Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: Racizmi po na ofrohet sot si alternativë për Tiranën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj: Racizmi po na ofrohet sot si alternativë për Tiranën
Aktualitet

Veliaj: Racizmi po na ofrohet sot si alternativë për Tiranën

Published: November 18, 2022
Shpërndaje

Nga Njësia 4, ku vijoi turin e bashkëbisedimeve me banorët për buxhetin e vitit të ardhshëm, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se alternativa e vetme që ofrohet sot nga kandidatët e opozitës për qytetarët është diskriminimi i të ardhurve.

“Mezi prisja të fillonte fushata se mendoja se do të sillnin ide të mira sepse, thashë, ndonjëri mund të ketë një ide më mirë si mund ta bëjmë një punë. Por, kur ti dëgjon nga goja e të gjithë kandidatëve përballë, që thonë: ‘na mbytën të ardhurit, unë nuk jam i ardhur dhe prandaj duhet të fitoj’, ti thua: ‘mendova se ti do të kandidosh me ndonjë ide të mirë, se ne këtu të gjithë të ardhur jemi’. Numri i atyre që janë 300-400 vjet tirons është shumë i vogël, madje edhe ata mërziten nga thënie të tilla, sepse këto pallate që ndërtohen te shtëpia e një tironsi, zgjidhin strehimin për 3-4 kurora që jetonin në një shtëpi me qerpiç, kurse sot jetojnë si njerëz”, tha Veliaj.

Ai tha se, në një qytet të destinuar të rritet, pasi çdo vit mbi 30 mijë njerëz zgjedhin të ndërtojnë një jetë më të mire këtu, do t’i jepet mundësia kujtdo që dëshiron të ketë historinë e tij të suksesit në Tiranë.

- Publicitet -

“Unë dua shumë që t’iu bëj një apel të gjithë atyre që kandidojnë: Eja të flasim për ide! Nuk mund të thuash që sot s’jam i ardhur, apo të tregosh që je racist, kur ky qytet, në fakt, është përkthimi i ambicies sonë për të shkuar te vendi ku janë më shumë mundësitë, ku ka shkolla më të mira, ku ka spitale më të mira, ku ka rroga më të mira, ku ka ekonomi më të madhe, ku ka Teatër, Opera, ku ka një stadium më të madh. Nëse ky qytet, njërin nga Tropoja e bëri president dhe kryeministër dhe tjetrin nga Skrapari e bëri president dhe kryeministër, atëherë ky qytet do t’i ofrojë mundësi çdo çuni dhe çdo goce që, pavarësisht ku ka lindur, pavarësisht si ia quajnë prindërit, pavarësisht çfarë tesere partie ka, duhet të ketë një shans në jetë si gjithë të tjerët”, vijoi Veliaj.

“Lider i mirë nuk është ai që tregohet racist dhe thotë ‘mbyllni qytetin, të ikin këta të ardhurit’. Lider i mirë është ai që thotë ky është destini ynë. Ne duhet t’i përshtatemi këtij qyteti që sot është 1 milion e 10 mijë,” nënvizoi kreu i Bashkisë. Ai tha se nga viti 2015, sipas INSTAT, është rritur dy herë e gjysmë vlera e pronës në Tiranë. Kjo, pasi qyteti është i pastër, jo si 7 vite më parë kur ishin plehrat mullarë, qyteti është i ndriçuar, ka urbanistikë, infrastrukturë etj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • LEON says:
    November 18, 2022 at 3:42 pm

    Po pse mor maskara,xhagjdhur,pse viktimizohesh ti,,Ti pa tradite,pa kulture,,E nise karieren jo me studime,shkollime,specializime,si gjithe moshataret e tu ne gjithe boten.Por me thase plastmasi qe ja hidhnit rrugeve Fatos Nanos dhe Sali Berishes,,gjoja ju ishit brezi i ri i pakorruptueshem..Ju ishit me mut..Fatos Nano la ca lulishte,parqe,pemetore per qytetaret,,Or qyqo,or quqo,kur erdhet ju brezi i ri i Thasaxhijve te plaztmasit te zi,oj nene oj nene,Nuk late cep,e shesh,e 7 xhuxhat pa betonuar,.
    Tani po tu nxika faqja se te paskan share RRACEN.Po care rrace muti je ti?Zezak Bankladesh,Afrikan,Kinez,apo esperanto?Jo,or Jo! Ju jeni rrace Hajduti,.Ja kjo jeni ju.Te ka ngelur Hateri,SE NUK TE KANE SHARE TAMAM.

    Reply
  • Andis says:
    November 19, 2022 at 4:52 am

    Fushata elektorale ka filluar dhe Erion Veliajt nuk ka tren qe ta ndaloje ne mandatin e tij te trete.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?