Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse heshtin artistët?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Pse heshtin artistët?
KryesoreLajmi i funditopinion

Pse heshtin artistët?

Published: July 26, 2026
Shpërndaje

Nga Mevlan Shanaj

Vazhdoj të mbetem i befasuar nga heshtja pothuajse e plotë e artistëve për t’u shprehur mbi realizimet e kolegëve të tyre. Nuk po flas për analiza të gjata e studime kritike. Edhe një opinion i shkurtër, një përgëzim, një urim për sukses apo për shëndet, rrallëherë ndodh të dëgjohet.

Ndërkohë, kur prekën tema tabu ose çështje që lidhen me administratën shtetërore, zëri i intelektualit, në përgjithësi, mbetet i heshtur. E, nëse dëgjohet, shpesh del me pikatore, i ngarkuar më shumë me mllefe militantizmi sesa me gjykime të pavarura e serioze.

- Publicitet -

Edhe më shqetësuese është mungesa e debatit profesional për atë që po ndodh me artin dhe kulturën. Publiku, në çdo kohë, ka qenë më i avancuar në kërkesat e tij shpirtërore sesa qëndrimet zyrtare. Megjithatë, kritika profesionale ka munguar ose ka zgjedhur të ecë në harmoni me mendimin zyrtar.

Kjo nuk është një dukuri e re. Për fat të keq, në Shqipëri kritika ka rendur shpesh pas pushtetit, në vend që të ecë përpara tij. Pikërisht ky konformizëm na ka sjellë në këtë gjendje plogështie, ku synimi kryesor duket të jetë të mos prishet qetësia e administratës, edhe kur veprimet e saj janë larg frymës bashkëkohore dhe interesit të qytetarit.

Pyetja ime është e thjeshtë: pse ndodh kjo edhe me ata që e kuptojnë se kjo mënyrë jetese nuk na mbron dhe nuk na çon drejt një shoqërie më të qytetëruar? Pse heshtin?

A nuk do të ndiheshin më të lirë, më të çliruar shpirtërisht, artistët dhe intelektualët, po të flaknin indiferencën – për të mos thënë frikën – dhe të shprehnin hapur mendimin e tyre?

Sepse heshtja nuk është gjithmonë shenjë urtësie. Shpesh ajo bëhet bashkëfajtore me atë që nuk guxojmë ta kundërshtojmë.

—-

Nga libri në proçes “Nuk është vonë të tregosh”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
32 Comments
  • Detari says:
    July 26, 2026 at 8:03 pm

    Pergjigja eshte shume e thjeshte: Ska artista, jane larguar nga vendi dhe bejne profesion tjeter.
    Ke quani “artist” ne albaniston?

    Reply
    • Ethem Lalaj says:
      July 27, 2026 at 10:16 am

      Z.M.SHANA:
      -NUK KA MË INTELEKTUAL TË PAPARTI..NDAJ KANË FRIKË NGA TË SHJOJNË.VETËM MALLAJASTRIOTËT SI JU & UNË NUK KANË FRIKË..POR UNË PESIONIST TANI JAM PËR FB..
      -TANI FITOJNË MË SHUMË ATA QË SHPIFIN NË MEDJE DUKE E PËRDORUR SI BOMBË ME HIDROGJEN..
      -TANIMË KA INTELEKTUAL ME DHIPLLOMA FALLCO,PLAGJATURË TË SALIUT 92-13..POR DHE TANIMË NUK PO FLAKEN.?
      -DHE,NUK PO HAPEN DOSHET E MBI 64.000 SPIUNVE TË ENVERIR QË U FUTËN NË 120 PARTI,DISA PA ELEKTORAT.DHE DIHET PSE.
      EL NEWS ALBANIA

      Reply
    • K O R C A says:
      July 27, 2026 at 4:15 pm

      Une nuk jam dakord plotesisht me mendimin e katundarit te Vrines , nje fare dhjaku antishqiptar qe sa here hap gojen ,vjell vrer kunder shqiptareve . Mendimi im eshte qe , kritikat mungojne apo jane te buta ndaj qeverise , sepse nuk duan te shfrytezohen prej egersires se Vicidolit . Artistet dhe pjesa derrmuese e intelektualeve nuk duan te hedhin asnje pike uje ne mullirin e qoftelargut . Pas largimit te tij nga poilitika , me siguri qe do te gjallerohet edhe fryma kritike ndaj qeverise por edhe mbeshtetja per opoziten .

