Nga Xhevdet Shehu
Botuar në DITA
Kemi disa javë që flasim e shkruajmë për një farsë të ulët, për uzurpimin e kreut të Organizatës Kombëtare të Veteranëve dhe Pasardhësve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Shqipërisë. Kjo organizatë është shpallur “Nderi i Kombit” për vlerat që trashëgon nga e kaluara e ndritur e asaj lufte, për rolin që i takon të luajë për ruajtjen dhe trashëgimin e këtyre vlerave të patjetërsueshme. Në DITA është demaskuar përpjekja e një klani marifetçinjsh për kapjen e kësaj organizate, ku protagonist është Veli Myftari, një ish-i dënuar në tre shkallë gjyqësori për korrupsion.
Pjesa e fundit e kësaj maskarade u luajt më 10 prill 2023 në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar. Takimi ishte për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komitetit Kombëtar të kësaj organizate. Para se të tregojmë se si përfundoi kjo mbledhje, le të shikojmë se erdhën punët deri në këtë pikë, sipas nënkryetarëve të Organizatës, Dr. Elidiana Canajt, Vjollca Trebicka Konda dhe Murat Dardha, të cilët kanë kundërshtuar në vijimësi arbitraritetin dhe shkeljet e Myftarit dhe klanit të tij.
***
Mënyrat e Veliut të kujtojnë tëpkë Saliun. Myftari ka konsumuar shkelje të njëpasnjëshme ligjore, statutore duke u vetëdeklaruar në krye të Organizatës si “amanet” i të ndjerit kryetar. E shpalli “amanetin” në të 40-at e ndarjes së tij nga jeta!
Ky është një nga absurditetet më të mëdha që kemi dëgjuar, pasi Organizata e Veteranëve dhe Pasardhësve, nuk është pronë private dhe nuk mund të trashëgohet me testamente apo amanete.
Myftari thirri Kryesinë e Komitetit Kombëtar pa marrë në konsideratë mendimin kolegjial të drejtuesve kryesorë të zgjedhur. Kështu nënkryetarët u detyruan të bashkëdrejtojnë, të raportojnë për detyrat, përgjegjësit, problemet, programet e punës si edhe të përcjellin sugjerimet e propozimet e tyre për vendimmarrje ne mbledhjen e kryesisë. Myftari nuk u prononcua për mbylljen e mbledhjes dhe për vendimet. Nënkryetarët insistuan të konfirmohen vendimet e mara me shkrim dhe të respektohet ndjekja e zbatimit të vendimeve. Ende nuk e dimë arsyen pse nuk prononcohet për këto vendime dhe vendos veton për gjithçka, zoti Veli.
Pra nuk pranon që kryesia e datës 03.02.2023 ka marrë vendime të rëndësishme për të menaxhuar situatën e krijuar. Nuk pranoi të botojë vendimet në gazetë dhe as u morën masa për ndjekjen e zbatimit të tyre. Gjithsesi u ngrit komisioni i kontrollit të brendshëm financiar! U ngrit komisioni i administrimit të kërkesave për kandidatët për kryetar të Komitetit Kombëtar.
U ngrit, por zoti Veli as këtë komision të përbërë nga profesorë të nderuar, si Fatos Tarifa, Ksenofon Krisafi, Pëllumb Xhufi, Spartak Braho e të tjerë, te zgjedhur edhe në organet drejtuese e vendimmarrëse të organizatës, nuk e njeh! Thirri në emër të tij kryetarët e komiteteve të organizatave në bashki. Mbledhja nuk ia arriti qëllimit.
Tre nënkryetarët me vendim kolegjial thirrën mbledhjen e të gjithë anëtarëve të kryesisë ku u ftua edhe komisioni i administrimit të dokumenteve të kandidatëve për kryetar të Komitetit Kombëtar. Veliu nuk pranoi të merrte pjesë. Thirri në mbledhje edhe ai kryesinë (pjesën e mbetur nga mbledhja e ligjshme). Këtu, propozoi profesor Hulusi Hakon si kandidat, meqenëse nuk e arriti kapjen personale të këtij posti.
