Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: Strategjia e bllokimit të projekteve në Tiranë ka dështuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj: Strategjia e bllokimit të projekteve në Tiranë ka dështuar
AktualitetPolitike

Veliaj: Strategjia e bllokimit të projekteve në Tiranë ka dështuar

Published: December 31, 2022
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaron se puna për teatrin nuk do të ndalet dhe për këtë ka dhe mbështetjen e komunitetit të artistëve.

Në një intervistë për Vizion Plus, Veliaj theksoi se qytetarët e Tiranës e kanë votuar atë që të ndërtojë dhe teatrin e ri.

“Kam gëzim, sepse komuniteti i artistëve ishte aty. Nëse ti quan komunitet artistësh Primaret e foltores, të “non grata-s”, aty vetëm artistë nuk pashë. Unë artist quaj Robert Ndrenikën, unë artist quaj Tinka Kurtin, unë artist quaj Luftar Pajën, artist quaj Spiro Dunin, unë kryeregjisor quaj Altin Bashën. Pra, këta janë njerëz që kanë dalë në skenë dhe kanë prodhuar. Këta që dalin në skena partish, këta s’janë artistë. Ua bëftë zoti hallall, iu shkoftë jeta mbarë në politikë, por për sa kohë që këta s’merren me art dhe nuk dalin në skenë, kështu që komunitet artistësh ishin ata që ishin aty dhe që sigurisht e kishin interesin dhe debatin për teatrin xhenuin, të vërtetë. Kështu që në këtë sens, ndihem mirë që ata që përfaqësojnë artin, ishin aty. Kur dikush thotë – “Pse s’më ftove mua, se unë jam kundra!” Nëse ti je kundër, është evidente që nuk je për këtë punë, na lër ne të tjerëve të gëzojmë, që përfaqësojmë votat e qytetit. Pra unë kandidova duke thënë, po më votuat mua, unë do ndërtoj teatrin. Shumica e njerëzve ma dhanë votën, përfshi edhe për të ndërtuar teatrin”, tha Veliaj.

- Publicitet -

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se koha ka treguar se shumica e qytetarëve të Tiranës duan që gjërat të ecin përpara dhe jo të bllokohen punët ne qytetit.

“Kjo histeria e këtyre njerëzve që thonë – “Prej inatit tim këtu s’do bëhet asnjë punë” – e bënë të njëjtën gjë me “Astirin”, të njëjtën gjë me bulevardin. Qartazi, qyteti sa herë i jepet mundësia të votojë, konfirmon që do të vazhdojë në këtë drejtim, ndryshe do ia jepnin votat këtyre. Dhe nuk më rezulton ende, me shpresë kurrë, që Tirana do votojë, ose do mbështesë njerëz që bllokojnë punën e qytetit. Kur kupton që kjo është një strategji e dështuar, u bë që nga këndi i lodrave blloko e blloko, qartazi shumica e njerëzve nuk duan që të bllokohen, duan që gjërat të ecin përpara, kanë një jetë. Të shkojnë si njerëz në teatër, pa batanije në dimër dhe pa peshqir në verë”, deklaroi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • pu pu. pa shije fare says:
    December 31, 2022 at 12:03 pm

    Ndertoje teatrin por jo me ate projekt qe e ka diçituren ‘ Te thyj ne mes’, ose ka nje pamje sikur ka pesuar nje thyerje ne mes nga termeti.

    Reply
  • ce says:
    December 31, 2022 at 1:08 pm

    Amon mo po cfare aktori eshte Neritan Licaj qe ben garipin tek foltorja e vicidolit bashke me hajdutin Edmond Budina, Ky Licaj njihet vetem si roje e gerdalles bordello dhe gjithe diten pinte raki tek kafja e teatrit me pseudoaktorin Budina qe ne teatrin e ri nuk besoj se do ngjitet me ne skene as ai as spurdhjaku Neritan Licaj sepse do ti perzere me shqelma publiku kryeqytetas.