      Reply
  • fjala says:
    July 26, 2026 at 8:27 pm

    Edhe ti Mevlan, pavaresisht se ke shkruar ketu, vazhdon te heshtesh, duke u a ka keruar te tjereve pse nuk flasin ! Po ti pse nuk te kemi pare apo degjuar, jep direktiva ? Se heshtja nuk eshte mbyllje goje per te mos folur apo ngrene domate, por eshte kur gjaku zjen ne damare dhe ti nuk shkon as tek Mevlani ta pyesesh si mjek që ka qene. Une shikoj diçka qe njerezit e mençur dhe intelektuale te vertete, jo ca banale oficera apo profesora qe e heqin veten dhe genjejne tere diten e naten, heshtin kur situaten e marrin ne dore rrugaçet dhe te pamoralshmit, por gjithashtu dhe rrjeti merimanges tradhetare. Keta njerez e lene qe te zhvillohet evolucioni ngjarjeve dhe jo revolucion tyre Se llogari eshte e bere : e zeme se njeriu rron 90 vjet. Kane kaluar 36 vjet qe flasin se ka ardhe demokracia. 35 vjeçari eshte 71 vjeç sot, ndersa ai qe lindi diten e te ashtuquajtures demokraci, eshte 36 vjeç. Kush e ka ne dore situaten 71 vjeçari apo 36 vjeçari?! 36 vjeçari me shkolle dhe pa dije, mendon se Shqiperi lindi ne 1991, degjon historine si ja thone dhe e perserit dhe ai si papagall. Prandaj, une s’kam me kohe te flase, le te bejne ç’te duan se ngelen duke kerkuar prona me te drejte apo pa te drejte, por kane ngrene kokat e njeri tjetrit dhe do vazhdojne ti hane . Sot jeta ka ngele NACL ne uje. Pse do flase?!

    Reply
  • Havzi Nela says:
    July 26, 2026 at 8:51 pm

    “Eni ju o motra, eni ju o gra,
    Eni ju o vasha, që dini me qa,
    Eni ju reçjanka, vajtimtare n’za,
    Eni t’marrim vajin, sot hije na ka,
    me kujë e vaj ta vajtojmë këtë nënë,
    që horrat e kombit e kanë shtirë nën këmbë.”
    Havzi NELA

    Reply
  • LABI says:
    July 26, 2026 at 9:33 pm

    PER CFARE ARTISTESH E KA FJALEN KY
    RAMA DUKE QENE NJE PSEUDOARTIST E CFAROSI ARTIN DHE KULTUREN SHQIPTARE
    E HARRUAT THIRRJEN E TE MADHIT ARBEN DUKA-
    SHQIPERI MOJ SHQIPERI
    PO TE LENE PA HISTORI

    SA TE JETE NE FRON BABLOKU DHE ZAGARI TIJ-MALOKU
    ARTIN EDHE HISTORINE DO TA BEJ VETEM NOC RROKU

    Reply
  • Qerratai says:
    July 26, 2026 at 9:44 pm

    …. Dramë e pashpjegueshme e shndërrimit (Jo) skematik të një mediokri studiosh pseudo artisti: nga I Teti në Bronx në më të fundmin e Teneqexhijve….
    😵‍💫☕

    Reply
  • Qerratai says:
    July 26, 2026 at 9:44 pm

    …. Dramë e pashpjegueshme e shndërrimit (Jo) skematik të një mediokri studiosh pseudo artisti: nga I Teti në Bronx në më të fundmin e Teneqexhijve….
    😲😵‍💫☕

    Reply
  • demo says:
    July 27, 2026 at 1:31 am

    E ke goditur rende.Jo kaq shumeee,Mbaje pak doren z.Shanaj

    Reply
  • Dursakja says:
    July 27, 2026 at 4:20 am

    Faleminderit Mevla Shanaj!
    Ky shkrim lakonik është një thirrje për intelektualët që mos ta lënë këtë komb të fundoset, por ta tundin këtë milet duke i drejtuar rrugën e duhur drejt përparimit, nëpërmjet të menduarit dhe vepruarit si qytetar i botës së cilivizuar.

