Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vëllavrasja në Tiranë, ishin në gjyq për 150 mijë euro. Arsen Muskurti nuk pendohet për krimin e dyfishtë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vëllavrasja në Tiranë, ishin në gjyq për 150 mijë euro. Arsen Muskurti nuk pendohet për krimin e dyfishtë
KronikeKryesoreUncategorized

Vëllavrasja në Tiranë, ishin në gjyq për 150 mijë euro. Arsen Muskurti nuk pendohet për krimin e dyfishtë

Published: August 31, 2022
Shpërndaje

Pa shprehur pendesë se vrau vëllain dhe kunatën, Arsen Muskurti pranoi autorësinë e krimit të dyfishtë. Teksa u mor në pyetje nga grupi hetimor, 38-vjeçari deklaroi se konfliktet e tyre kanë qenë të hershme dhe të shpeshta.

Pikënisja ishin debatet për shkak të pronësisë së agjencisë së udhëtimit, e cila drejtohej nga dy viktimat Dritan Muskurti, i njohur edhe me emrin Alban, 44 vjeç dhe bashkëshortja e tij Nora, 33 vjeçe.

Më tej, ai i sqaroi hetuesve se konfliktet vijuan për çështje nderi. Arsen Muskurti akuzonte vëllain, Dritanin se bashkë me të shoqen kishin hapur adresa false në emër të tij dhe e ofendonin në rrjete sociale. Pikërisht për këtë gjë, 38-vjeçari disa herë kishte bërë kallëzim në polici.

- Publicitet -

Dy ditë më parë, mes tyre ishte shënuar një tjetër konflikt i ashpër për parkimin e makinës. 38-vjeçari tashmë do të hetohet për dy vepra penale, “Vrasja në rrethana cilësuese” kundër dy ose më shumë personave dhe armëmbajtje pa leje.

Pasi vrau vëllain dhe kunatën, 38-vjeçari Arsen Muskurti armën e krimit e fshehu në kasafortën e këtij dyqani, i ndodhur vetëm 10 metra larg agjencisë së udhëtimeve në oronësi të dy viktimave. Arma tip pistoletë u sekuestrua nga policia, pasi bashkëshortja e autorit i tregoi kodin e kasafortës grupit hetimor.

Pak orë para se kryente vrasjen, Arsen Muskurti kishte marrë nga Gjykata e Tiranës fletëthirrje për të dëshmuar. Kjo pasi ka pasur një kallëzim nga i vëllai të cilin e vrau. Dritan Muskurti kishte kërkuar urdhër mbrojtje ndaj Arsen Muskurtit, dhe kjo kërkesë do të shqyrtohej pas një jave.

Edhe vitin e kaluar, Dritani kishte kërkuar urdhër mbrojtje që i ishte refuzuar, ndërsa banorë të zonës kishin njoftuar disa herë policinë për 38-vjeçarin për shkak të debateve që kishin me të.

Në sajë të hetimeve të kryera, mësohet se Arsen Muskurti i kishte të vëllait borxh një shumë prej 150 mijë eurosh. Për këtë gjë, viktima kishte hapur proces gjyqësor. Arsen Muskurti kishte kërcënuar edhe avokaten e të vëllait për shumën e parave që i kërkohej. Si besimtar mysliman, 38-vjeçari mësohet se kishte 3 gra.

Dritan Muskurti u qëllua me një plumb në fytyrë ndërsa bashkëshortja e tij Nora kishte marrë 4 plumba në gjoks. Armën e krimit, Arsen Muskurti nuk pranoi ta tregonte në polici se ku e kishte siguruar.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Asap says:
    August 31, 2022 at 4:46 pm

    Këto janë raste që mund të mënjanohen me një mbështetje të thjeshtë institucjonale, duke u dhënë mundësi njerëzve të sqarohen me qetësi!

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    August 31, 2022 at 9:28 pm

    Duket ky qe nje surrat i poshter ka qene. Nuk cohet vellai ne gjyq per leke or kafshe se njerez nuk keni qene. Vet ia dha leket ky se nuk eshte se ai ja mori. Mire ua beri qe i vrau se ky do kete qene i nxitur nga gruaja per t’i futur ne sherr keta se kot nuk ia shkrepi 4 plumba kesaj ai. Cfare turpi te cosh vellain ne gjyq per leke! Kush kap armen nuk e kap kot jo.

    Injoranca keto ka. Keta nuk dine as kush e komandon parane edhe as si kane per te humbur te gjithe njerezit parate e tyre shume shpejt me shkaterrimin e sistemit financiar boteror qe po vjen.

    Reply
  • Çfarë mban kjo tokë! says:
    August 31, 2022 at 9:53 pm

    O Dita, përse ja botoni këtij psikopati “www.men…”.! Ligjërisht ky duhet të arestohet, sepse të njëjtën gjë do të bëjë edhe ai, po ti jepet rasti. Të gjithë kriminelët, para se të bëjnë krime, shkruajnë në internet.

    Reply
  • mali says:
    August 31, 2022 at 10:07 pm

    PRONAT! I pari qe duhet varur ne litar eshte Sali Berisha qe shkateroi dokumentcionin e pronave qe turku,zogu dhe bota i ruan me fanatizem pronen dhe pronarin.E kam thene dhe heret e tjera qe Enver Hoxha ishte si ishte por Regjistrat e pronave te kohes se Zogut dhe te turqise nuk i preku.Ai e dinte qe nje dite pronari kerkon pronen.Ramiz Alia eshte personi me negativ agjent jugosllav dhe krahasohet me Berian e Stalinit.Grermoni dhe zbuloni.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?