqi, në Itali, në gjithë rajonin tonë, nëse lidhen me njëri-tjetrin, nëse komunikojnë me njëri-tjetrin, nëse krijojnë projekte të përbashkëta, atëherë sigurisht që rriten në harmoni. Pikërisht, kjo i duhet gjeneratës që vjen, jo mëritë e së kaluarës, por kokën nga e ardhmja, projekte për të ardhmen dhe plane sesi ky rajon, që është kaq i bekuar, mund të ketë edhe një shoqëri të jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku solli në vëmendje faktin se në fushën e turizmit, Tirana dhe të rinjtë e saj kanë shumë për të mësuar nga puna që bëhet në Mykonos.

- Publicitet -

“Mykonos është një histori suksesi nga e cila ne duam të mësojmë se si bëhet turizëm i qëndrueshëm, se si të kemi përfitime nga turizmi pa i prishur bukuritë e natyrës. Unë besoj se Shqipëria, tani që është hapur ndaj turizmit, ka shumë çfarë të mësojë nga Mykonos, për t’u siguruar që e ruajmë atë pajë që na ka dhënë zoti dhe na ka dhënë natyra, por sigurisht sigurohemi që edhe të prodhojë ekonomi dhe të ketë të ardhura për ata që jetojnë me turizëm, me gjithë këtë industri të jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

Nga ana tjetër kryetari i Bashkisë së Mykonos, Konstantinos Koukas, vlerësoi Tiranën dhe punën që ka bërë kryetari i Bashkisë.

“Tirana është duke bërë punë të shkëlqyer. Që nga vizita ime e fundit këtu, jam bërë një ambasador i zëshëm i qytetit tuaj, duke ftuar të gjithë miqtë e mi që të vizitojnë qytetin tuaj dhe të shohin punën e shkëlqyer që ju bëni si kryetar bashkie. Mendoj që vendi juaj po bën shumë mirë”, theksoi kryebashkiaku i Mykonosit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Eni says:
    December 12, 2022 at 8:43 pm

    E ku ka Tirana rini. Ne Shqiperi vetem pleq kane mbetur.

    Reply
  • mali says:
    December 12, 2022 at 9:10 pm

    Le te na sqaroje Veliaj c;fare ka bere per ecur perpara kjo e ashtuquajtur”industri e jashtezakoneshme”.Si term une nuk e kuptoj por shpresoj qe me sqarime mund te marr nje ide.Ne googel ky term me coi ne bombat berthamore.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë
  • A ka luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  • A ka shpresë te Apeli?
  • VIDEO/ Si e paralajmëronte Kurti, Hashim Thaçin 12 vite më parë, të mos e votonin “Specialen” se do përfundonte vetë në Hagë
  • Rama në Korçë për takimin mbi reformën territoriale, i pranishëm edhe djali i tij Greg

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?