    Reply
  • Dudumi says:
    July 27, 2026 at 5:20 am

    Kadaresë i emëruan të bijën ambasadore kur ajo s’kishte fare eksperiencë dhe as kompetencë. Dhe ne kish ndonjë kritikë për të thënë Kadareja qysh do ta, thoshte? Këta ia bënë nderin. Këta të paguajnë që të heshtësh. Po je ndonjë që nuk e mbyll zgurren të lënë pa punë. Pa miq. Pa familje. Pa dinjitet. Rama e di këtë, e ka nga eksperienca. Kur nuk i mbyllej zgurra I dërgoi Doktorri një skuadër të Shik -it me hunj dhe leva. Shikoni në rrjetet sociale punonjësit e, administratës që, shpërndajnë me normë ditore sukseset e mëdha të inaguruara apo të pa inaguruara. Punime që vazhdojnë apo fadroma që punimet do I fillojnë. Derdellitjet e pafund të njeriut me syze që i ndërron aq shpesh sikur me qenë duke zgjedhur syze në kinkaleri kineze. E bëjnë për të mbajtur vendin e punës. Bukën e kalamajve. Por është e paevitueshme që korrupsioni material do të kalbte edhe pjesën tjetër të administratës dhe të shoqerise. Që materialisht nuk janë të korruptuara, por moralisht dhe jo vullnetarisht e mbajnë në këmbë këtë sëmundje infektive. I thonë konformizem apo servilizëm, interes imediat apo ekuilibër I nevojshëm, edhe pse i padëshirueshëm. Bashkëjetesë me dreqin, se dreqi të mban me bukë. Kujt i druhen? Ja pra, pozitës apo pozicionit. Prishjes së njëfarë rehatie relative. Epo të protestohet për 2 muaj rresht dhe një pako shtetar alla turka nuk e lëviz bythën nga karrikja duke tundur rezultatin e zgjedhjeve që moralisht nuk i fitoi, ky është kulmi. Thotë se poshtë dritares se tij (?!) le të grijne kot sallatë, se ai nuk ikën. Provokator I sëmurë dhe shpirt i kapur peng për para apo gjëra të tjera që koha do i nxjerrë në sipërfaqe.

    Reply
    • Fatmir Gj. says:
      July 28, 2026 at 11:58 am

      Dudum e meritoke plotësisht emrin që i ke vënë vetes. Ke zënë në gojë Kadarenë, por padrejtësisht e konsideron si person që kishte mbyllur gojën, sepse ‘ gjoja kishte vajzën ambasadore ‘. Kam përshtypjen se nuk ditke asgjë nga Kadareja i madh. Nuk do të bëj apologjinë e Kadaresë këtu, por të këshilloj që të lexosh disa libra të tij, të paktën 4-5, jo më shumë, dhe do shohësh se kurrë më nuk do marrësh guximin ta mendosh atë që ke shkruar. Se po të lexosh pastaj 40-50 libra të tij, nuk do të pushosh së shkruari e mallkuari këta të ashtuquajtur artistë të mbetur, të cilët është munduar modestisht z. Shanaj ti zgjojë nga gjumi

      Reply
  • Zdromsi says:
    July 27, 2026 at 5:29 am

    Para kesaj pyetje duhet bere pyetja:
    A jane artiste?!
    Shumica derrmuese jane punonjes te zakonshem administrate ose ne liste per ndonje pension special. Nuk flasin dot.

    Reply
  • demo says:
    July 27, 2026 at 6:24 am

    Meqe pretendon se ka 800 mije vota,le te kerkoje votebesimin e popullsise me Zgjedhje te parakohshme,.A i ka me Ato 800 mije vota?
    S`ka me Sali Berisha pereballe.Perballe ka Partine e Protestes,,Agron Shehaj,Arlind Qorri,Adriatik Lapaj etj.

