Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj te Njësia 5: “Ata që sot janë kundër të ardhurve dhe zhvillimit të qytetit, dje lejuan ndërtimet pa leje dhe zaptuan çdo hapësirë publike”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj te Njësia 5: “Ata që sot janë kundër të ardhurve dhe zhvillimit të qytetit, dje lejuan ndërtimet pa leje dhe zaptuan çdo hapësirë publike”
Politike

Veliaj te Njësia 5: “Ata që sot janë kundër të ardhurve dhe zhvillimit të qytetit, dje lejuan ndërtimet pa leje dhe zaptuan çdo hapësirë publike”

Published: December 13, 2022
Shpërndaje

Nga Njësia 5, ku zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e zonës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ata që sot janë kundër të ardhurve në Tiranë, kundër zhvillimit të qytetit dhe kundër ndërtimeve, janë po ata që lejuan zaptimin e hapësirave publike dhe ndërtimet pa leje kudo.

“Tani që ka afruar fushata, fillojnë këto muhabetet ‘kush është i ardhur, kush është vendali’. Janë muhabete pa lidhje në një qytet ku 90% e njerëzve kanë ardhur nga diku tjetër. Dhe këta që i mëshojnë kësaj, janë po ata që në vitet ’90, kur drejtonin Tiranën, lejuan në mënyrë fyese ndërtime pa kriter kudo. Hapësirat që ziheshin nuk ishin hapësirat ku dikush i kishte dalë zot, ziheshin hapësirat e përbashkëta. Pra, një sheshpushim brenda pallatit, një hapësirë e Bashkisë apo një hapësirë publike”, kujtoi Veliaj.

“Kur erdhëm në administratën e Bashkisë së Tiranës, ishte e gjitha e pushtuar me kioska, nga këta që thonë: ‘betoni, betoni, betoni’. Është tjetër gjë të ndërtohet hotel “Marriott” – dhe unë jam shumë krenar për atë lloj betony sepse s’mund të jemi Kryeqyteti i Rinisë dhe Qyteti i Sportit, pa pasur hotele me 5 yje, siç na u desh për Samitin e BE-së. Pra, ne duam të jemi edhe më të mirët, por mos të kemi fare infrastrukturë! Njerëzit nuk flenë nëpër lulishte! Në qoftë se duam turistë, na duhen këto hotele dhe hapësira që akomodojnë qindra e mijëra turistë. Por, ajo që më vjen keq është se s’ka pikë reflektimi nga këta që kanë administruar bashkinë në ato vite dhe shkollat i zaptuan ose me kioska, ose i bënë gati për pallate”, nënvizoi Veliaj.

- Publicitet -

Ai tha se prona në Tiranë është rritur deri në tre herë më shumë. “Është e pashmangshme që do ketë pallate edhe për ata që marrin kredi të butë, do ketë pallate edhe për të pasurit, edhe për të huajt që duan të jetojnë në Tiranë. Dikush reklamonte se në zonën e hyrjes së Liqenit, nga Filologjiku, shitej apartament në pallat me 3 mijë euro m2. Nga njëra anë, ky është lajm i mirë sepse prona është rritur për të gjithë, si për të majtët, si për të djathtët – është rritur rreth 2.5-3 herë më shumë në Tiranë, se të gjithë janë pasuruar, edhe ata që i shajnë ndërtimet – por, pyetja është: A e kemi luksin që, pas orës 13:00, shkolla “Petro Nini” ose “Samiu” ta mbyllin palestrën, në një vend ku prona vlen kaq shumë? Ajo që kemi bërë është që çdo palestër e kemi lidhur me një shoqatë volejbolli ose basketbolli, ku stërbiten fëmijët pas mësimit”, theksoi Veliaj.

Ai apeloi edhe për çdo kundërshtar që të reflektojë dhe të mos bllokojë qytetin për inate politike.

“Përveçse u uroj sukses të gjithë atyre që do të kandidojnë për Bashkinë e Tiranës, u kërkoj të edhe të reflektojnë, se për inat të parties ose për inat të tjetrit, nuk duhet t’i bllokojmë punët e qytetit. Fatkeqësisht kjo ka ndodhur, janë bllokuar shumë punë vetëm për çështje politike. Kujtoj, për shembull, se sa është vonuar sheshi “Skënderbej”, sa është vonuar Pazari i Ri, sa është vonuar Kalaja, sa u vonuam te Astiri. Dikush mund të thote, ç’rëndësi ka, sepse rëndësi ka që u bë. Dakord, por humbëm tre vjet kohë. Në qoftë se një njeri jeton 100 vjet, 3 vjet janë 3% e jetës, por 3% këtu, 2% atje, 5% atje, po të ikën jeta vetëm duke penguar njëri-tjetrin. Ndaj, unë besoj se pavarësisht bindjeve që keni, ju duhet të keni një pakt mes jush, që si minimum të mos pengoni njëri-tjetrin kur dikush punon. Të mos i vini stërkëmbësha njëri-tjetrit kur dikush vrapon,” u tha Veliaj të rinjve të Njësisë 5.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 06 korrik 2026
  • Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”

Komentet e Fundit

  1. Dursakja on Arkivoli në protestë
  2. demo on Arkivoli në protestë
  3. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  4. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  5. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?