Me këto veprime arbitrare, sa i besueshëm mund të jetë ky person për organizatën?! Edhe pse aty u propozuan dy kandidatura për t’ia përcjellë Komitetit Kombëtar për votim e vendimmarrje, por njëherësh boton ne gazetë “letrën e hapur” të nënshkruar (!) nga 7 kryetarë komitetesh në bashki, ku i kërkon dorëheqjen Profesor. As. Dr. Bernard Zotajt (?!)
Myftari na qenka “i ligjshëm”, ndërsa drejtuesit e tjerë të zgjedhur (nënkryetarët) janë “konsultativë”, sipas tij! Çuditë nuk kanë të sosur!
Menjëherë pas mbledhjes së datës 03.02.2023, botoi vendimin e gjykatës së Tiranës për reflektimin e ndryshimeve në Statut. Sipas këtij vendimi: çuditërisht është miratuar z. Veli si sekretar i Përgjithshëm në vend të sh. Servet Agalliu dhe nuk ka as kryetar komiteti e as nënkryetarë, as kryesi, as komitet! Edhe pse ndryshimet janë miratuar me 20.11.2021, ndërsa z. Veli është konfirmuar në detyrë shumë më vonë. Gjithsesi i ndjeri Odhise Porodini ishte në detyrë! Me këtë vendim gjykate z. Veli është “i ligjshëm”, ndërsa drejtuesit e tjerë janë konsultative, jo vendimmarrës.
Shkurt, Myftari nuk i njeh strukturat vendimmarrëse në organizatë! Nuk njeh e nuk respekton dokumentet e Organizatës! Ka edhe shkelje të tjera! Nuk është korrekt emërtimi i organizatës! Organizata quhet “e Veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare”. Këtu mungon cilësimi “dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”. Mungon termi Antifashist. Dmth nuk përmendet vazhdimësia e anëtarësisë së organizatës. Nuk përmendet karakteri antifashist i luftës së Popullit Shqiptar. Nuk përmendet titulli “Nderi i Kombit” akorduar me dekret presidencial.
Pse kanë ndodhur këto shkelje e pasaktësi? Janë lapsuse? Veliu nuk kthen përgjigje! Madje nuk ndërmerr asnjë hap për të atakuar vendimin! Përgjigja e tij, me nje qetësi te shtirur dhe jo pa ironi: “i ka statuti ndryshimet, nuk ka nevojë t’i ketë vendimi i gjykatës!”
Më tej: Veli Saliu nuk pranon të bisedojmë! Si uzurpues ai “drejton” në mënyrë autarkike e jo demokratike! Nuk njeh organet e zgjedhura, por shtabin me miq e të besuar personalë si edhe administratën. A do të vazhdojë edhe më tej ky turp në krye të organizatës sonë?
***
Sikurse thamë në hyrje, kulmi i kësaj maskarade u shënua në mbledhjen e 10 prillit. Unë isha pjesëmarrës në atë mbledhje që zgjati disa orë, si gazetar, por edhe si anëtar i këtij Komiteti Kombëtar. Aty pashë lojën mjerane që po luhet. Nga fillimi deri në fund më ngjau vetja si pjesëmarrës në mitingjet e Saliut. Me të bërtitura, me urdhra, me falsifikime dhe me demagogji të paskrupullt. Veli Saliu bënte ligjin dhe nuk pyeste kurrëkënd për zhvillimin normal të mbledhjes dhe për unifikimin e organizatës. Jo. Ai donte që me çdo kusht të zgjidhej në krye të organizatës Hulusiu, 95 vjeçar, pavarësisht se përballë tij ishte edhe një kandidaturë tjetër dinjitoze Prof. Bernard Zotaj.
Po bëj një portretizim të të dy kandidaturave.
Hulusi Hako u deklarua si veteran, si ish-debatikas në Delvinë. Debatiku ka vepruar si organizatë pionierësh vetëm në Tiranë dhe askund tjetër. Hulusiu nuk ka qenë debatikas dhe as partizan asnjë ditë të vetme. Ky veteran i orëve të fundit, gjatë gjithë jetës nuk ka bërë qoftë edhe një shkrim të vetëm në mbrojtje të Luftës Antifashiste dhe të Dëshmorëve të saj! Nuk ka asnjë meritë në e Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it përgjatë viteve dhe nuk është parë askund në ndonjë veprimtari publike të saj. Si pedagog ka dhënë lëndën e Ateizmit, e ka me qejf të shajë Papën e Romës, edhe sot njëlloj si në vitin 1967! Si për ironi, aventura e tij me Organizatën u krye në ditën e pashkëve katolike!