    Reply
  • Poli says:
    December 31, 2022 at 1:25 pm

    Me nje kend lojrash mburret ne 8 vjet….o zot po ndonje kanalizim? Uje te pijshem? Transport? Cfare bere? Po pse o njeri keq ta beje Tiranen me 2 teatro por e prishe ….

    Reply
  • LEON says:
    December 31, 2022 at 1:39 pm

    Kete teatrin xhenuin s`ta mora vesh.Sta mora vesh o Veli se ti je pa shkolle,Une e kam nje Diplome te para 90,Edhe ne Ate gjuhe ku perdoret fjala genuin,une nuk kam degjuar t`i referohen teatrit me shprehjen Teater genuin. Ku e ke ti tagrin te behesh kryetar komisjoni vleresimesh per Aktore,qe kane nga 60 vjet e nga 30 vjet ne skene dhe ne ekran.Edhe aktori edvin rama qe i ka merak breket sa nje Veliere te aktoreve veterane, nuk ka nxjerre listen e notave per profesionalizmin e tyre.

    Reply
  • Aldrin says:
    December 31, 2022 at 3:47 pm

    Ketij kurves nuk ja dha publiku voten te gjykoje Klasen e Aktoreve, Teatrin dhe historine e Artit Shqiptar qe u formua ne skenen e Famshme te TEatrit Kombetar. Teatrit Kombetar qe keta kellira e prishen ne menyre kriminale, dhe paturpesisht marrin targat, sic e tha komentuesi Leon, te vleresojne Aktoret qe kane bere histori ne skenen e Teatrit
    Nje krimb i tille nuk ka te drejte te gjykoje as Ndreniken e as Budinen. Eshte shume larg konceptimit te Artit dhe Artisteve. Te pakten te bytha e gomarit mund te gjykoje per fiqte, po per Teatrin dhe Aktoret, jo

    Reply
  • Deti says:
    December 31, 2022 at 11:42 pm

    HARRO MUSHKE VALARENE
    SE ALI PASHANE E PRENE……

    Reply
  • Andis says:
    January 1, 2023 at 2:49 am

    Nuk ka njeri qe te mund ty me zgjedhje ore Erion Veliaj. Eshte vetem nje burre qe mund ta beje ate dhe ai eshte Bamir Topi .

    Reply
  • Zgjohuni, eshte koha te shkulet me rrenje korrupsioni ! says:
    January 1, 2023 at 11:10 am

    Kush t’dha voten ty mor edepsez, kush? Kur ju dhe te vetem “trim” ne ato palo zgjedhje allakomuniste, ju nuk moret as 15 perqind te asaj farse perzgjedhjeshe, bile as nderhyrja me grabitje e tjetersim, apo blerje votash s’hua mundesoj te kaloni 15 perqindeshin. Kot s’thuhet, cfar ke bere ne dete me kripen do t’a gelltisesh. Sic po duket koha me vehte do t’marresh dhe shum pushtetar te superkorruptuar nga te kater pushtetet.

    Reply
  • Kemi edhe ne arkitekte brilante, nga vendi dhe Diaspora says:
    January 2, 2023 at 10:52 am

    Teatri i Shkupit u projektua ne stilin neoklasick nga nje atkitekt maqedonas, Jovan Stefanovski.
    Ky teater priti gjate te ndertohej, aty ku më pare kishte qene teatri i vjeter, i shembur nga termeti i vitit 1963.
    Teatri i ri perfundoi se ndertuari ne vitin 2013 dhe sic mund te shihet ne link, eshte mjaft i bukur.
    https://balkaninsight.com/2013/06/04/in-pictures-macedonia-s-new-theatre-opens/

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën
  • Fatos Tarifa: Protesta? Festë e demokracisë! Ministra dhe deputetë, vini në punë mendjen tuaj

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Vlora 97 on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. demo on LETËR E HAPUR
  5. Patrioti i Ballshit ne rruget e botes on LETËR E HAPUR

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?