Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: “Studimi për trajtimin e mbetjeve në kryeqytet u bë nga Basha dhe IFC; Bashkia nuk ka marrë asnjë iniciativë të tillë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Veliaj: “Studimi për trajtimin e mbetjeve në kryeqytet u bë nga Basha dhe IFC; Bashkia nuk ka marrë asnjë iniciativë të tillë”
Kronike

Veliaj: “Studimi për trajtimin e mbetjeve në kryeqytet u bë nga Basha dhe IFC; Bashkia nuk ka marrë asnjë iniciativë të tillë”

Published: December 14, 2023
Shpërndaje

Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi sot se nisma për landfillin e Sharrës nuk ka qenë iniciativë e Bashkisë së Tiranës e drejtuar prej tij. Duke folur në “Real Story” me Sokol Ballën, ku sqaroi me detaje të gjithë procedurën, Veliaj hodhi poshtë akuzat e opozitës duke theksuar se studimi i IFC është kërkuar nga administrata e Lulzim Bashës në bashki në vitin 2015.

“Me sa kam unë memorie historike dhe dokumentacion në bashki, në viin 2012 z. Olldashi i kërkoi zotit Basha që të bashkëpunojë në lidhje me nevojën për zgjerim dhe nevojën për qeliza të reja tek landfilli i Tiranës. Në atë kohë, sigurisht, çdo kryetar bashkie i përgjigjet pozitivisht qeverisë kur kërkon ta ndihmojë dhe zoti Basha, znj. Tabaku, të gjithë, i janë përgjigjur pozitivisht asaj kërkese. Çështja është se ai investim, që u bë në 2012, nuk mjaftoi. Më pas, ish-kryetari i Bashkisë, z. Basha, me të drejtë, i asistuar nga Banka Botërore, bën një studim me konsulentë të huaj të IFC-së, të cilët shikojnë nevojat për trajtimin e mbetjeve të Tiranës. Tirana atëherë, sigurisht ishte më e vogël – në mos gaboj prodhonte 400-500 ton mbetje në ditë, kurse sot jemi te 700-800 ton/ditë mbetje, kurse për festa kalojmë në 1000 ton/ditë. Në atë kohë, kolegët e IFC, Bankës Botërore, pasi ndërrohet administrata, vijnë te unë dhe thonë se ka ngelur edhe fundi i konsulencës sepse studimi i fizibilitetit ishte bërë si bashkëfinancim mes Bashkisë së Tiranës dhe Bankës Botërore e IFC-së, dhe e marr të gatshëm raportin. Raporti i bërë nga ajo administratë ka arritur në përfundimin për 37euro/ton. Duke qenë se ishte kryer e gjithë puna para se të vija unë në bashki, i lindi detyrimi kryetarit të bashkisë që t’ia paraqiste qeverisë se çfarë kishte bërë administrata më përpara. Ky është ai raporti i 2015-ës. Në 2015 qeveria thotë se me çmim 37euro/ton është shumë. Me të drejtë, dhe e refuzon. Pra, Bashkia e Tiranës nuk ka iniciuar kurrë më iniciativa të tilla, pasi mbaroi edhe detyrimet financiare të konsulencës me IFC-në dhe Bankën Botërore”, u shpreh Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E RËNDË: Video intime ku shfaqen persona të njohur në Tiranë po shpërndahen masivisht në WhatsApp
  • Kostoja e përuljes dhe korrupsionit
  • Rusët rindërtojnë fshehurazi bunkerin e “Dorës së Vdekur”: Çfarë është baza për sulme bërthamore
  • Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e deputetëve të PD për Avokatin e Popullit
  • Ndeshja San Marino – Shqipëri, njoftim i rëndësishëm për tifozët shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Detari on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  2. Detari on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  3. Dudumi on SPAK refuzon kërkesën për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
  4. Patriot on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  5. 1thundrak on Nuk ishte objekt hetimesh, ja si doli Vlora Hyseni në përgjimet e SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?