    Reply
    • Neoballisti says:
      July 27, 2026 at 11:46 am

      Hahaha,na bëre me gas a u bëfsh halas..
      Keta qe thua ti do dalin si rruar qethur

      Reply
  • km says:
    July 27, 2026 at 6:32 am

    Se hesht ti, NUK do te thote se hesht in artiste. Ja nje prej Tyre, Mehdi malkaj del e flet ne foltoren e Saliut vazhdimisht. Dhe, po folet ju, NUK do te thote se nuk flisni budallalleqe. Te rrjeshtosh vehten me lejleke dhe sorra e protestes, NUK te rrisin vlere si artist. Dhe se fundi po folet ju, artiste, NUK eshte se thoni fjale te arta.

    Reply
  • L.H says:
    July 27, 2026 at 7:01 am

    Plenada e Artiste e qe kish edhe ZE edhe FIGURE nderruan jete bashke me ‘realizmin socialist’,tani Kane ngelur Zagare shoket te nudisti EDvin qe Kane mbaruar shkollen e Qenve’ pa’ mbaruar shkollen e mesme’ e te mesme’ dhe qe si kryeveper MBAJNE ‘poemen’ V R I M A !

    Reply
  • Anonymous says:
    July 27, 2026 at 10:11 am

    Piktore te deshtuar u bene ministra, aktore e regjizore me diploma, por jo artiste, u bene moderatore ne televizione e me pas “analiste e opinioniste”. Nje pjese aktoresh u bene humoriste per te fituar buken e gojes ne Portokalli, te tjere rropaten te marrin ndonje projekt nga Bashkia apo nga Ministria e Kultures, meqe Ministri ka nje diplome piktori, por jo vepra.
    Ky sistem djallzor paguan per heshtjen.

    Reply
  • Jimi says:
    July 27, 2026 at 10:37 am

    He artist, ti cfare mendimi ke se si ecet perpara ?

    Reply
    • Neoballisti says:
      July 27, 2026 at 11:47 am

      Hahaha,na bëre me gas a u bëfsh halas..
      Keta qe thua ti do dalin si rruar qethur

      Reply
  • Demotakercita says:
    July 27, 2026 at 1:03 pm

    O Nebi Sureli,artist dhe aktor u bere ne “diktature”.A ke sjelle ndonje veper ne keto 36-vite?Liria e pasur pas 1990-tes ju ka shtuar oreksin per kapital e jo per art.Sot artistet jane njerez qe kerkojne seriozitet dhe humor me budallalleqe dhe vulgaritet.Kontrollo veten njehere e pastaj kerkou te tjereve.

    Reply
  • xxx says:
    July 27, 2026 at 1:07 pm

    Gjeji artistet patriote ku jane z.Mevlan blidhuni bashkohuni.

    Reply
    • Fron- Mas says:
      July 27, 2026 at 2:22 pm

      E keqja luftohet duke zbuluar rrenjet e saj. E keqja fillon hapur me 08 Nentor 1941

      Reply
      • xxx says:
        July 27, 2026 at 8:50 pm

        8 Nentor 1941 ishte krisma hisorike fatlume e ketij trolli.
        Pushtat tradhtare ballista, qe spiunuan vrane e shiten kte popull u hyri dridhma ne palce
        Ajo date solli 29 Nendorin 1944 Pavaresia e vertete.

        Reply
      • Anonymous says:
        July 28, 2026 at 6:29 am

        jooo jo
        duhet filluar nga Hamza Kastrioti
        HAHAHJA

        Reply
      • i drejte si drapri says:
        July 28, 2026 at 6:31 am

        jooo jo
        duhet filluar nga Hamza Kastrioti
        HAHAHJA

        Reply
  • info analitike says:
    July 27, 2026 at 5:08 pm

    Edhe kur folën disa syresh lanë nam e më mirë të heshtnin. Pale ata qe i bënë dua Lali Erit për një grusht aspra të përfituara. Më shumë se artistë këtu duhet të flitet për dinjitet, integritet, guxim, atdhetari, moral sepse tashmë janë koncepte të harruara. Moralin e bën i pamoralshme, injoranti llap e jep mënd, renegati shitet për atdhetar e kërkon besë, hajduti thërret SPAK un. Shqipëri e cuditshme e kontradiktave.