Kandidati tjetër, Bernard Zotaj, 25 vjet më i ri, është një ish-ushtarak dhe historian, pasardhës veterani dhe familje dëshmorësh. Ka botuar dhjetëra libra dhe qindra artikuj në mbrojtje të Luftës Antifashiste dhe dëshmorëve të saj. Sidomos vitet e fundit, kur falangat neoballiste dhe neofashiste janë vërsulur me tërbim kundër Luftës sonë dhe dëshmorëve të saj, ai ka qenë në ballë të kësaj krahas emrave të tjerë.
Arsyeja pse u propozua Bernardi si kandidat për kryetar të organizatës është tejet bindës: Pas rreth 80 vjetësh nuk kemi një luftë të nxehtë me armë në dorë kundër ballistëve dhe bashkëpunëtorëve të pushtuesve fashistë, por një “luftë të ftohtë” që vazhdon prej më shumë se 30 vjetësh. Janë rrëmbyer “armët” e propagandës për të njollosur Luftën Antifashiste dhe dëshmorët e saj. Mbrojtjen dhe moscenimin e vlerave të Luftës dhe të dëshmorëve e kanë marrë në dorë bijtë dhe bijat e ish-partizanëve dhe të dëshmorëve, dhe Bernard Zotaj është dalluar në këtë betejë. Prandaj dhe u propozua si kandidat për kryetar. Pasi kjo betejë mund të vazhdojë gjatë dhe vlerat e Antifashizmit do të duhet të jetojnë gjatë dhe të jenë model edhe për brezat që vijnë.
Le të kthehemi tek mbledhja e datës 10 prill. Në një rrëmujë totale Veliu vetë fliste dhe vetë vendoste, si ajo shprehja që qarkullonte në kohën Zogut: Lal Kros o Lal Kros, vetë shkruan vetë vulos! Në një moment tërthorazi quajti destruktiv rolin e gazetës DITA që ka botuar opinionet e disa akademikëve, profesorëve dhe figurave publike mbi këto zhvillime të javëve të fundit në Organizatën e LANÇ-it, duke dashur të fshehë rolin e tij thellësisht përçarës në organizatë. Ia thashë në sy dhe po ia përsëris: Ky çapaçul nuk barabitet dot me Ditën në mbrojtje të vlerave të LANÇ-it dhe të dëshmorëve.
Nga 94 anëtarë të Komitetit me të drejtë vote, mbi dy të tretat ishin kundër Veliut dhe për pasojë kundër kandidaturës së Hulusiut. Por Veliu këmbëngulte që votimi të bëhej i hapur dhe jo i mbyllur për dy kandidaturat. Për të realizuar këtë synim, këtë farsë, i erdhi në ndihmë avokatia e Idajet Beqirit. Me ca arsyetime amorfe avokati “legjitimoi” votimin e hapur si “më demokratik”. Kështu ka bërë gjithnjë edhe Saliu kur uzurpon bazuar te frika dhe shantazhet. Votimi u bë i hapur dhe të përzgjedhurit e Veliut numëronin duart përpjetë të votuesve. Disa të thirrur nga Veliu ngrinin të dy duart (sikurse shihet dhe në foton që shoqëron këtë shënim).
Si përfundim, e shpallën veten shumicë. Por… duke harruar se i kanë bërë një dëm të pallogaritshëm organizatës. E gjithë kjo do t’u kthehet në bumerang dhe do tregohen me gisht si sabotatorë të një kauze të madhe.
Pastaj festuan “triumfin”. Ata që votuan për kryetarin e ri 95 vjeçar, u gostitën në një koktejl ku kishte me shumicë sallam dhe salçiçe. U ngopën. Doemos, ishin gratis! Për zhvillimet e mëpastajme pritet të shkruajë më hollësisht B.Koçi në gazetën Kushtrim Brezash, sipas urdhrave të Veli Hulusiut.
