Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj pret ministren e Arsimit dhe Inovacionit të Malit të Zi: Projekt me shkollat e Tiranës për pasurimin e bibliotekave shqiptare në Mal të Zi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Veliaj pret ministren e Arsimit dhe Inovacionit të Malit të Zi: Projekt me shkollat e Tiranës për pasurimin e bibliotekave shqiptare në Mal të Zi
Komunitet

Veliaj pret ministren e Arsimit dhe Inovacionit të Malit të Zi: Projekt me shkollat e Tiranës për pasurimin e bibliotekave shqiptare në Mal të Zi

Published: May 30, 2024
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ministren e Arsimit dhe Inovacionit të Malit të Zi, Angjela Jakshiç Stojanoviç, gjatë vizitës së saj në Tiranë. Në fokus të diskutimeve mes tyre ishte bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e arsimit dhe teknologjisë. Veliaj dha lajmin për realizimin e një projekti për pasurimin e bibliotekave në shkollat shqiptare në Mal të Zi, me mbështetjen e institucioneve arsimore të Tiranës.

“Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme sot që, ministrja e Arsimit dhe Inovacionit e Malit të Zi viziton Tiranën, për rastësi nesër unë do të vizitoj Podgoricën, kështu që në njëfarë mënyre jemi shkëmbyer rrugës. Jam gjithashtu shumë entuziast për propozimin tuaj që, me disa nga shkollat shqiptare, sidomos në Tuz dhe Ulqin, të bashkëpunojnë me shkollat e Tiranës. Ne kemi një proces për ndërtimin e shkollës në Preshevë, Bujanoc, po ndërtojmë shkolla dhe në Ukrainë, Kharkiv. Tirana e ka një nga eksperiencat e veta më të mira ndërtimin e shkollave. Do ishim shumë të lumtur që me shkollat e Tiranës të ndihmonim për të pasuruar bibliotekat shqip në shkollat shqiptare të Malit të Zi dhe pastaj për të mësuar nga njeri-tjetri”, tha Veliaj.

Në takim, me Veliaj foli edhe për investimin në Piramidën e Tiranës, qendra më e madhe e teknologjisë digjitale në Ballkan, që duket se po shërben si shembull frymëzimi edhe për rajonin.

- Publicitet -

“Jam entuziast me çfarë mund të mësojmë nga njeri-tjetri, jo vetëm për atë se çfarë kemi bërë në teknologjinë e informacionit dhe sesi të rinjtë mund të futen që tani në punët e të ardhmes, në punët modern, por jam shumë entuziast edhe për çfarë mund të shkëmbejmë – njohuri se si kemi ndërtuar Piramidën, qendrën TUMO, “Plug & Play” – do të doja shumë që këtë eksperiencë ta ndanim me të rinjtë e Malit të Zi“, u shpreh Veliaj.

Ndërsa, theksoi se qëllimi i kësaj vizite është thellimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, Angjela Jakshiç Stojanoviç krahas projektit të bashkëpunimit mes shkollave, ndau edhe disa prej projekteve të tjera për të cilat diskutoi me Veliajn.

“Do të doja të falenderoja kryetarin e Bashkisë së Tiranës për mikpritjen e tij. Është vërtet një kënaqësi dhe një nder për ne të jemi këtu, për të folur në lidhje me bashkëpunimet e mëtejshme mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, kryesisht në fushën e arsimit, shkencës dhe inovacionit. Sot patëm një takim, përgjatë të cilit akorduam në lidhje me një marrëveshje, e cila ka në fokus veprimtari konkrete që pritet të konkretizohen në të ardhmen. Patëm bisedime në lidhje me vendosjen e disa hubeve IT, të cilat tashmë ekzistojnë në Shqipëri, si dhe për instalimin e modaliteteve të ngjashme edhe në Mal të Zi. Diskutuam, po ashtu, edhe për mundësinë e një bashkëpunimi të ngushtë mes shkollave në Mal të Zi dhe atyre në Shqipëri. Do të organizojmë së bashku mjaft aktivitete, kryesisht sa i përket shkëmbimeve që kanë të bëjnë me programet për fëmijët e ciklit fillor dhe 9-vjeçar. Për ne, do të jetë një kënaqësi bashkëpunimi me ju, si dhe forcimi i lidhjeve tona në të ardhmen”, u shpreh ajo.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?