    Reply
  • ka mbaru ai muhabet says:
    July 28, 2026 at 4:11 am

    artistet e sotem jane te gjithe lepiresa bythe,njerez pa karakter!
    i kane sherbyer politikes se ashtu ishte situata,dhe tani si njeres pale si tjetres nuk mund ti kthejne kurrizin se hane te mare fund.
    tuepi me i madh eshte qe stresi apo noizy marin nga 5-10 mij€ per 2 kenge qe nuk jane as libe por jane me cd.
    une jam vete artist e kam studiuar gjithe jeten per kete moment,punet k kam ne vije c‘eshte e verteta por momenti qe un deshe te bej nje koncert ne shqiperi iu drejtova ministrise dhe vodafonit per fonde…ishte koha e Ciljetes atehere…ministria me mbeshteti deri diku por nuk u realiua si projekt sepse vodafoni preferoi qe te sponsorizonte Ciljeten,dhe un nuk kisha c‘ti ofroja publikut ndersa zonja ne fjale kishte mjaftueshe bythe e cica…mua me binte shume shtrenjte te beja operacion bythet e cicat per ate koncert dhe nuk mund te performoja ne fushata zgjedhore.
    Me pa i Madhi Zot nga krahu tjeter,zhvilloj karrieren time nderkombetare,ndersa ne shqiperi arrita te bej vetem nje koncert ne Akademine e Arteve ne Tirane para 11 vjetesh dhe aty perfundon gjithcka.Gjithesesi i jam falenderues grupit tim miqesor dhe pak ministrise se arsimit e kultures…por…eshte shume ofenduese te te krahasosh artin apo artistin me cinat e kallomave dhe vizave…stresi etj me rradhe.

    Reply
  • Kujtesa says:
    July 28, 2026 at 6:00 am

    Për cilët artistë flet ky. Mevlani dhe të gjithë artistët janë të kapur e të majmur që në 1991, apo harrove ti veten dhe egoizmin tënd kur ishe në ambasadën shqiptare në Suedi. Apo shkarravit diçka në gazetë dhe mendon se populli e ka kujtesën të shkurtër dhe harron. Dil në shesh ose mbylle atë h..e.

    Reply
  • 1thundrak says:
    July 28, 2026 at 1:25 pm

    Anonymous te vjen per te qeshur, o kellira e bunkerave te sigurimit?!

    Reply
  • demo says:
    July 28, 2026 at 4:07 pm

    Kane zene radhe per pension te vecante.

    Reply
  • EDUARD GOGA says:
    July 29, 2026 at 10:06 am

    Ka qenë dikur një aktor, një regjisor që quhej Mevlan Shanaj.
    Isha shumë i ri kur e ndiqja dhe e admiroja.
    Nuk e di nëse është ende gjallë.
    Kam kërkuar për krijimtarinë e tij te ças 90-tes, por gjithmonë më del filmi “I teti në bronx”.
    Nuk e di nëse ka qenë gjallë pas viteve ’90 dhe nëse ka bërë ndonjë vepër tjetër pas asaj periudhe.
    E përmbysët regjimin dhe mire bet. Po ç’bëtë më tej? (Retorike.)
    I varrosët për së gjalli artistët.
    Për Zotin, sa e dhimbshme!

    Më thuaj, o artist:
    Me çfarë mund të mburresh pas viteve ’90?
    Nuk ke qen pa pushte.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  • Shuhet ikona e muzikës ‘country’, Dolly Parton. Zbulohet shkaku
  • Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  • Rama pas takimeve në Pogradec njofton mbledhje me drejtuesit politikë dhe ministrat të premten
  • Del LETRA: Demokratët kërkojnë hetimin e Jared Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  2. demo on Kush e kontrollon vërtet Detin Kaspik?
  3. Detari on Epoka e deportimeve: Sinjale për “qendra të kthimit” të emigrantëve në Ballkan
  4. K R on Krimi i organizuar në turizëm
  5. edhe uji qelbet duke ndenjur on Si po e rigjallëron Trump demokracinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?