Një shënim i shkurtër:
Pas mbledhjes së 10 prillit dhe pasi kisha mbaruar këtë shkrim, mora disa mesazhe nga historianë dhe pasardhës veteranësh. Ata më njoftuan se kanë ndërmarrë nismën për krijimin e një Organizate të re dhe bashkëkohore, emërtimi i së cilës do të jetë pak a shumë i tillë: “Organizata për Mbrojtjen e Vlerave të Antifashizmit në Shqipëri”.
——
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shume mire.
Krijoni nje organizate tjeter. Emertimi i saj eshte shume i gjetur dhe domethenes.
Distancohuni nga ai hajduti dhe manipulatori myftari dhe zagaret qe i shkojne pas.
LANC – KRIMINAL JUGOSLLAV I ENVERIT U KRIJUA ME NGA BEOGRADI ME URDHER NGA MOSKA PER TE FUTUR SHQYPNINE NE NJE LUFTE CIVILE VELLAVRASESE PER PUSHTET
prandaj:
Gazetari i Nexhmijes, Xhevdet Shehu te mbylli sqypin e fanatikut komunist, sepse LANC – i solli me vete Murtajen e Kuqe Bolshevike qe e mbajti te “PUSHTUAR” Shqypnine ne regjimi me i eger stalinist ne Bote per afro 50 vjet me radhe dhe qe falimentoje ekonomine me tollona dhe bunkere dhe po t’i besojme fjaleve te Edi Rames:
E KISHTE BERE SHQYPNINE SI KOREA E VERIUT
Jam dëshmitar i asaj maskarade të dirigjuar nga banda e Veli Myftarit.
Nuk duhet lejuar legjitimimi i asaj farse të turpshme duke deklaruar mosnjohjen e “ votim numurimit alla Veli”!
Bandës Veli Myftarit i përgjigjem me vjershën na ndrit YLLI I PARTISË ,kushtuar -BIGADËS SË PARË !
Njëzet e ca ditë luftë në Tiranë ,
të keqen e emrit ,moj Brigad’e parë !
Lëfton Italinë bashkë me Ghermaninë.
Ti futesh në top ,futesh në murtajë,
çkatrrove Ballë me gjithë tradhtarë.
Po ikën Ball,ikën duke qarë;
-Burrani ,o shokë,vjen Brigad’e parë,
se ajo na vret e na zë të gjallë .
Të këtillë djema ,neve s’kemi parë ,
të gjithë të zgjuar, gjithë vullnetar !
-Neve Mehmet Shehunë kemi komandant ,
të keqen e emrit, moj Brigad’ e parë,
kudo që po shkon ,ti çliron vatanë.
Enver Hoxha hane -hane ,
zure luftën me krale,(mbretri)
nëpër gërxhe nëpër male ,
pa buk e pa ujë fare,
ngrite flamurin e lirisë,
vendin tonë eçliroi,
nga prangat e robërisë/
Respekt Gazetarit talentuar Xhevdet Shehut si trazhgimtar e mbrojtës të vlerave të LANÇL më të madhen në histori si një visar është mbrojtja e vlerave të partizanve -antifashiste të L2B, luftë më të lavdishme historike të popullit tonë në histori ,ajo luftë është krenari dhe pasuri e larmishme në shkallën me të gjërë heroike supëriore ,dhe sot kjo organizatë prej floriri nuk është pronë e askujt ,ajo është vetëm pronë e gjithë popullit ,veçanrisht e heroive dhe dëshmorve të Atdheut ,nuk ka nevojë ti ndrrohet emri sepse ajo lindi e lulëzoi në kohrat heroike vepra më të lavdishme të popullit tonë.Në kohën e LANÇL dhe atë të ndërtimit socialistë sa 1000 vite rende borgjezo shtazarak kapitalistë .
Ne kohen qe po jetojme nuk mund te kete me gjalle asnje partizan pjesemares te luftes Na-Cl.
Im ate qe ka dale partizan ne moshen 17-vjecare ka ndruar jete nje vit me pare ,97 vjeç..!
Keshtu qe Organizata e Veteraneve duhet te nderroje emrin me votim ne emertimin e varianteve te ndryshme gjithnje ne dobi te mbajtjes gjalle te frymes dhe idealit antifashist te luftetareve te Ushtrise Na-Çl.
Djemte e Memetit nuk kujtojne as brigadn e pare,as burgun e Burrelit,,Kujtojne Luften e Spanjes,se kane 30 vjet qe jetojne me Pensionin e Memetit ne Barcelone.
