Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj pret kreun e Komunës së Strumicës: “I lumtur që vendosim një raport të ri mes dy qyteteve tona”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj pret kreun e Komunës së Strumicës: “I lumtur që vendosim një raport të ri mes dy qyteteve tona”
AktualitetShoqëri

Veliaj pret kreun e Komunës së Strumicës: “I lumtur që vendosim një raport të ri mes dy qyteteve tona”

Published: September 23, 2022
Shpërndaje

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po ecin krah për krah në rrugëtimin europian edhe në nivel lokal. Një tjetër komunë, ajo e Strumicës, ka nisur një bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë e Tiranës këtë vit, ku kjo e fundit është edhe Kryeqyteti Europian i Rinisë.

Kreu i kësaj komune, Kostadin Kostadinov, u prit nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili nënvizoi se te kryeqyteti shqiptar do ketë gjithmonë një derë të hapur dhe një aletat drejt integrimit europian.

“Një kënaqësi e jashtëzakonshme sot që jam me kryetarin e Komunës së Strumicës. Shqipëria është një aleat i Maqedonisë së Veriut dhe ne besojmë fort se suksesi juaj është edhe suksesi ynë dhe anasjelltas. Edhe Kryeministri Edi Rama ka qenë një avokat i jashtëzakonshëm që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të shkojnë krah për krah, të ecin bashkë në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. Ndaj, jam shumë i lumtur që vendosim këtë raport të ri mes Strumicës dhe Tiranës. Te Tirana, te Shqipëria, te kryeministri ynë, te qeveria jonë, te bashkitë tona, do gjeni gjithmonë një aleat,” deklaroi Veliaj.

- Publicitet -

Ai shtoi se historitë e përbashkëta të qyteteve, sidomos me ato të banuara nga shqiptarë, kanë afruar më shumë dy vendet fqinje dhe janë një motiv për të çuar edhe më përpara bashkëpunimin mes tyre. “Jetojmë në vende të ndryshme, por kemi kuptuar se bashkëjetesa është formula më e mirë për të ecur përpara. Edhe me vëllezërit tanë në Strumicë, në Shkup, në Dibër, në Gostivar, në të gjitha rajonet e Maqedonisë së Veriut, kemi kaq shumë histori njerëzore që janë më të rëndësishme se historitë politike dhe se marrëdhëniet mes shteteve. Ndaj, në emër të këtyre historive njerëzore, në emër të këtyre komuniteteve, duhet të jetojmë në harmoni. Nuk besoj se ka një vit më të mirë sesa 2022-shi, ku Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, që ne ta promovojmë këtë frymë të jashtëzakonshme bashkëpunimi,” tha Veliaj.

Nga ana e tij, kreu i komunës së Strumicës, Kostadinov, u shpreh i befasuar nga Tirana, e cila – tha ai – është një shembull për t’u ndjekur: “Është nder për mua të jem në qytetin e Tiranës. Faleminderit që pranuat thirrjen tonë dhe na pritët si administratë e qytetit të Strumicës. Patëm shumë gjëra për të ndarë me Tiranën. Keni kryebashkiakun më të mirë në botë. Me atë që pashë, po, jam i impresionuar! Ai ka më shumë eksperiencë se unë, por gjithmonë është një shembull për t’u ndjekur. Kjo është hera ime e parë në Tiranë dhe sinqerisht jam i mahnitur me punën tuaj, me gjithçka keni bërë këtu. Mënyra si keni motivuar sektorin privat dhe mënyra se si e keni zhvilluar qytetin tuaj, është diçka që duhet ta ndajmë së bashku. Jam me të vërtetë i lumtur” deklaroi Kostadinov.

Veliaj i dhuroi në shenjë simbolike kryebashkiakut Kostadinov edhe Kullën e Sahatit të Tiranës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  • SPAK ‘dorëzohet’ pas 500 ditësh, lejon avokatët ndërkombëtarë të takojnë Veliajn
  • ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  • Një i vdekur në sulmin e Iranit ndaj cisternave të Emirateve të Bashkuara Arabe
  • Mbrojtja e Thaçit kërkon lirimin me kusht, ofron garanci financiare dhe dorëzim të pasaportës

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  2. K R on Një “Super e Martë” për Zgjerimin, Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave
  3. Vlora 97 on Një “Super e Martë” për Zgjerimin, Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave
  4. Antikurt on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  5. Llaf Dibre on Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?