Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj pret kryetarët e bashkive të Veronës dhe Viçencës, zgjerohet bashkëpunimi për pastrimin e Tiranës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj pret kryetarët e bashkive të Veronës dhe Viçencës, zgjerohet bashkëpunimi për pastrimin e Tiranës
Aktualitet

Veliaj pret kryetarët e bashkive të Veronës dhe Viçencës, zgjerohet bashkëpunimi për pastrimin e Tiranës

Published: November 22, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti sot në një takim kryetarët e bashkive të Veronës, Damiano Tommasi, dhe të Viçencës, Giacomo Possamai.

Vizita e tyre pason miratimin e vendimit nga Këshilli Bashkiak i Tiranës për zgjerimin e bashkëpunimit mes tre qyteteve për pastrimin dhe mbledhjen e mbetjeve në Tiranë, përmes kompanisë publike “EcoTirana”, e cila tashmë do të mbulojë me shërbim jo vetëm zonën qendrore, por edhe periferinë.

Me zgjerimin e mbulimit të saj, kompania “EcoTirana” do t’u shërbejë më shumë se një million banorëve. “Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të kemi në Tiranë dy miq, dy kryetarë bashkie, dhe dy njerëz që e duan Shqipërinë, që e duan raportin e veçantë mes Shqipërisë dhe Italisë, Damianon dhe Giacomon, kryetarin e Bashkisë së Veronës dhe kryetarin e Bashkisë së Vicenzës, të cilët janë gjithashtu edhe ortakët tanë në një nga eksperiencat më të bukura që kemi pasur mes dy vendeve tona, siç është pastrimi i qytetit të Tiranës. Këshilli Bashkiak i Tiranës sapo mori vendimin që ne ta zgjerojmë zonën e pastrimit, nga qendra drejt Tiranës metropolitane, duke përfshirë edhe fshatin dhe lagjet e periferisë. Pra, kompania jonë e përbashkët publike, “EcoTirana”, duke filluar nga viti tjetër, do ta zgjerojë veprimtarinë e saj cep e më cep të Tiranës”, tha Veliaj.

- Publicitet -

Ai nënvizoi se mes tre bashkive po shihet që bashkëpunimi të shtrihet edhe në fusha të tjera, si në transport dhe energji. “Kemi ambicie për të bërë më shume, edhe për transportin dhe energjinë. Bashkëpunimi ynë është një Partneritet Publik-Publik, që përfaqësohet nga dy bashkitë e Veronës dhe Vicenzës nga Italia, dhe Bashkia e Tiranës. Mezi pres që këtë punë fantastike, që kemi nisur ta çojmë më tej, ta zgjerojmë, dhe të jemi të dobishëm edhe për qytetet e tjera”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku i Veronës, Damiano Tommasi, u shpreh i lumtur që bashkëpunimi me Tiranën do të vazhdojë. “Qyteti i Veronës ka një pakt miqësie me qytetin e Tiranës, i cili zgjat prej vitit 2015. Unë jam kryebashkiak prej, pak a shumë një viti e gjysmë, dhe konfirmoj dëshirën për ta çuar përpara këtë bashkëpunim, së bashku me qytetin e Viçenzën, me të cilën kemi bashkuar forcat dy vite e gjysmë më parë. Po përballemi me këtë vizion ndërkombëtar të qyteteve tona dhe të shërbimeve që ofrojmë, “të infektuar” nga entuziazmi i Tiranës për bashkëpunim mes qyteteve dhe nga dëshira për të bashkuar dy vendet tona. Kemi përpara edhe 4 vite për ta forcuar këtë bashkëpunim: E shohim vërtet si një sfidë që mund të sjellë shumë të mira për ne dhe qytetarët e Tiranës”, u shpreh Tommasi.

“E shoh me interes këtë eksperiencë, që është një Partneritet Publik-Publik, e kësisoj ideja se dy bashki italiane, në këtë rast përmes një shoqërie me agjendë publike, së bashku me Bashkinë e Tiranës, mund të sjellin këtu eksperiencën tonë. Ky aktivitet ka gjeneruar një agjendë, e cila po funksionon në mënyrë të shkëlqyer dhe që krijon mundësi për investime publike. Është një sinjal i rëndësishëm në dy aspekte: së pari, për raportin historik mes Italisë dhe Shqipërisë, për Paktin e Miqësisë, që nuk lidhet vetëm mes qyteteve, por edhe mes dy vendeve tona; së dyti, mendoj se është i rëndësishëm që ky investim shkon për një sektor kyç si është mjedisi”, tha Possamai.

Dy kryebashkiakët italianë patën mundësinë të takohen edhe me ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  • Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
  • Pse heshtin artistët?
  • Zbardhet dëshmia e 24-vjeçares që u mor peng nga Refit Buzi: Më kërcënoi
  • VIDEO: Zjarr i përmasave të mëdha në Zvërnec, tymi i dendur mbulon Vlorën

Komentet e Fundit

  1. vlora on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  2. ANA on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  3. Toni on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  4. Tiranë on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  5. Durrësi on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?