Me parate e nje viti burg,nuk jeton dot as nje muaj ne Shqiperi.
Perveqse te pandershem ju jeni edhe hipokrite. Po si kujtoheni dhe ja permendni sot ju Veli Miftarit denimin ne tre shkallet e Gjykates? Ai ka vite qe eshte denuar e migjithese I denuar ka qene Sekretar I Pergjithem I shoqates. Si nje SHOQATE “Nderi I Kombit” ka pranuar te udhehiqet nga nje rrugaq ku ju edhe pergjeroheni per vurtute dhe pasteri. Kete pergjigje ma jep ti Shoku Xhevdet ose HESHT!!!!!!
INTELEKTUAL O INTELEKTUAL SI PER HERE DEL SHARLATAN . ME TE DREJTE JE BURGOSUR SE JE KATRAN I KATRANOSUR . JE PJELLE PJELLE BASTARDE SI NUK TE PAME NJE HERE TE FLASESH SI BURRE POR SI BUSHTER I PA PARE KURRE .GJITHE DITET QE TE HENEN. KINA TY TE SHKERDHEFTE NENEN NESE DO ME SHUME GATI KEMI KIM JON GUNE . JE BERE PER TE QARE HALLE SI BUSHTER E PERDALE KOMPLET NEVERI E GJALLE . EMIGRANTET SHQIPETARE
DESHMORET TASH SA MOT
I SHANE I MOHUAN
GJAKU TYRE SHKOJ KOT
PASARDHESIT NUK DIJNE CFARE DUAN
NE VEND QE TE GJEMOJNE
NDER SHESHE E KUDO
TU RIKTHEHET LAVDIA
SDO KISH LIRI PA TO
TE VENE KOMANDANTIN
NE PIEDESTAL TE NDERIT
TI DALIN ZOT VATANIT
TA SHPETOJNE PREJ FERRIT
KU E KA FUTUR LLUMI
HORRAT EDHE QORRAT
ZIHEN Si GRATE E LIGA
AVOKATET PROFESORAT
E QUAJNE VETEN
AJKE E VATANIT
NDERKOHE QE JANE
KELYSHET E SHEJTANIT
BOLL ME HERONJTE
JU PJELLE STERILE
DONI TE RRONI
SERISH ME HILE
ATA QE RANE
DESHEN LIRI
QIQRA NE HELL
KERKONI JU TANÌ
PO PERSERITET HISTORIA
KETA JANE TEPKE KOPJE E BALLIT
KUR BUZE GREMINES ESHTE VATANI
VRAPOJNE TI HEQIN PATKONJTE KALIT
VATANI, sa paguehesh per keto vjershat e tua ?
Ti VATANI e di shume mire qe Ilir Hoxha edhe Sokol Hoxha i kane vene ne politike Ramen, Berishen dhe Meten. Prandaj pse i shkruan ti keto vjersha pa vlere? Ti VATANI edhe demo jeni njelloje. Balliste dhe Komuniste ju jeni armiq te Shqiperise.
Kuptojeni kete edhe clirohuni nga debati i debilave :
Ballistet dhe Komunistet jane armiq te Shqiperise.
VATANI, shiko ketu se ca bejne Komunistet e tu si Edi Manushi te Top Channelit:
Sa turp !
Top Channeli eshte televizion tradhetar se ka bere te gjithe emisionin me kenge greke. Ne Greqi kurre nuk jepen kenge Shqiptare ne televizionet greke.
Shikoni keto 5 video :
top-channel.tv/video/arvi-mene-elektrizon-te-ftuarit-me-potpuri-kengesh-greke-e-diell-16-04-2023/
top-channel.tv/video/mikki-cmend-publikun-ne-studio-me-hitet-me-te-njohura-greke-e-diell-16-04-2023/
top-channel.tv/video/arvi-mene-ngre-ne-kembe-publikun-me-kolazh-kengesh-greke-e-diell-16-04-2023/
top-channel.tv/video/mikki-hap-programin-me-kengen-e-famshme-greke-e-diell-16-04-2023/
top-channel.tv/video/cfare-vokali-denisa-gjezo-surprizon-live-ne-studio-me-kengen-e-anna-vissit-e-diell-16-04-2023/